Mazreku: Do të doja që Kosova dhe Sërbia të shkonin të vetme drejt zgjidhjes dhe mos të jenë pjesë e problemit të Europës

Avni Mazreku
Burim: Kosovo Online

Profesori i të drejtës europiane Avni Mazreku vlerësoi se do të ishte më mirë si për Sërbinë dhe për Kosovën që vetë të gjenin zgjidhjen për problemet e tyre dhe jo që ato të bëhen probleme të Europës, por që për këtë nevojitet vullnet politik si nga Beogradi dhe nga Prishtina. Ai shpreh bindjen se sërbët dhe shqiptarët mund të merren vesh pavarësisht ndërmjetësimit të BE.

“Sigurisht që besoj se munden. Nevojitet vetëm vullnet politik nga të dy palët. Nëse shikojmë sfondin e problemit dhe nëse shikojmë se në cilën pozitë kanë qenë më herët Sërbia dhe Kosova dhe sa sa larg kanë qenë. Sigurisht që egzistojnë probleme të pazgjidhura dhe sigurisht procesi i dialogut duhet të vijojë dhe pas kësaj të them që situata apo raporti mes Kosovës dhe Sërbisë do të jetë në një nivel bashkëpunimi tërësisht normal. Përherë duhet të egzistojë dialogu. Por të dy vendet e dinë, besoj, përfshirë dhe presidentin Vuçiq, se në interes të popullit sërb është pikërisht të njohë pavarësinë e Kosovës, pasi me njohjen e Kosovës nga Sërbia do të kemi përfitime të mëdha veçanërisht nga strukturat trans-atlantike dhe organizma”, ka thënë Mazreku.

Sipas fjalëve të këtij të fundit, derisa Sërbia dhe pesë vendet e BE nuk e njohin Kosovën, nuk duhet të pritet as integrimi europian si për Kosovën ashtu dhe për Sërbinë.

“Kuadri ligjor i Bashkimit Europian është i tillë. Ata me të vërtetë nuk mund të pranojnë vende që nuk janë njohur nga të gjitha shtetet anëtare. Pra, kush po ndërhyn me të vërtetë në këtë proces? Këto janë Sërbia dhe Kosova. Kështu që Sërbia dhe Kosova mund të shkojnë drejt një pozite ndonjë ditë që vetë të zgjidhin problemet mes tyre. Bashkimi Europian duhet të jetë aty që të ndërmjetësojë dhe promovojë vlerat fondamentale të Europës”, tha Mazreku.

Ky i fundit vlerësoi se Sërbia do të kishte interes më të madh për të hyrë në BE.

“Sërbia ndodhet në qendër të Europës. Të marrim vetëm shembujt e zhvillimeve të fundit në Sërbi kur është fjala rreth minierave të litiumit. Sërbia do të mund të jetë realisht prodhuesi kryesor i litiumit të cilën do të furnizonte 90% të tregut të Europës. Mendoni interesin që Europa ka për Sërbinë dhe atë interesin që Sërbia duhet të ketë për Europën”, ka thënë Mazreku.

Ky i fundit shtoi se nëse Sërbia do të anëtarësohej në BE, do të duhet të zgjidhë çështjet nacionale me bashkëatdhetarët në rajon.

“Zgjerimi i Bashkimit Europian është në interes të kombit sërb, popullit sërb në përgjithësi, të gjithëve që jetojnë në Ballkan, përfshirë dhe ata që jetojnë në veri, përfshirë dhe ata që jetojnë në Mal të Zi, përfshirë dhe ata që jetojnë në Bosnjë, ata që jetojnë në Maqedoni, përfshirë dhe njerëzit në Sërbi. Pra me njohjen e Kosovës do të hiqej me të vërtetë pengesa e zgjerimit të Bashkimit Europian” ka thënë ai.

Mazreku tha se udhëheqësia e Sërbisë është e vetëdijshme për potencialin që hap anëtarësimi në BE, por që kanë probleme me opozitën e cila "luan kartën nacionaliste".

“Mendoni që afërsisht nëntë milionë sërbë jetojnë në organizatë, organizatë politike dhe ekonomike, siç është Bashkimi Europian dhe që nuk kanë pengesë kur diskutohet lëvizja e lirë e njerëzve, lëvizjen e lirë të kapitalit, lëvizjen e lirë të produkteve e kështu me radhë. Tek kjo bazohet dhe industria e Sërbisë. Sërbët në fakt janë ata që përfitojnë më të mirën nga kjo. Dhe mendoj se Vuçiq dhe qeveria e tij janë të vetëdijshëm nga kjo situatë, por gjithashtu është i vetëdijshëm edhe për opozitën në Sërbi, organizata politike që luajnë kartën nacionaliste. Në Ballkan kjo nuk është diçka e re, por mendoj se të dyja palët si Kosova dhe Sërbia, dinë se e ardhmja e të dy kombeve është në BE dhe organizata të tjera trans-atlantike”, konkludoi Mazreku.