Markoviq: Vendimi për mbledhje urgjente me vonesë
Politologu Igor Markoviq ka vlerësuar për Kosova Onlajn se vendimi i përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare për takimin urgjent në të cilin janë ftuar presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri shqiptar Albin Kurti, ka qenë i vonuar.
“Arrestimi i tre policëve kosovarë çoi tensione të konsiderueshme dhe besoj thellësisht se pas këtij incidenti, takimi mes Kurtit dhe Vuçiqit nuk do të jetë i mundur” tha Markoviq.
Duke komentuar kërkesën e NATO për të vërtetuar provat për të cilat janë arrestuar policët kosovarë, Markoviq thotë se “kërkesa është e arsyeshme” nëse merren parasysh rrethanat e tensionit të lartë.
"Përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare në disa raste veçmas dhe bashkërisht, kanë propozuar një sërë hapash që duhet të ndërmerren për të filluar procesin e de-eskalimit. Pra kthimi i sërbëve nëpër institucione, tërheqjen e policisë nga veriu dhe organizimin e zgjedhjeve. Nëse bashkësia ndërkombëtare beson se tensionet duhet të qetësohen, le të kthehemi në këto tri pika fillestare për t'u kthyer në normalitet” thotë Markoviq.
Ky i fundit shton se situata ende nuk ka dalë plotësisht jashtë kontrollit.
“Ende nuk ka përplasje mes qytetarëve dhe policisë apo mes qytetarëve dhe KFOR. Situata në veri tani për tani është qetësi relative dhe po të kemi parasysh faktin se në javët e kaluara kanë ndodhur gjëra që kanë lënë të kuptohet për rritje të tensioneve dhe mundësi konflikti. Më duket se situata mund të jetë nën kontroll, por varet nga bashkësia ndërkombëtare nëse do t'i bëjnë presion të mjaftueshëm Kurtit, në radhë të parë për tërheqjen e njësive speciale, gjë që e konsideroj si parakusht kryesor për qetësimin e tensioneve" ka thënë Markoviq.
Ky i fundit shton se hapat që ka bërë Kurti që nga targat e deri tek gjithçka tjetër, që kanë çuar në gjendjen aktuale, flasin se është e vështirë të anashkalohen hapat e ardhshëm të tij.
“Kam frikë se nuk do të vendosë të tërheqë kaq shpejt njësitë speciale nga veriu, së pari sepse ka frikë se do të humbasë besimin jo vetëm të qytetarëve, por edhe të bashkëluftëtarëve të tij politikë. Nga ana tjetër kam frikë se nuk e ka marrë seriozisht presionin e ndërkombëtarëve për shkak të tensioneve. Kurti dhe Sveçla bëjnë të ditur se forcat speciale nuk do të tërhiqen derisa të arrestohen të ashtuquajturit kriminelë, siç i quajnë ata. Ata publikuan ilegalisht listën e personave nga veriu që do të arrestohen dhe derisa të gjithë, siç tha Kurti, “të dalin para drejtësisë”, besoj se situata nuk do të qetësohet.
0 komentet