Mishkelin: Tramp dëshiron të mbajë stabilitet në rajon, Haris do t’ja linte Gjermanisë Ballkanin
Nëse në ngjedhjet presidenciale në SHBA fiton kandidati republikan Donald Tramp, Amerika do të sforcohet që të mbajë stabilitetin në Ballkanin Perëndimor ndërsa në rastin e fitimit të kandidates demokrate Kamala Haris, çështjet rajonale do t’ja kalojë administratës gjermane e cila nuk ka vullnet politik që të ushtrojë presion ndaj Prishtinës, thotë Marko Mishkelin nga Qendra për Stabilitet Shoqëror.
Ai kujton se Tramp përgjatë mandatit të mëparshëm presidencial ktheu Amerikën në “prushin” e zhvillimeve dhe bisedimeve në Ballkan.
“E para, emëroi Riçard Grenellin si përfaqësuesin e tij në bisedime, i cili në atë moment ishte ambasador i SHBA në Gjermani. Mendoj se pikërisht kjo mund të jetë sërish nëse Donald Tramp do të jetë ai që do të marrë besimin e qytetarëve. Mendoj se në këtë rast do të vijojë interesimi i SHBA për stabilitet në rajon. Periudha e kaluar na tregoi se vetëm SHBA në mënyrë konkrete, mund të bëjë presion ndaj administratëës prishtinase, por edhe të japë rezultate konkrete kur flasim rreth bashkëpunimit ekonomik dhe rritjes” tha Mishkelin.
Nga ana tjetër thuhet se demokratët në rast se Haris fiton në zgjedhjet e SHBA, sidomos nëse ka parasysh mosnjohjen e saj të politikës së jashtme dhe ngjarjeve të viteve ‘90, me gjasa Ballkanin do t’ja lërë Gjermanisë, pra politikën e saj të jashtme.
Mishkelin beson se Gjermania nuk ka më kapacitet të ndikojë në zhvillimin e situatës në Ballkan sikurse më herët dhe të mos egzistojë vullnet politik i Berlinit që të ndërmarrë presion ndaj palës prishtinase nëse kjo është e nevojshme.
“Ndonëse topin e parë tek administrata prishtinase i intereson që Gjermania të jetë ajo që do të pyetet më shumë nëse flasim rreth kësaj që në interesat të njërit dhe të tjetrit normalizimi i marrëdhënieve dhe jeta normale e të gjithë qytetarëve të K&M, kemi parë që ajo nuk ka më atë kapacitet që të ndikojë në mënyrën me të cilën ndikonte më herët. E kemi parë që në përgjithësi nuk egziston mënyrë, pra nuk egziston vullnet që në momentet kur kjo është e nevojshme që të qortohet pala prishtinase” bën të ditur Mishkelin.
Sikurse thotë, kjo me SHBA në kohën e Trampit nuk ishte rast, duke kujtuar që Grenell rrëzoi qeverinë e parë të kryeministrit kosovar Albin Kurti.
komentet