Mariq: Ndoshta do të ishte mashtrim plani Z4-ashtu sikurse sot nuk ka BKS, ndonëse BE është garant i marrëveshjes së Brukselit

Ljubomir Marić.jpg
Burim: Instagram

Deputeti i Kuvendit të Sërbisë, Ljubori Mariq tha sot se si anëtar i ekipit për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, deri në vitin 2013, besonte se sërbët në Krajina mund të kishin gabuar që nuk pranuan planin Z4 për të qëndruar dhe mbijetuar në Kroaci, por për të sot duket se mund të ketë qenë mashtrim, kur merret parasysh ajo që po ndodh me Bashkësinë e Komunave Sërbe.

“Keni Marrëveshjen e Brukselit, keni BKS garant i së cilës është BE dhe sot ne nuk e kemi” tha Mariq i ftuar në televizionin Informer.

“Sot kemi të tillë në K&M ndonëse nuk bëj paralele, pasi është e pakrahasueshme, sepse K&M është krahinë jugore sërbe, pjesë e Sërbisë, shtet i njohur ndërkombëtarisht” ka shtuar ai.

Mariq theksoi se faktori ndërkombëtar, siç luante atëherë, edhe sot luan rol në shkëputjen e Sërbisë së lirë, të pavarur dhe unizuar dhe presidenti Aleksandar Vuçiq si shtetar që udhëheq politikë të tillë dhe ka mbështetjen e një numri të madh të qytetarëve.

“Ata bëjnë të njëjtën, zbatojnë standarde të dyfishta. Nuk ka Bashkësi të Komunave Sërbe, kemi Listën Sërbe dhe përfaqësues të sërbëve në Kosovë që braktisën institucionet sepse përjetojnë terrorin dhe tortura... Millun Millenkoviq, i cili është rrahur në burg, mezi mbahet i gjallë. Kriminalizojnë çdo individ nga populli sërb që lufton për liri” tha Mariq.

Dhe sot na shqetëson ashtu sikurse ndodhi në Krajina në vitet ‘90, atë që populli sërb dëshiron vetëm lirinë, shtoi ai.

“Ashtu sikurse dhe sot kemi lista sekrete të sërbëve në Kosovë që pretendohet se janë kriminelë, ashtu sikurse dhe në Kroaci egzistojnë lista, disa prej të cilave janë të njohura dhe shumë prej të cilave nuk dihen” tha Marić.