Vuçiq në Kombet e Bashkuara: Parimet e Kartës së KB janë të vetmet për ruajtjen e paqes, duhen të vlejnë për të gjithë

Vučić na GS UN
Burim: Kosovo Online

Parimet e kartës së Kombeve të Bashkuara janë të vetmet mbrojtje thelbësore të paqes botërore dhe ato nuk ndryshojnë nga rasti në rast, tha sot në fjalimin e mbajtur presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq në Asamblenë e Përgjithshme të KB, duke theksuar se një nga pararendësit e problemeve të shumta, është pikërisht shkelja e Kartës së KB në rastin e Sërbisë, kur vendet perëndimore shkelën këtë dokument, duke mohuar të gjitha parimet që mbrojnë sot.

"Qëndroj para jush si president i një vendi të lirë dhe të pavarur, Sërbisë, e cila është në rrugën e përfshirjes në BE, por njëkohësisht nuk është e gatshme t'u kthejë shpinën miqësive tradicionale që ka ndërtuar ndër shekuj" tha Vuçiq në fjalimin e tij.

Ky i fundit theksoi se dëshiron të ngrejë zërin në emër të Sërbisë, por edhe në emër të të gjithëve që edhe sot, 78 vjet prej themelimit të KB, besojnë vërtetë njëlloj se parimet e Kartës së KB, janë të vetmet në mbrojtjen thelbësore të paqes botërore, të drejtën për liri dhe pavarësi të popujve dhe shteteve, por dhe më shumë se kaq, peng i vetë mbijetesës së qytetërimit njerëzor. Vala e re globale e luftërave dhe e dhunës që po godet themelet e sigurisë ndërkombëtare, është pasojë e dhimbshme, shkaku i së cilës qëndron në braktisjen e parimeve të përcaktuara në Kartën e KB, shtoi presidenti i Sërbisë.

“Si president i vendit jo të madh, nuk kam të drejtë të flas për raportet mes fuqive të mëdha, por mund dhe dua të flas rreth asaj se si mosrespektimi i ligjit ndërkombëtar publik, mund të çojë në pasoja të tmerrshme. Tentativa e copëtimit të vendit tim, e nisur zyrtarisht në vitin 2008 me shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës dhe Metohisë, akoma vijon. Pikërisht shkelja e Kartës së KB në rastin e Sërbisë, ishte një nga pararendëset e dukshme të problemeve të shumta me të cilat sot po përballemi, të cilat shkojnë shumë më tej kufijve të vendit tim apo të rajonit nga unë vij” ka thënë Vuçiq.

Ky i fundit tha se, prej takimit të fundit të liderëve botërorë në të njëjtën sallë në Nju Jork, bota nuk është bërë më e mirë apo më e sigurtë, por përkundrazi-paqja dhe stabiliteti global vazhdojnë të jenë të kërcënuara.

“Jo vetëm që nuk kemi gjetur zgjidhje për shumë probleme, por ato janë bërë më të shumta”, theksoi ai.

Vuçiq tha se ndërkohë që prej tre ditësh të gjithë betohen se do të respektojnë parimet e Kartës së KB, pikërisht shkelja e tyre është ajo që është në themel të shumicës së problemeve në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe aplikimi i standardeve të dyfishta është "ftesë e hapur" për të gjithë ata që shkelin normat e së drejtës ndërkombëtare, por edhe moralin bazik njerëzor, që me luftë dhe dhunë të arrijnë interesat e tyre.

Të gjithë folësit para dhe besoj të gjithë pas tij, folën dhe do të flasin për domosdoshmërinë e ndryshimeve në botë dhe në vendet e tyre, si shembull morali dhe përkushtimi ndaj ligjit dhe drejtësisë globale.

“Sot nuk do të flas këtu me terma superlativë për vendin tim, rreth rritjes së pagave dhe pensioneve, qindra kilometra autostrada dhe hekurudha të ndërtuara, spitale dhe shkolla të reja, parqe shkencore dhe teknologjike, institutin e inteligjencës artificiale, pasi është e natyrshme të mbrohen interesat e saj, por do të flas për parimet që u shkelën dhe që na sollën në situatën e sotme dhe kjo jo nga ana e të vegjëlve të cilët jo rrallë janë në shënjestër të sulmeve, por nga ana e vendeve më të fuqishme të botës” tha Vuçiq.

Kështu që, vazhdon në të njëjtën sallë vetëm dy ditë më parë dëgjuam prej presidentit të SHBA se parimi më i rëndësishëm në marrëdhëniet mes shteteve, është respektimi i integritetit dhe sovranitetit të tyre territorial, ndërsa si faktori i tretë për nga rëndësia, përmendeshin të drejtat e njeriut.

“Dhe më dukej se këtë çdokush mund t’a mbështesë. Unë e mbështeta këtë. Problemi i vetëm në gjithë këtë, ishte fakti se disa orë pas fjalimit të tij më duhej të shikoja presidenten e të ashtuquajturës Kosovë, si pjesa më e fortë e Perëndimit e konsideron presidente të një shteti të pavarur, të krijuar nga shkëputja e territorit të Sërbisë. Pak metra nga kjo sallë, ministrja gjermane tha se Gjermania i përmbahet fort Kartës së KB dhe nuk do të heqë dorë kurrë prej saj. E gjithë kjo do të ishte e bukur nëse do të ishte e vërtetë”, tha presidenti i Sërbisë.

Ky i fundit kujtoi se pothuajse të gjitha fuqitë e mëdha perëndimore, shkelën brutalisht si Kartën e KB, ashtu edhe Rezolutën 1244 të KB, duke shkelur parimet të cilat sot mbrohen dhe kjo ndodhi 24 vite më parë dhe fiks 15 vjet më parë.

“Hera e parë, e pa precedent në historinë botërore, 19 nga vendet më të fuqishme morën vendim, pa përfshirjen e Këshillit të Sigurimit, pa ndonjë vendim të këtij organi, të sulmonin dhe ndëshkonin brutalisht një vend sovran në truallin europian, siç thanë, për të parandaluar katastrofën humanitare. Nuk qeshën kur Presidenti i Rusisë përdori të njëjtat fjalë për të justifikuar sulmin e tij ndaj Ukrainës. Harruan se edhe vetë ata përdorën të njëjtat fjalë, të njëjtat spegime” ka thënë Vuçiq.

Veç kësaj, Vuçiq vuri në dukje se Sërbia nuk shkeli në territorin e ndonjë shteti tjetër, nuk kërcënoi egzistencën e tij, por 24 vjet më parë, 19 nga më të fuqishmit nuk kishin mëshirë ndaj Sërbisë së vogël.

“Madje dhe kur atë punë e mbaruan, thanë se çështja e Kosovës është demokratike dhe se do të zgjidhet në përputhje me Kartën e KB dhe dokumentet e tjera juridike ndërkombëtare. E më pas u shkoi në mendje se në vitin 2008, në kundërshtim me të gjitha dokumentet ndërkombëtare, mbështetën pavarësinë e të ashtuquajturës Kosovë”, ka thënë presidenti i Sërbisë.

Siç ka kujtuar ai, vendimi ilegal për shkëputjen e Kosovës nga Sërbia është ndërmarrë plot një dekadë pas përfundimit të luftës në vend, pa referendum apo asnjë formë demokratike të deklarimit të qytetarëve në Sërbi, madje as në vetë Kosovën.

“E megjithatë, kjo nuk e pengoi dhunimin e ligjor e politik nga ana e atyre që sot udhëheqin ndarjen e leksioneve nga kjo foltore. Spegimet e pakuptimta, si terrori policor që autoritetet sërbe ushtruan në provincën jugore dekadën e tërë më herët, gjoja kriza humanitare, persekutimi i popullatës vendase shqiptare, janë vetëm pika e fundit në gotën e gënjeshtrave dhe marrëzive, sesi të justifikojnë dhunën ndaj vendit sovran dhe se si do të cënohej integriteti i tij” tha Vuçiq.

Ky i fundit tha se nga momenti i “fitores së 19 të mëdhenjve ndaj Sërbisë së vogël”, 70% e sërbëve të К&M braktisën vatrat e tyre, ndërsa shqiptarët janë shumuar me 300.000 më shumë se ç’kanë qenë më parë në Kosovë.

“Kaq rreth të drejtës, kaq rreth ligjit” nënvizoi presidenti i Sërbisë.

Megjithatë, thotë ai, të gjithë ata që kryen agresion ndaj Sërbisë sot flasin për integritetin territorial të Ukrainës, sikur atë Sërbia nuk e mbështet.

“E mbështesim dhe do t’a mbështesim, pasi ne parimet dhe politikën tonë nuk i ndryshojmë, pavarësisht miqësisë tradicionale shekullore me Rusinë. Për ne çdo dhunë është e njëjtë, çdo shkelje e Kartës së KB është e njëjtë, pavarësisht forcës që e zbaton atë, apo justifikimeve të ngjashme... Por kur i pyesim për integritetin territorial të Sërbisë dhe atë çfarë i bërën vendit tim, përgjigja është e njëjta-jo kthim në të kaluarën, shikoni nga e ardhmja, sepse kjo është e vetmja mënyrë që vendi juaj të përparojë. Kur bëhet fjalë për integritetin territorial të Ukrainës dhe Sërbisë dhe të çdo vendi tjetër, të gjithë ne kemi të drejtë të flasim të paktën pak më shumë nga ky podium sesa ata kanë” tha Vuçiq.

Për këtë tha se parimet nuk ndryshojnë nga rasti në rast, nuk vlejnë vetëm për të fortët, por për të gjithë, sepse nëse nuk është kështu-atëherë nuk janë më parime.

“Për këtë besoj se në botën moderne ose do të egzistojnë parimet, pra të njëjtat rregulla do të vlejnë për të gjithë, ose si botë do të ndahemi dhe do të biem në konflikte dhe ndryshime” paralajmëroi Vuçiq.

Ky i fundit konstatoi se “paqja” është bërë fjalë e ndaluar, sepse të gjithë kanë të preferuarit dhe fajtorët e tyre, ndërsa vlera e vetme që u ka ngelur fuqive të mëdha janë-parimet, por, thotë, false, përderisa për ta janë adekuate.

Presidenti i Sërbisë theksoi se dhe sot në Kosovë në “krahinën jugore të Sërbisë”, po ushtrohet dhunë haptazi ndaj sërbëve prej autoriteteve separatiste të Albin Kurtit.

Informoi se vetëm javën e kaluar, pas kushedi se çfarë raundesh të dështuara të dialogut në Bruksel, Kurti i’u drejtua publikut para njërës prej godinave kryesore të Bashkimit Europian dhe para miliona njerëzve dhe para një numri të paktë sërbesh në Kosovë, se ata do të “vuajnë dhe paguajnë” gabimin që kanë bërë.

Vuçiq pyeti nëse egziston mënyrë më e keqe për të tallur njerëzit nga fjalë të tilla dhe konstatoi se-egzistojnë.

“Tashmë më shumë sërbë po dërgohen në burgjet e Kurtit, me akuza të rreme, ndërsa këto aksione po vazhdojnë prej 20 muajsh, me dëbimin e sërbëve të tjerë çka po kthehet në spastrim etnik” tha Vuçiq.

Ky i fundit shtoi se kjo shikohet më së miri nga fakti se, qysh kur BE dhe sekretari i shtetit të SHBA Entoni Blinken në fillim të korrikut dha deklaratë në të cilën dënoheshin aksionet e njëanshme të autoriteteve të Kosovës, është shënuar rritje e sulmeve me motive etnike në masën më shumë se 50% ndaj sërbëve në Kosovë, ndërsa njëkohësisht autoritetet në Prishtinë ndërmorën 22 lëvizje të reja eskaluese.

Djemoshat sërbë Stefan Stojanoviq dhe Millosh Stojanoviq 11 dhe 21 vjeç, u qëlluan një ditë para Krishtlindjes prej efektivëve të së ashtuquajturës Forcave ilegale të Sigurisë së Kosovës në armatosjen e të cilave, paralajmëron ai, kanë marrë pjesë disa nga të pranishmit në sallë, ndonëse e dinë se kjo është thellësisht e paligjshme dhe se vetë egzistenca e FSK, është në kundërshtim me Rezolutën 1244. E më pas shtatë civilë të pafajshëm u qëlluan nga ana e institucioneve kosovare nën ndalimin e votimit, sulmet në kisha, varreza, shkolla...të gjitha këto e bëjnë të trishtë jetën e përditshme të sërbëve.

“Ndonëse nuk egziston asnjë shqiptar i lënduar, i arrestuar-përherë faji është i të dy palëve. Në ndryshim nga viti 1999, kur bombarduan Beogradin dhe qytete të tjera në vendin tim, duke lënë gjurmë të përgjakshme tek mijëra viktima civile dhe ushtarësh në skena shumë të ngjashme me ato që fatkeqësisht shikojmë sot në vende të ndryshme të botës, sot kur terrori i zhveshur që ata vetë thonë për të na kujtuar se çfarë ka ndodhur me shqiptarët-ndodh ndaj sërbëve, nuk ka as katastrofë humanitare, nuk ka as thirrje për veprim, asgjë”, tha Vuçiq.

Për këtë në të tillë botë beson se një vend i vogël si Sërbia, duke ngritur zërin dhe duke luftuar për vlefshmërinë e parimeve universale të paprekshmërisë së kufijve të njohur ndërkombëtarisht, integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë politike, jep shembull të luftës për drejtësi, e cila u hoq në godinën e KB dhe mbron parimet mbi të cilat duhet të thuret bota.

“Siç mbrojmë integritetin e Sërbisë, mbrojmë integritetin e çdo vendi anëtar të KB. Është e trishtueshme që të gjithë të mëdhenjtë, që nuk u intereson ligji dhe drejtësia, në çdo rast, u referohen parimeve të ndryshme, atyre që u përshtaten në atë moment. Kur dikush ndjek të tillë politikë, kur nuk ka moral në politikë, atëherë hyjmë në epokën e ndasive dhe konflikteve të mëdha. Dhe jo vetëm politik, ekonomik, por edhe ushtarak”, paralajmëroi Vuçiq.

Ne nuk i ndryshuam parimet për hir të politikës ditore dhe nevojave tona. Ashtu siç mbrojmë integritetin e Sërbisë, ashtu mbrojmë integritetin e çdo vendi anëtar të KB thekson presidenti.

Ky i fundit theksoi se respektimi i Kartës së KB është zgjedhje, por detyrim.

“Këtë pas të gjithave, siç e thashë kur përmenda disa emra, patëm rastin të dëgjojmë dhe gjatë prezantimeve të deritashme të shumicës së kolegëve të mi, midis të tjerave, të flitet dhe për temën që është ende dominuese në të gjitha forumet-konflikti në Ukrainë. Do të pajtohem me ta kur është fjala për domosdoshmërinë e respektimit të integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës, çka Republika e Sërbisë prej fillimit vazhdimisht e ka treguar” tha Vuçiq.

Këto apele, thekson, vazhdimisht i kemi përcjellë ndër dekada.

“Por me një ndryshim domethënës-Sërbia mbështet integritetin territorial dhe sovranitetin e të gjitha shteteve anëtare të KB. Po e përsëris-të gjitha-shtetet anëtare. Për këtë për mua është e vështirë të kuptoj sesi disa nuk janë konsistent kur bëhet fjalë për nevojën e respektimit të integritetit territorial të Sërbisë dhe sesi nuk e kuptojnë se zbatimi selektiv i parimeve, çon në ndasi të theksuara, mungesë solidariteti dhe mirëkuptim të ndërsjelltë” tha Vuçiq.

Ky i fundit falenderoi shumicën globale, sepse dukshëm më shumë se gjysma e anëtarëve të KB, mbështesin Kartën e KB dhe nuk mbështesin copëtimin e dhunshëm të vendit.

“Më vjen mirë që për shumicën e vendeve anëtare të KB, standardet e dyfishta nuk egzistojnë. Thellësisht u jemi mirënjohës për të gjithë ju që me vetëmohim mbështetni përpjekjet tona për të ruajtur integritetin territorial, duke konfirmuar kështu angazhimin tuaj ndaj Kartës së KB. Duke ruajtur kufijtë tanë sot, po ruani edhe kufijtë tuaj dhe ruani paqen. Në emrin tuaj, si dhe në emrin tonë, do të vazhdojmë të theksojmë vit pas viti se mbrojtja e parimeve është e njëjtë me mbrojtjen e lirisë, pavarësisë dhe paqes”, tha Vuçiq.

Ky i fundit theksoi se Republika e Sërbisë, qeveria e saj dhe të gjitha institucionet po punojnë me kapacitet të plotë për të ruajtur dialogun me Prishtinën nën patronazhin e BE.

“Kjo është patjetër detyra jonë. Dialogu është i mundur vetëm nëse ne të gjithë, përfshirë edhe ndërmjetësit europianë, i përmbahemi fort asaj për të cilën është dakordësuar. Çekuilibri, me të cilin Sërbia duhet të bëjë përherë lëshime, nuk çon në zgjidhjen e problemit. Përkundrazi”, ka thënë Vuçiq.

Ndaj, thotë ai, diskutimi me qeverinë në Prishtinë shpesh më shumë duket si monolog sesa dialog.

“Sepse është e vështirë të spegohet se përse, më shumë se 10 vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit dhe detyrimeve të marra, nuk e kemi të formuar Bashkësinë e Komunave Sërbe” tha Vuçiq.

Ky i fundit përsëriti se Sërbia është në rrugën europiane, e gatshme për të ndryshuar veten, reformuar dhe përparuar, se sot ka bashkëpunim shumë të mirë me SHBA, pothuajse në të gjitha fushat dhe se marrëdhëniet do të jenë edhe më të mira, por do të ruajë madhështinë e saj dhe miqësinë tradicionale me të gjitha kontinentet, krenarë për marrëdhëniet e mira me të gjithë popujt dhe vendet e Afrikës, Azisë, Amerikës Latine.

“Nuk i ndajmë njerëzit sipas ngjyrës së lëkurës dhe përkatësisë së tyre fetare, ndaj marrëdhëniet tona me Kinën, Republikën e Koresë, Japoninë dhe shumë vende arabe dhe myslimane, janë në nivelin më të lartë historik. Nuk i ndërpresim lidhjet e rëndësishme historike me Federatën Ruse” tha Vuçiq.

Ky i fundit tha se tek paqja nuk ka alternativë dhe se duhet të ndërtohen ura e jo mure.

“Po hapim kufijtë në Ballkan, po hapim tregun e punës dhe po mundësojmë qarkullimin e lirë të njerëzve, mallrave dhe kapitalit”, tha Vuçiq dhe shtoi se ky ishte ylli udhërrëfyes dhe iniciatori i nismës “Ballkani i Hapur”, i cili deri më sot ka dhënë rezultate konkrete dhe forcuar pronësinë rajonale mbi proceset e lidhjes ekonomike të rajonit.

Vuçiq theksoi se “Ballkani i Hapur” përparoi edhe atmosferën politike.

“Ne këtë qasje e kemi ndaj të gjithë fqinjëve tanë dhe interesi ynë kryesor është ruajtja e stabilitetit në rajon dhe orientimi drejt bashkëpunimit më intensiv në të gjitha fushat. Këto procese sigurisht që janë pjesë e pandashme e përpjekjeve tona për t'u anëtarësuar në Bashkimin Europian, që është në të njëjtën kohë një nga prioritetet kryesore të politikës sonë të jashtme” shtoi Vuçiq.

“Këto procese sigurisht që janë pjesë e pandashme e përpjekjeve tona për t'u bërë anëtare me të drejta të plota në Bashkimin Europian, çka është njëkohësisht një nga prioritetet kryesore të politikës sonë të jashtme. Ky prioritet sigurisht që nuk përjashton vendosmërinë tonë për të zhvilluar bashkëpunimin dhe thellimin e marrëdhënieve me miqtë tanë tradicionalë nga të gjitha anët e botës, ku mbetemi partner të besueshëm dhe të përgjegjshëm. Do të përpiqemi të forcojmë miqësitë egzistuese dhe të ndërtojmë miqësi të reja, si bilateralisht, ashtu dhe përmes pjesëmarrjes në iniciativa dhe forume të rajoneve të ndryshme në mbarë botën”, tha Vuçiq.

Ky i fundit tha se konfirmimi i fundit se distanca gjeografike nuk duhet të jetë barrierë për bashkëpunim, është aderimi i fundit i Republikës së Sërbisë në Traktatin për Miqësi dhe Bashkëpunim në Azinë Juglindore dhe në këtë kontekst, përmendi edhe EXPO 2027, ku Beogradi do të jetë mikpritës.  

Vuçiq theksoi se Sërbia është vendi i parë në rajonin juglindor të Europës që i bashkohet partneritetit global për inteligjencën artificiale dhe ka aprovuar strategji zhvillimi në këtë fushë prej vitit 2019.

“E di se fola më gjatë sesa më është thënë, por është e nevojshme të më jepni edhe mua të njëjtën të drejtë sikurse i kanë dhënë vetes fuqitë e mëdha. Mendova se kisha të njëjtën të drejtë” përmbylli presidenti i Sërbisë.