Ministria e Mbrojtjes e Serbisë mohon akuzat e Kurtit dhe Sveçles për lidhjen e Ushtrisë së Serbisë me ngjarjet në Banjskë
Ministria e Mbrojtjes e Serbisë ka mohuar fuqishëm deklaratat e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçles, në të cilat thuhet se Forcat e Armatosura të Serbisë akuzohen për përfshirje në ngjarjet në Banjskë dhe lidhje me “grupet terroriste”.
Siç thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes, Ministria hedh poshtë fuqishëm gënjeshtrat që kanë thënë sot Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla, e veçanërisht ato që në mënyrë tejet shpifëse e akuzojnë Ushtrinë Serbe për përfshirje në ngjarjet në Banjskë dhe lidhje me “grupe terroriste” që nuk egzistojnë, të cilat kinse planifikojnë të ndërhyjnë në territorin e shtetit të rremë të “Kosovës”.
“Theksojmë se Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Serbisë veprojnë ekskluzivisht në përputhje me kompetencat e tyre ligjore, prandaj është një gënjeshtër famëkeqe dhe absurditet i plotë që terrenet stërvitore të Forcave të Armatosura të Serbisë përdoren për stërvitjen e ndonjë njësie përveç njësive të Forcave të Armatosura të Serbisë dhe herë pas here edhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme, dhe se ka disa plane për ‘sulm’ në territorin e Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë”, thuhet.
Siç shtohet, në mungesë të ndonjë zgjidhjeje konstruktive që do të çonte në vendosjen e paqes dhe stabilitetit në territorin e Kosovës, Kurti dhe Sveçla, si gramafonë të prishur, përsërisin vazhdimisht gënjeshtra që askush serioz në bashkësinë ndërkombëtare nuk do t'i besojë.
0 komentet