Milliqeviq: Rreziku real prej konflikteve të reja në Kosovë, ripërsëritja konstante e krizave
Drejtori egzekutiv i OJQ "Aktiv" Miodrag Milliqeviq ka thënë se rreziku real prej konflikteve të reja e veçanërisht në veri, është se krizat ripërsëriten vazhdimisht me eskalime të mundshme.
"Nëse shikoni 25 vitet e fundit, është fakt i pabesueshëm që ne nuk kemi kaluar përtej përsëritjes së vazhdueshme se ndodhemi në një lloj krize dhe krizash të shumta me mundësi eskaluese, konfliktesh potenciale. Keni komunitetin ndërkombëtar që po investon vazhdimisht në stabilizim në vend të përparimit dhe kjo është me të vërtetë frustruese. Nga ana tjetër, ky është dhe alarm për bashkësinë ndërkombëtare se nuk ka punuar mjaftueshëm pikërisht në procesin e normalizimit dhe vendosjes së besimit ku sigurisht do të çonte në një lloj kompromisi kur bëhet fjalë për marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit”, ka thënë Milliqeviq për Kosovo Onlajn.
Sipas fjalëve të tij, kriza në veri nuk karakterizohet nga “një apo dy incidente”, por nga vazhdimësia e tyre, e cila ka filluar dy vite më parë.
“Këto incidente në veri të Kosovës kanë ndodhur në vazhdimësi dy vite e gjysmë, në fakt qysh prej shtatorit, kur ishte ndërhyrja e parë e njësive speciale policore në veri të Kosovës, shkak për të cilin ka qenë konflikt me banorët vendas, por pjesërisht edhe sipas njësive speciale të Policisë Kosovare. Kjo ishte parathënie dhe pas kësaj në vend që të stabilizohej situata dhe të ktheheshim në procesin e dialogut, ndodhi pikërisht e kundërta. Kemi patur shmangie konstante të dialogut politik dhe imponim policor në vend të zgjidhjes politike” ka thënë Milliqeviq.
Ky i fundit shton se kjo ishte parathënie e thellimit të krizës në të cilën ndodhet edhe sot veriu i Kosovës dhe atë çka përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe analistët politikë kanë thënë.
Ai beson se pika e kthesës ishte thirrja e bashkësisë ndërkombëtare drejtuar mbi të gjitha autoriteteve në Prishtinë për të de-eskalimin e situatës e më pas thirrja e të dy palëve tek kthimi në tryezën e bisedimeve.
“Aty është pikërisht pika e kthesës kur asnjë nga palët, në radhë të parë në Prishtinë, nuk ishte e gatshme që me të vërtetë të tërhiqte forcat e njësive speciale nga veriu i Kosovës dhe në vend të asaj ndërhyrjeje policore, të mundësonte dialogun politik” beson ky analist.
Ai thotë se dyshon se autoritetet në Prishtinë me në krye Albin Kurtin, do të vazhdojnë të shkaktojnë konflikt të armatosur, por është i bindur se do të vazhdojnë të shkaktojnë “rrezik të përgjithshëm”.
“Nuk kam asnjë dilemë sidomos tani në vitin zgjedhor, situata do të jetë e turbullt dhe jam i sigurt se do të ketë periudha periodike, hajde të them të turbullta si me pjestarët e policisë speciale, si me ndonjë lloj ndërhyrje apo ndoshta edhe provokimet. Këto janë të gjitha gjëra dhe përvoja na mëson, shumë tipike për këtë klimë”, paralajmëron Milliqeviq.
Ky i fundit beson se është e pabesueshme që në këtë moment nuk egziston model as në Bruksel e as në Kosovë për dialog politik mes Beogradit dhe Prishtinës, por dhe mes shqiptarëve dhe sërbëve në Kosovë.
“Dhe ajo që është më e rëndësishmja për ne në veri dhe që në fakt është stabilizimi i kushteve përmes zgjedhjeve të parakohshme, natyrisht, që do të shënonin atë periudhë të stabilitetit politik që na nevojitet vërtet në veri të Kosovës. Tek kjo do të doja të shtoja natyrisht dhe urgjencën në kuptimin e kthimit të sërbëve në institucione, të paktën të atyre që ende shprehin dëshirën për t'u kthyer në të njëjtat institucione sesi të përmbushin përfundimisht Marrëveshjen e Brukselit, por natyrisht edhe ligjshmërinë vendore. Kjo të paktën në atë domen se përbërja etnike e policisë duhet të pasqyrojë përbërjen etnike të popullsisë në terren dhe në komunat ku ata gjenden” konkludon Milliqeviq.
0 komentet