Milloviq: Vuçiq në fjalën para KB dëshmoi sesi lufton për lirinë dhe të drejtën
Ish kryekomunari i Zveçanit dhe zv drejtori i QKS të Mitrovicës së Kosovës Dragisha Milloviq thotë për Kosovo onlajn se fjalimin e presidentit Aleksandar Vuçiq në Kombet e Bashkuara, sërbët e Kosovës e kanë ndjekur me vëmendje të veçantë pasi ky fjalim ishte historik dhe se presidenti dëshmoi sesi duhet të luftojë për liri, drejtësi dhe respektimin e të drejtave themelore të njeriut.
"Fjalimi i Aleksandar Vuçiq në KB, ne sërbët e Kosovës e ndoqëm me kujdes të veçantë dhe mund të them se se ky ishte një fjalim i hapur dhe kurajoz dhe mund të them dhe historik pasi presidenti theksoi disa gjëra të cilat janë të rëndësishme për ne dhe kjo është se, pavarësisht nga dallimet në pikëpamjet e vendeve anëtare, KB është e vetmja, siç thotë presidenti, platforma ku mund të mblidhesh e të bisedohet” tha Milloviq.
Ky i fundit shton se ajo që theksoi presidenti është pikërisht Karta e KB sepse paqja dhe siguria në botë, mbështetet në të.
“Vuri në pah dhe shkeljet e Kartës themelore të KB, dhe këto janë paqja, siguria dhe paprekshmëria e integritetit territorial të shteteve anëtare. Ne që jetojmë në Kosovë, ishim veçanërisht të interesuar për situatën që prezantoi presidenti, e kjo është spastrimi etnik. që zbatohet në Kosovë qysh prej ardhjes së Albin Kurtit. Për dy vite, dhuna ndaj sërbëve po vazhdon, presidenti tha se numri i sulmeve ndaj sërbëve është rritur me 50%, se ata arrestohen, kërcënohen, se kishat dhe shkollat thjesht sulmohen, spitaleve u mohohen ilaçet, me një fjalë për ne sërbët, është e patolerueshme gjendja që prezantoi presidenti” shton Milloviq.
Ky i fundit thekson se gjithashtu duhet të vihet në dukje se po shkelet Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të KB, se vendi ynë u bombardua në vitin 1999 me pretekstin e katastrofës humanitare dhe se fatkeqësisht askush në Perëndim nuk po flet tani për këtë.
“Ajo çka është më e rëndësishme në gjithë situatën, një shtet i vogël e quajtur Sërbi, i tregoi botës se si mund dhe duhet të luftojë për liri, për drejtësi dhe respektim të parimeve themelore të KB. Ne ngelemi në Kosovë, së bashku me shtetin tonë. të luftojnë për të drejtat tona themelore të njeriut dhe presidenti tha se rruga është përmes dialogut, zgjidhjes paqësore dhe kompromisit”, përmbylli Milloviq.
0 komentet