Mojsilloviq: Nga Kfor kërkojmë marrjen e masave urgjente për mbrojtjen e popullit sërb
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Sërbisë gjeneral Millan Mojsilloviq, i është drejtuar sot publikut me rastin e situatës në Kosovë.
Mojsilloviq në fillim të deklaratës ka thënë se dëshiron të informojë publikun se populli sërb në Kosovë e Metohi është i ekspozuar ndaj pogromit të tmerrshëm nga ana e rregjimit të Prishtinës së Albin Kurtit.
"Përditë sërbët janë shënjestra e Albin Kurtit. I vetmi faj i tyre është sepse kanë emra dhe mbiemra sërbë të cilët me të vërtetë nuk dëshirojnë të braktisin vatrat e tyre. Terrori i udhëhequr prej regjimit të Kurtit as fizikisht nuk munden t’i durojnë. Në përputhje me faktet, kam vënë në dijeni komandantin e Kfor se me shumë ankth po ndjekim ngjarjet dhe kërkojmë marrjen e masave urgjente për mbrojtjen e popullit sërb dhe të drejtën e tyre për egzistencë" ka thënë gjeneral Mojsilloviq.
Siç tha ky i fundit, kjo është lutje ndaj njësive të Kfor dhe mbarë Kfor-in dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare të sigurisë në K&M.
"Ushtria e Sërbisë po përmbush detyrimet e saja ndërkombëtare të parashikuara nga Rezoluta 1244, marrëveshja ushtarako-teknike dhe të gjitha procedurat e parakohshme për rregjimin e punës në linjën e gjatë administrative. Por sot është e qartë se bashkësia ndërkombëtare nuk përmbush detyrimet e veta. Ushtria e Sërbisë në përputhje me Kushtetutën e Sërbisë dhe Kartën e KB, nëse merr urdhër nga komandanti i lartë, të gjitha detyrat e veta në lidhje sigurinë e plotë të krizës, do t‘i përmbushë tërësisht. Rroftë Sërbia" ka përfunduar deklaratën e tij gjeneral Mojsilloviq.
0 komentet