MPJ të Sërbisë: Vendimi i Bahamas shemb rendin ndërkombëtar, lëvizje e njëanshme që kërcënon dialogun

Beograd_231027_Ministarstvo spoljnih poslova 01
Burim: Kosovo Online

Ministria e Punëve të Jashtme të Sërbisë ka dënuar vendimin e Bahamas që njohu Kosovën, duke theksuar se vendim i tillë shemb rendin ndërkombëtar dhe se paraqet lëvizje të njëanshme që kërcënon dialogun.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Sërbisë dënon ashpërsisht vendimin e Komunuelthit të Bahamas që njohu shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës e cila shkeli rëndë dhe qëllimshëm rendin juridik ndërkombëtar të bazuar në Kartën e Kombeve të Bashkuara, pikërisht në vitin që shënon 80 vjetorin e miratimit të saj” theksohet në deklaratë.

Theksohet se veprime të tilla paraqesin preçedent të rrezikshëm dhe kontribuojnë direkt në shembjen e mëtejshme të parimeve themelore të së drejtës publike ndërkombëtare, mbi të gjitha, parimit të respektimit të integritetit territorial të shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara.

Vihet re se aktivitetet e drejtuara ndaj shteteve sovrane minojnë besimin në sistemin ndërkombëtar dhe çojnë në destabilizimin dhe anarkizimin e mëtejshëm të tij.

"Vendimi i qeverisë së Komonuelthit të Bahamas është veçanërisht jokonstruktiv në kontekstin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtines, pasi paraqet veprim të njëanshëm që rrezikon direkt dialogun", thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme e Sërbisë.

Bëhet e ditur se Sërbia nuk do të pranojë tentativat për të imponuar akte të kryera as legjitimimi i akteve të njëanshme që janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe do të vazhdojë të luftojë, me vendosmëri dhe parimisht, me të gjitha mjetet diplomatike dhe politike në dispozicion për të mbrojtur interesat e saj shtetërore dhe kombëtare.

Ministria e Punëve të Jashtme të Sërbisë fton autoritetet e Bahamas të rishqyrtojnë vendimin e vet dhe të kthehen tek respektimi i parimeve universale të së drejtës ndërkombëtare, të cilat janë baza e stabilitetit dhe paqes në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Presidentja kosovare Vjosa Osmani njoftoi se Bahamasi e njohu Kosovën dhe se ajo nënshkroi në kryeqytetin e këtij vendi marrëveshje dypalëshe për njohjen dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me kryeministrin Filip Dejvis.