Misioni i Gjermanisë pranë NATO-s: Kosova dhe Ballkani Perëndimor mbeten prioritet strategjik
Burim: Kosovo Online
Kosova paqësore, e qëndrueshme dhe multietnike, si dhe Ballkani Perëndimor, mbeten një prioritet strategjik për Gjermaninë, kanë deklaruar për Kosovo online nga Misioni i Gjermanisë pranë NATO-s.
Siç kanë theksuar ata, KFOR-i dhe Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s (NALT) luajnë një rol kyç për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë.
“Gjermania aktualisht kontribuon me më shumë se 300 ushtarë në kuadër të KFOR-it dhe NALT-it. Së fundmi, Gjermania ka zgjatur angazhimin e njësisë sonë operative brenda KFOR-it deri në vitin 2027. Në këtë fazë, nuk ka plane të menjëhershme për të rritur numrin e ushtarëve gjermanë në KFOR,” kanë deklaruar nga ky Mision për portalin tone.
0 komentet