Mishel: Nevojitet një deeskalim urgjent në veri të Kosovës dhe vazhdimi i dialogut

Ana Brnabić i Šarl Mišel
Burim: Kosovo Online

Presidenti i Këshillit Evropian, Sharl Mishel, tha sot pas një takimi me kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiq në Bruksel se është i nevojshëm deeskalimi urgjent i situatës në veri të Kosovës dhe vazhdimi i dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Mishel shkroi në Tviter se është thelbësore që Serbia të vazhdojë reformat në mënyrë që të përparojë në rrugën drejt BE-së.

“Në takimin me kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiq, u prezantua një mesazh i qartë nga Këshilli i BE-së për nevojën e deeskalimit urgjent të situatës në veri të Kosovës dhe vazhdimin e dialogut me ndërmjetësimin e BE-së. Është thelbësore që Serbia të vazhdojë reformat në mënyrë që të përparojë në rrugën drejt BE-së”, ka shkruar Mishel.

Ai gjithashtu theksoi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian.