Millivojeviq: Plani i Kurtit për veriun, tentativë për të shmangur sanksionet e Pesëshes dhe fajin t’ja faturojë Beogradit
Ish ambasadori Zoran Millivojeviq ka thënë se plani prej pesë pikash për veriun të cilin e prezantoi kryeministri kosovar Albin Kurti, nuk është përgjigje ndaj kërkesave të Pesëshes, e aq më pak ndaj kërkesave të palës sërbe dhe nuk udhëhiqet drejt de-radikalizmit të situatës që erdhi si pasojë e behjes së policisë kosovare në godinat komunale dhe imponimit të kryekomunarëve ilegalë shqiptarë.
Millivojeviq për Kosovo onlajn ka thënë se Kurti me këtë po merr kohë.
“Ky nuk është plan, por tentativë të shmangë sanksionet e mundshme të Pesëshes dhe me një lloj iniciative, amortizon presionet me të cilat përballet, sepse prej tij varet de-eskalimi. E ai nuk ndërmori asgjë në këtë drejtim dhe nuk i’u përgjigj kërkesave të Pesëshes, veçanërisht të amerikanëve. Sepse ajo që ai ofron, është larg asaj që ata kërkojnë. Ai i përmbahet rreptësisht linjave të veta, përpiqet t’a përshtasë çështjen me historinë e tij të vjetër se në veri ka krim nën kontrollin e Beogradit dhe se me këtë tezë, ndërton pozitat e tij. Por të mbajë mbi të gjitha nën kontroll komunat në veri përmes policisë” ka thënë Millivojeviq.
Ky i fundit shton se në “ofertat” e Kurtit nuk bëhet fjalë fare për çështjet themelore-tërheqjen e policisë dhe kryekomunarëve dhe formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe.
“E këto janë kërkesa kyçe për palën sërbe. Kështu që ajo çka prezantoi Kurti, nuk është asnjë lloj plani dhe nuk është afër asaj që mund të çbllokojë situatën. Veçse tentativë për t’u çliruar nga presioni që përmes ndonjë iniciative, të shkojë në periudhën vijuese pa pasoja politike, të mbajë nën kontroll veriun me polici dhe me kryekomunarë. Tenton që përmes kësaj teze se në veri bëhet fjalë për krim të organizuar nën kontrollin e Beogradit, ndërton platformën në të cilën do të marrë mbështetje prej perëndimit” ka thënë Millivojeviq.
Sot Kurti pas takimit me ambasadorët e Pesëshes ku prezantoi planin me pesë pika për de-eskalimin e situatës në veri, ashtu sikurse tha, këtë plan i’a përcolli dhe përfaqësuesit të lartë të BE Zhozef Borelli.
Ai kërkon që të sillen para drejtësisë "të gjithë ata që kanë ushtruar dhunë ndaj policisë kosovare, ushtarëve të NATO-s dhe gazetarëve”, "të tërhiqen grupet e dhunshme dhe të ndalohen aktivitetet kriminale", dhe që "policia kosovare dhe KFOR apo EULEX të ndërmarrin vlerësime të përbashkëta të sigurisë çdo 15 ditë”. Pika e katërt është thirrja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në koordinim me të gjithë aktorët dhe pika e pestë është caktimi i një takimi të nivelit të lartë mes dy palëve këtë javë në Bruksel.
komentet