Ministria e Punëve të Jashtme të Spanjës: Nuk mundemi të mbështesim aplikimin e Kosovës për anëtarësi në BE
Spanja nuk mundet të votojë pro aplikimit të Kosovës për anëtarësi në Bashkimin Europian pasi nuk e njeh atë, kanë thënë për Kosovo onlajn nga Ministria e Punëve të Jashtme të këtij vendi.
"Spanja si dhe vende të tjera të Bashkimit Europian, nuk kanë ndryshuar qëndrim rreth mosnjohjes së Kosovës por thekson se dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës është mënyra e vetme e mundshme për të arritur një zgjidhje të përhershme të mosmarrëveshjes për territorin. Logjike është që Spanja nuk mund të votojë pro aplikimit për anëtarësi në BE pasi nuk e njeh si shtet", thuhet në përgjigjen dhënë portalit tonë nga zyra e shtypit e MPJ të Spanjës. Kryeministri Albin Kurti më 15 dhjetor në Pragë dorrëzoi kërkesën e Kosovës për anëtarësi në BE pasi Cekia deri në fund të vitit është kryesuese e Këshillit të BE.
Zëdhënësja e presidencës çeke Eva Hërnçova ka thënë se deri në përfundim të vitit vendet anëtare të BE dhe anëtarët e institucioneve përfaqësuese të saj do të informohen rreth kërkesës së Kosovës për anëtarësi. Ajo ka theksuar se deri në ditët e fundit të presidencës së BE nuk ka kohë të mjaftueshme për çfarëdolloj proçedure.
Profesor Sllobodan Zeçeviq nga Instituti për studime europiane, ka thënë për Kosovo onlajn se hapi i radhës që Kosova do të ndërmarrë, është kërkesa për anëtarësi në Komitetin e përfaqësuesve të përhershëm në Bashkimin Europian (Koreper) dhe aty përfaqësuesi spanjoll ka thënë se do të refuzojë kandidaturën e Kosovës për anëtarësim.
"Spanja ka politikën e vet pasi për të integriteti territorial është shumë i rëndësishëm pasi mund të shembet brenda orës nëse nuk respektohet. Ata i tremben ndryshimit të kufijve në Europë. Kur në “Koreper” nuk ka marrëveshje dhe është paraparë që vendimet të merren me konsensus, atëherë kjo çështje kalohet në nivel ministror, por qëndrimi spanjoll për këtë çështje është aq parimor saqë as atje nuk do të jetë ndryshe. Kjo do të thotë se kërkesa e Kosovës mbetet e ngrirë”, thotë Zeçeviq.
Ndërkaq disa ditë para se Kosova të aplikonte zyrtarisht, presidenti sërb Aleksandar Vuçiq u dërgoi një letër presidentëve të pesë vendeve anëtare të BE të cilat nuk e njohën Kosovën, pra liderëve të Greqisë, Qipros, Sllovakisë, Rumanisë dhe Spanjës. Siç tha ai, secila letër është personale dhe e ndryshme për secilën duke falenderuar të gjithë për mbështetjen e treguar ndaj sërbëve në aspektin e integritetit territorial.
“Këta janë miqtë tanë dhe besoj se letra do të thotë diçka”, tha herët Vuçiq.
komentet