Vuçiq: Siria nën ndikimin e Turqisë, pritej njohja e Kosovës

Aleksandar Vučić
Burim: Kosovo Online

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se ishte i pritshëm lajmi për njohjen siriane të Kosovës duke ditur se Siria është nën ndikimin e madh të Turqisë.

“Ajo çka ishte e pritshme, ka qenë njohja nga ana e Sirisë. Ka qenë e qartë sesa domethënëse ishte qasja e Bashar Al Asadit kur ishte në pushtet. Është e qartë kur dikush vjen në pushtet që është nën ndikimin e madh të një prej vendeve kyçe në rajon siç është Turqia, nuk është e tepërt që të thuhet se ishte e pritshme”, u tha Vuçiq gazetarëve pas pjesmarrjes në Konferencën e Përgjithshme të UNESKO në Samarkand.

Vuçiq konstatoi se i njëjti dorëshkrim tashmë ndodhet në Riad, ashtu sikurse ishte vitin e kaluar në Antalia.

“Thirrën ministrin tonë të punëve të jashtme e më vonë thonë se nuk kanë kohë për takim dypalësh, e më pas Sudani njohu Kosovën. Këta janë ata që janë zonë e vërtetë lufte, ku nuk e di se kush e pi dhe kush paguan. Besoj se forcat e spërkatura të cilat ishin kundër njohjes, do fitojnë në këtë konflikt. Në Siri, gjithçka pritej-marrin urdhër dhe atë që marrin ashtu dhe sillen. Vështirë të ruhet vendimmarrja e pavarur siç ka qenë më parë", theksoi presidenti i Serbisë.

Ky i fundit tha se brenda pak ditësh "do të ketë diçka për t'i lumturuar".

Do të presë, thotë, që të mos t’a akuzojnë për errësimin e disa gjërave apo ndryshimin e temës para tubimeve të mëdha.

"Dhe në 10 ditët e ardhshme, do të kemi diçka për t'i lumturuar. Do të vijojmë luftën për ruajtjen e Sërbisë në kufijtë e veta që njihen ndërkombëtarisht. Kjo është maratonë dhe jo garë 50 metrash. Duke pasur parasysh se ndaj kujt po garojmë dhe që janë më të fuqishmit në botë, që dëshirojnë që të na marrin tokën dhe territorin, mirë po mbahemi", nënvizoi Vuçiq.

Ky i fundit përcolli se për Sërbinë ka qenë mjaft e vështirë të mbronte pozitën e vet dhe për këtë arriti me numër të madh aktivitetesh diplomatike.

"Kemi ruajtur pozitën e së drejtës ndërkombëtare në UNESKO", theksoi Vuçiq duke shtuar se është lajm i mirë që Kosova, si pjesë e ndarë e territorit të Sërbisë, nuk është prezent në konferencë.

Ai tha se në korridoret e Konferencës së 43 të Përgjithshme të UNESKO e cila për herë të parë mbahet jashtë Parisit, pati takime me kryeministrin dhe zëvendëskryeministrin e Uzbekistanit dhe presidentin e Sllovakisë.

"Me Peter Pelegrinin bisedova rreth rrugës europiane të Sërbisë, si dhe marrëdhënieve dypalëshe, të cilat besoj se mund t'i përmirësojmë më tej", shtoi Vuçiq dhe njoftoi vizitën e ardhshme të presidentit të Sllovakisë në Sërbi deri në fund të këtij viti, duke shtuar se do të jetë mundësi më shumë për të përmirësuar më tej marrëdhëniet.

Vuri në dukje se me Pelegrinin bisedoi rreth mundësisë së formimit të grupit të punës që do të bashkonte Bratisllavën, Budapestin dhe Beogradin, për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta.

"Biseduam me presidentin Pelegrini për krijimin e grupit të punës me Budapestin dhe Bratisllavën, për të parë se çfarë na duhet të bëjmë për çështje të ndryshme, nga nafta e gazi. Të tentojmë të gjejmë zgjidhjen më të mirë për vendet tona", tha Vuçiq.

Vuçiq në Samarkand, u takua edhe me drejtorin e përgjithshëm të UNESKO.

Sërbët e Kosovës nisën të mbështesin shtetin e Sërbisë dhe presidentin sërb

Rreth thënieve të mediave se po "kopjonte bllokaderët", pasi grup sërbësh nga Kosova po ecin me këmbë drejt Novi Sadit për t’i ofruar mbështetje, Vuçiq kujtoi se edhe sërbët e Kosovës erdhën në takimin e 12 prillit, në të cilin i ftoi, sepse atëherë, ashtu sikurse dhe tani dëshirojnë, që të mbështesin Sërbinë dhe presidentin e Sërbisë.

"Ata (që u nisën prej Novi Pazarit) kanë shumë prej tyre nga partia e Sulejman Ugljaninit dhe unë këtë e respektoj, por kemi politika të ndryshme. Mua më mbështesin sërbët e Kosovës e Metohisë, ata Sulejman Ugljaninin. Nuk kam probleme me këtë", shtoi Vuçiq.

Tramp dhe Si janë partnerët e vetëm të barabartë në botë

Duke folur për takimin mes presidentëve të SHBA dhe Kinës, Donald Tramp dhe Si Gjinping, presidenti i Sërbisë tha se është mirë për botën që biseda e tyre përfundoi me sukses.

"Ne jemi të lumtur që kjo bisedë përfundoi me sukses, është mirë për botën. Për ne është e rëndësishme që kjo kaloi mirë dhe nuk duhet të dimë të gjitha detajet, sepse kemi raporte shumë të mira me Kinën dhe po përpiqemi të ndërtojmë marrëdhënie më të mira me SHBA", tha Vuçiq.

Lidhur me faktin se Tramp pakësoi tarifat e vendosura ndaj Kinës, presidenti i Sërbisë tha se biseda mes Trump dhe Si, është-bisedë mes dy partnerëve të barabartë.

"Tramp nuk është në situatën që me Si të bisedojë si me të gjithë të tjerët, ata janë të vetmit partnerë të barabartë në botë, në aspektin ekonomik, ushtarak, politik dhe në çdo kuptim tjetër. Jam i lumtur për shkak të vendimeve racionale dhe të arsyeshme", shtoi Vuçiq.

Është mirë nëse Lukoil zgjidhi problemin e sanksioneve amerikane

Për rastin e njoftimit se kompania “Lukoil” u dakordësua me “Grupin Gunvor” për shitjen e të gjitha aseteve të kësaj kompanie ruse jashtë vendit, Vuçiq tha se do të jetë mirë për Sërbinë nëse ajo kompani nafte e zgjidhte problemin e sanksioneve amerikane duke shitur asetet e veta jashtë vendit.

"Jemi të lumtur nëse Lukoil i dha fund gjërave me këtë. Lukoil ka një numër të konsiderueshëm pikash shitjeje me pakicë në vendin tonë, importojnë rreth 100,000 ton derivate të naftës. Kjo do të zgjidhte një problem të vogël. Dhe nëse do të zgjidhet apo jo, mbetet për t'u parë. Na ngelet problem shumë i madh se kaq, rafinerinë, NIS. Shpresoj se këtë do të jemi në gjendje t’a zgjidhim në ditët pasuese", shtoi Vuçiq.