Është zhvendos pllaka përkujtimore e ushtarët serbë të vrarë në Luftën e Parë Botërore; Famullitari i Prishtinës: Kjo është bërë me kërkesën e ambasadorit francez
Pasi ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës në Kosovë publikuan një fotografi të përkujtimit të përbashkët të Ditës së Armëpushimit në pjesën ushtarake të varrezave ortodokse në Prishtinë, “ra në sy” se monumenti i ushtarëve serbë të vrarë në luftën e Parë Botërore nuk është më në vendin ku ishte më parë.
Në pjesën qendrore të varrezave, në vend të përmendores së ushtarëve serbë, u vendos një pllakë e re përkujtimore në të cilën shkruhet në serbisht, shqip dhe frëngjisht - "Ushtarëve francezë që vdiqën në Kosovë", edhe pse tashmë ekziston një tjetër pllakë përkujtimore, mbi të cilën është shtuar edhe përkthimi i mesazhit në shqip “Mirënjohje e përjetshme për ushtarët francezë të rënë në 1918”.
Pllaka e bardhë përkujtimore e ngritur për nder të heronjve serbë të vrarë në periudhën e Luftës Ballkanike dhe të Luftës së Parë Botërore, nga viti 1912 deri në vitin 1918, në të cilën shkruhet “Këtu janë eshtrat e ushtarëve serbë që vdiqën në luftërat e vitit 1912 - 1918, është zhvendosur nga ana e poshtme e parkut memorial.
Zhvendosja e pllakës përkujtimore është bërë pa dijeninë e Dioqezës Rashko-Prizrenit.
Famullitari i Prishtinës, Stanisha Arsiq, ka thënë për Kosovo online se ka informacione se me urdhër të drejtorit të kompanisë “Holtikultura” - punëtorët e kanë dëmtuar memorialin, kështu që pllakata është zhvendosur mënjanë.
Sipas tij, kjo është bërë pas ceremonive përkujtimore të Mitrovit.
“Personalisht të shtunën në përkujtim kam sherbyer një përkujtimor pranë pllakës përkujtimore për ushtarët serbë. I bëj apel Ambasadës Franceze në Kosovë që të lëshojë urdhër për kthimin e memorialit në gjendjen e mëparshme, sepse kam informacion se ky ishte urdhër i ambasadorit francez”, tha Arsiq.
Siç shihet në vend, betoni i freskët i përdorur për të mbuluar gjurmët deri në pllakën përkujtimore dëshmon se zhvendosja ka ndodhur pak ditë më parë.
Prandaj, Arsiq shtoi se në marrëveshje me Dioqezën e Rashko-Prizrenit, do të shqyrtojë mundësinë e ankesës ndaj drejtorit të “Hortikulturës” dhe Ambasadës së Francës në Prishtinë.



0 komentet