Milloviq: Nëse Prishtina nuk e shfuqizon ndalimin e importit të mallrave nga Serbia, rrezikohemi me katastrofë humanitare
Zëvendësdrejtori i QSK-së Kosovska Mitrovica dhe ish-kryetari i komunës së Zveçanit, Dragisha Milloviq, i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të bëjë presion mbi Prishtinën që ta shfuqizojë ndalimin e importit të mallrave nga Serbia, sepse siç thekson ai, nëse kjo nuk ndodh, për shkak të mungesës së barnave dhe ushqimeve bazë, qytetarët kërcënohen me fatkeqësi humanitare.
“Ky vendim i paarsyeshëm i Prishtinës, gjoja vendi më demokratik në Evropë, ua vështirëson edhe më shumë jetën tashmë të vështirë qytetarëve tanë. Parandalimi i hyrjes së mallrave nga Serbia qendrore në Kosovë dhe Metohi ka prekur qytetarët tanë, mbi të gjitha kur ne flasim për ushqimet bazë, qumështin, produktet e qumështit, por vuajnë edhe pacientët tanë në Qendrën Spitalore Klinike dhe pacientët me sëmundje kronike që nuk mund ta marrin terapinë”, thotë Milloviq për Kosovo online.
Ai shtoi që rezervat e fundit të antibiotikëve, solucioneve infuzione dhe fashave përdoren në Qendrën Spitalore Klinike.
“Ne jemi të kërcënuar me fatkeqësi humanitare nëse ky vendim i paarsyeshëm nuk anulohet. U bëjmë thirrje përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare, të cilët janë këtu sipas Rezolutës 1244, që t’ua lehtësojnë jetën të gjithë qytetarëve dhe i bëjmë thirrje Prishtinës që ta anulojë këtë vendim. Si serbët ashtu edhe shqiptarët, boshnjakët dhe romët, është e nevojshme që qytetarëve tanë t'ua lehtësojmë jetën dhe trajtimin”, ka berë të ditur Milloviq.
komentet