Vuçiq: Faleminderit të gjithëve që nuk e njohin Kosovën

Aleksandar Vučić
Burim: Printscreen

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka falënderuar të gjitha vendet që nuk e njohin Kosovën dhe që kanë paralajmëruar se nuk do ta mbështesin kandidaturën e Prishtinës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Faleminderit Spanjës, Qiprojës, mosnjohësve të tjerë të Kosovës. Por të mos flas se si do të jetë”, tha Vuçiq për TV Pink.

Ai shtoi se priten presione kur është fjala për kandidaturën e Kosovës.

“Presioni është edhe se Albin Kurti ka qenë me Sekretarin e Shtetit të Ministrisë së Mbrojtjes së Gjermanisë, kanë diskutuar për Partneritetin për Paqe, si dhe për procedurën e anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe BE. “Nuk kemi pritur as më pak presione”, tha Vuçiq.

I pyetur nëse ka pritur që partitë opozitare në Serbi të mbronin Listën Serbe, thotë se nuk e ka pritur këtë, por ka vërejtur edhe se qytetarët nuk janë të interesuar për këtë, sepse shohin se opozita nuk mendon shumë për Serbinë. Vuçiq ka shtuar se edhe në opozitë ka qëndrime racionale,madje edhe në të majtë, sepse jo të gjithë janë njësoj, por sigurisht që njerëzit nuk janë shumë të interesuar për këtë.

Është e rëndësishme, siç tha Vuçiq, që populli të jetë i bashkuar dhe të kuptojë gjithçka. Është njësoj si kur babai dhunues vjen në shtëpi nga puna dhe meqë nuk e lejuan t’i thoshte asgjë shefit, ai rreh fëmijët dhe më pas gruan për të vërtetuar se sa i madh dhe i fortë është”. Epo, pasi nuk lejohen t'u thonë asgjë gjermanëve, amerikanëve, atëherë ata do të jetojnë me tonat, duke e kriminalizuar Listën Serbe, dhe të gjitha për shkak të ambicjeve të vogla politike”, ka thënë Vuçiq.