Radojeviq: Mora denoncim për mosrespektim të urdhërit të policit, parrulla u mor pa spegim
Kryekomunari i Mitrovicës së Veriut, Millan Radojeviq është shprehur për Kosovo Onlajn se në stacionin policor u njoh me denoncimin për mosrespektim të urdhrit të policit, pasi policia kosovare pa spegim anëtarëve të Listës Sërbe u mori parrullën me mbishkrimin "Zoti i paqtë, Krishti u lind".
"Që qytetarët e qytetit tonë të dinë se për çfarë bëhet fjalë, ne si parti dëshironim t'i urojmë ata dhe të gjithë besimtarët festën e Krishtlindjes që po vjen dhe donim të vendosnim pemën e Krishtlindjes me mbishkrimin paqësor ‘Zoti i paqtë, Krishti u lind'.
U mor vendim legal e legjitim nga ana e komunës dhe prej meje si kryekomunar që është firmosur dhe është absolutisht në përputhje me ligjet.
Megjithatë policia kërkoi që kjo parrullë të hiqej” ka thënë Radojeviq.
"Prej tyre kërkuam të na tregonin qartë dhe saktësisht se cilin nen të ligjit po shkelim. Ata nuk kishin përgjigje për këtë, por vazhdonin të përsërisnin se kishin urdhra të tillë nga Prishtina”, shtoi kryekomunari.
Radojeviq tha se anëtarët e Listës Sërbe refuzuan t’a hiqnin parrullën sepse nuk kishte shkelje të ligjit.
“Nuk bërëm asgjë të keqe. Policia këtë e bëri në mënyrën e vet”, tha ai.
0 komentet