Mariq: Kurti tregoi fytyrën e tij të vërtetë, kërcënimet e tij nuk janë fjalë boshe

Ljubomir Marić
Burim: Kosovo Online

Deputeti i Kosovës në Kuvendin e Sërbisë Ljubomir Mariq ka thënë për Kosovo onlajn se Albin Kurti dje edhe një herë tjetër ka shfaqur fytyrën e tij të vërtetë dhe synimet e tij, duke theksuar se në fund ai “do t’a vuajë dhe paguajë” pasi siç tha "diktatori çizmet e të cilit kanë gjak sërb”.

“Ai shkoi në Bruksel dhe kësaj here qartë dhe direkt refuzoi propozimin e BE për normalizimin e marrëdhënieve dhe de-eskalimin e situatës, çka duhej të krijonte parakushtet për normalizimin e jetës për popullin sërb në Kosovë e Metohi, në katër komuna në veri. Ai në këtë mënyrë praktikisht e hodhi poshtë dialogun dhe do të doja të thoja i dha shuplakë bashkësisë ndërkombëtare”, beson Mariq.

Ky i fundit tha se “as kjo nuk ishte e mjaftueshme”, por menjëherë pas takimit para godinës përcolli kërcënim të drejtpërdrejt Listës Sërbe dhe popullit sërb se “do të vuajnë dhe do të paguajnë”.

“Kjo do të thotë se ai synon të vazhdojë pikërisht atë që ka bërë atë çfarë ka bërë deri më sot dhe kjo është të shtypë popullin sërb dhe të drejtat e tij e të derdhë gjak sërb. Mori përgjigje të shpejtë nga nënkryetari i Listës Sërbe Millan Radojiçiq të cilit i tha qartë se askush nuk zgjati ndër shekuj dhe askush pushtues nuk mundi të nënshtronte popullin sërb i cili është unik dhe i tillë do të mbetet. Dhe ne të gjithë qëndrojmë pas kësaj", tha Mariq.

Ky i fundit thotë se dje ka rezultuar se kërcënimet e Kurtit nuk ishin përralla boshe, sepse vetëm pak orë pas deklaratës së tij, policët rrahën dy të rinj sërbë në Graçanicë vetëm se përse kërkuan që dënimi të shkruhet në sërbisht që t’a kuptonin.

“Ata u rrahën brutalisht, u çuan në paraurgim dhe u tha se kishin sulmuar figurat zyrtare dhe kjo fill pas deklaratës së Albin Kurtit, ai tregoi në praktikë se si duken kërcënimet e tij. Mënyra e tij e de-eskalimit është presion i mëtejshëm ndaj sërbëve, pasi ai dëshiron Kosovën e Metohinë pa popullin sërb”, thekson bashkëbiseduesi ynë.

Mariq rikujton se sërbët ende "akuzohen dhe burgosen padrejtësisht në kazamate dhe se të torturuarit presin të shikojnë dritën e ditës".

“Vazhdojmë të kemi prezencën e forcave policore në veri me armët tytëgjata, ndjekjen këmba-këmbës dhe keqtrajtojnë popullin sërb. Duhet të krijohen parakushte për jetë normale, ndërsa Kurti dje bëri të kundërtën, shkoi në Bruksel, tha se nuk dëshiron dialog, se nuk dëshiron të formohet Bashkësia e Komunave Sërbe, e tha direkt dhe haptazi. BKS është kusht i të gjitha kushteve për çfarëdolloj normalizimi dhe çfarëdolloj rrugë përpara në bashkëpunimin dhe pajtimin e dy popujve” tha Mariq.

Ky i fundit kujtoi se Kurti tha se dëshiron njohje, jo normalizim të marrëdhënieve dhe bashkëjetesë me sërbët.

"Ai dëshiron të veçojë ata që janë të gatshëm të shesin besimin për darkë dhe t'i paraqesin si mishërim të popullit sërb, çka nuk është dhe nuk do të jetë e vërtetë. Populli sërb është unik dhe i vendosur për të duruar dhe mbijetuar, për të treguar se nuk do t'i dorezohet asnje pushtuesi as ndonje diktature, pra as Albin Kurti dhe koha do t’a tregoje ne fund, e drejta do të marre të vetën. Do të vuajë dhe paguajë ai që është diktator, kush është xhelat dhe urrejtes çizmet e të cilit janë me gjak sërbi” tha Mariq.

Duke folur për veprimet e mëtejshme të sërbëve dhe Listës Sërbe në Kosovë, Mariq theksoi se beson se dhe bashkësia ndërkombëtare e ka të qartë se kush nuk dëshiron normalizimin e de-eskalimit.  

"Komuniteti sërb duhet të jetë unik, të tregojë padrejtësinë, të apelojë tek bashkësia ndërkombëtare, të shpresojë tek e mira dhe ndryshimi. Ndoshta në një moment dhe populli shqiptar do t’a kuptojë se me Albin Kurtin asgjë e mirë nuk vjen. Ndoshta situata do të ndryshojë në këtë kontekst" ka thënë Mariq. 

Ky i fundit theksoi se sërbët shpresojnë se Bashkimi Europian mbi të gjitha pas zhvillimeve të djeshme të ndërmarrë ndonjë masë konkrete.  

"Kjo për të cilën po flasim prej muajsh, megjithatë duket se ishte e nevojshme pak më shumë kohë që faktori ndërkombëtar të kuptojë se tek Kurti nuk gjendet bashkëbisedues, ashtu sikurse ka në Beograd, e as në Bruksel. Ajo çka mundemi të presim janë masat e forta dhe eventualisht që Kurti t’i pranojë" beson Mariq. 

Megjithatë ai shton se përvoja e deritashme me Kurtin ka treguar se atij nuk i interesojnë masat dhe se ai ka vetëm një plan fillestar.  

"Beogradi dje erdhi me negociatorin kryesor presidentin Aleksandar Vuçiq me propozime konkrete për de-eskalimin e situatës dhe ne si palë kemi qenë të gatshëm për të pranuar planin e BE, por Kurti këtë nuk e kërkoi dhe kësaj here ishte hera e parë që u tha se Sërbia, Beogradi dhe Aleksandar Vuçiq nuk janë fajtorë, veçse Kurti. Ai nuk dëshiron paqe, de-eskalim, por dëshiron konflikt dhe nuk dëshiron të formojë BKS e cila rjedh prej marrëveshjeve të viteve 2013 dhe 2015. E ka bërë të qartë se atij nuk i intereson kjo veçse njohja" ka theksuar Mariq. 

Ky i fundit vlerëson se takimi i djeshëm ishte i pasuksesshëm por tregoi se Beogradi bën gjithçka, ashtu sikurse populli sërb në Kosovë që situata të mos eskalojë dhe të ruhet paqja. Mariq beson se rruga më e mirë drejt de-esklimit në veri të komunave është që kryekomunarët dhe këshilltarët të dorëhiqen për të krijuar hapësirë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja.  

"Bashkësia ndërkombëtare është ajo që duhet të tërhiqet nga veprime për ndërrimin e kryekomunarëve pasi rruga që ata parashikojnë përmes referendumit nuk është rrugë e drejtë pasi varet nga vendimi i atyre që nuk janë zgjedhës dhe e dyta kjo është rruga që nevojitet shumë kohë, ndërsa kohë nuk ka. Rruga e drejtë është që kryekomunarët dhe këshilltarët të dorëhiqen" përmbylli Mariq.