Vuçiq: Pyeta bashkëbiseduesit se cilën marrëveshje dëshironi të respektoni, asnjërën mu përgjigjën
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka theksuar se me bashkëbiseduesit gjatë ditëve të fundit, i ka treguar statutin e OKB, Rezolutën 1244, marrëveshjen tekniko-ushtarake, marrëveshjen e Brukselit, atë të Uashingtonit, deklaratën e Selanikut ku i ka pyetur se cilin nga këto dokumente dëshironi të respektoni.
"Përgjigja e tyre ka qenë asnjërën. Këtë e kam dëgjuar më herët disa ditë më parë. Ma kanë thënë të gërmëzuar se nuk do të respektojnë asnjë marrëveshje", ka thënë Vuçiq për RTS.
Ai u shpreh se situata në Kosovë është serioze si në veri, ashtu dhe në jug dhe njerëzit nuk duan të durojnë më terrorin e Kurtit.
Vuçiq ka lexuar pjesë nga projekti franko-gjerman.
"Neni 2, të dy palët duhet të udhëhiqen nga parimet dhe principet egzistuese të Kartës së OKB, veçanërisht ato që lidhen me barazinë sovrane të të gjitha shteteve, respektimin e pavarësisë dhe autonomisë dhe integritetit territorial të tyre, madje edhe për vetëvendosje... Çfarë ndodh kur lexon këto, veçse të heqësh lëkurën nga vendi. Dhe këtë i'a japin Sërbisë, të cilës i'a kanë shkelur integritetin territorial dhe të cilës nuk i'a dhanë të drejtën e vetëvendosjes dhe sot popullit sërb nuk i japin këtë të drejtë ashtu sikurse u'a kanë dhënë popujve të tjerë”, tha ai dhe shtoi se neni 3 thotë se në përputhje me Kartën e OKB, palët zgjidhin çdo mosmarrëveshje përmes mjeteve paqësore duke përjashtuar përdorimin e forcës.
"Përse po përdorni forcën ndaj Sërbisë. Po ne nuk do të shkelim në territorin e ndonjë vendi tjetër. Sepse kemi 2500 të vrarë dhe 82 fëmijë. Në një prej neneve nga fundi thuhet se Sërbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në cilëndo organizatë ndërkombëtare", tha ai.
komentet