Indonezia në linjën e mbrojtjes së të drejtës ndërkombëtare, a mundet që lobistët e njohjes së Kosovës të lëkundin qëndrimin e saj?

Indonezija Beograd Prišina, ilustracija
Burim: Kosovo Online

Për anëtaren e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, ASEAN, prej këtij viti dhe e BRIKS, Indonezia, Kosovën e shikon si pjesë përbërëse të Sërbisë. Ndonëse e ekspozuar ndaj presioneve dhe ndikimeve të forta lobuese, sipas vlerësimit të bashkëbiseduesve të Kosovo Onlajn, njohës të mirë të situatës në vendin me popullsinë më të madhe myslimane në botë, qëndrim i tillë është i natyrshëm sepse ky vend udhëheq politikë të jashtme të pavarur, respekton Kartën e KB dhe ka përvojën e vet me lëvizjet separatiste. Megjithatë, aleatët e Prishtinës, në vend të parë Shqipëria, nuk heqin dorë nga tentativat për të bindur Xhakartën të ndryshojë qëndrimin e vet.

Shkruar nga: Dushica Radeka Gjorgjeviq

Që Indonezia nuk do ta ndryshojë qëndrimin e vet në këndvështrimin e mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës, pavarësisht ekspozimit të vazhdueshëm ndaj presionit për të ndryshuar këtë vendim, këtë e tha dy vite të shkuara ish shefja e diplomacisë indoneziane Retno Marsudi.

Megjithatë, në lobimin për njohje të reja të Kosovës, Tirana nuk humbet asnjë mundësi, kështu që presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, duke marrë kredencialet e ambasadores së re indoneziane me bazë jo-rezidente, Listiana Operananta, i bëri thirrje Xhakartës të shqyrtojë njohjen e Kosovës dhe ofrimin e mbështetjes për anëtarësimin e saj në organizmat ndërkombëtare.

Para kësaj, në fillim të nëntorit, ish-presidentja kosovare Atifete Jahjaga tha në Forumin e 9 Botëror të Paqes në Xhakarta se njohja e pavarësisë së Kosovës është akt që forcon vlerat demokratike dhe krijon hapësirë ​​për bashkëpunim më të thellë.

Ish ambasadori i Sërbisë në Indonezi Sllobodan Marinkoviq, thotë për Kosovo onlajn se presioni ndaj Indonezisë që të njohë Kosovën po zgjat në dekadën e dytë, por që pozita kryesore e këtij vendi, si një ndër më të rëndësishmit e kësaj pjese të botës, është se ndjek politikë të jashtme të pavarur.

“Ata thonë se kanë politikë të jashtme elastike dhe të pavarur”, bën të ditur Marinkoviq. 

Presionet nga brenda

Presionet ndaj Indonezisë që të njohë Kosovën, sipas fjalëve të bashkëbiseduesit tonë, po zgjasin prej dy dekadash ku i reziston presioneve të brendshme për këtë çështje pasi disa parti në Indonezi gjithashtu i qëndrojnë kësaj.  

Marinkoviq ndërkaq thotë se Indonezia njeh tërësisht Rezoltën 1244 të Kombeve të Bashkuara sipas të cilës Kosova e Metohia janë pjesë përbërëse e Republikës së Sërbisë dhe se i qëndrojnë idesë që mosmarrëveshjet dhe problemet të zgjidhen përmes negociatave.

“Në konferencën e Organizatës së vendeve islamike ku Indonezia është një prej anëtarëve më të çmueshëm, gati përvit miratohen rezoluta të cilat të gjitha vendet islamike ftohen që të njohin Kosovën, ndërsa Indonezia qëndron e rezervuar. Ajo parimisht mbështet Sërbinë në organizmat ndërkombëtare kur bie fjala për kërkesat e pranimit të Kosovës në UNESKO apo Interpol apo çdo lloj organizate tjetër ndërkombëtare, mban parimet e palëkundura të së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së KB çka ushqen ashtu sikurse dhe ne, miqësi tradicionale mes dy vendeve”, thotë ky diplomat.

Rreth asaj nëse qëndrimi i Indonezisë ndikon dhe tek vendet e vogla në rajon, bashkëbiseduesi ynë thotë se kur vendi më i madh mysliman nuk e njeh Kosovën, atëherë këtë nuk do t’a bëjnë as vendet e tjera të vogla anëtare të ASEAN.

“Sikurse besoj se Indonezia kurrë nuk do t’a njihte mënyrën me të cilën është krijuar Kosova, ashtu dhe këtë nuk do t’a bëjnë as Filipinet, Vietnami as dhe Kamboxhia. Nëse nuk ka varësi prej ndonjë fuqie të madhe që është pro dhe sponzorison pavarësinë e Kosovës, shumica e vendeve të ASEAN, pozita jonë është mjaft e sigurt dhe stabile” shpreh bindjen Marinkoviq.

Begaj shfrytëzon terrenin 

Analisti politik nga Prishtina Shkëlzen Maliqi megjithatë beson se meqënëse disa vende islamike gjatë këtij viti kanë njohur Kosovën, ndoshta egziston shans që dhe Indonezia të ndryshojë qëndrimin e vet për këtë çështje.

“Presidenti i Shqipërisë me gjasa përmes lidhjeve të veta ka ndjerë terrenin pasi tashmë disa vende islamike kanë njohur Kosovën. Atëherë ndoshta egziston shans që dhe Indonezia të ndryshojë qëndrim. Ka gjasa që kjo të kalojë përmes Turqisë dhe përmes disa lidhjeve të tjera që të forcohet ky trend që vendet islamike të njohin pavarësinë e Kosovës” vlerëson Maliqi për Kosovo Onlajn. 

Riorganizimi i situatës globale e gjeopolitike, siç beson, duket se po e përshpejton këtë proçes.

“Dhe mbrojtja e Sërbisë ndikon gjithashtu tek ajo që shumë vende të cilat më herët na një farë mënyre kanë patur lidhje me Beogradin qysh prej kohës së Titos nga ajo e Lëvizjes së të Paangazhuarve, tashmë mund të dekurajohen apo të kenë disa interesa të tjera” mendon Maliqi.

“Prej njohjes së Kosovës nuk ka asgjë”

Bashkëpunëtori i lartë shkencor në Institutin për Politikë Ndërkombëtare dhe Ekonomi në Beograd, Aleksandar Mitiq, na thotë se para dy muajve ishte në Indonezi dhe se pati mundësinë të bisedonte me zyrtarët e atjeshëm dhe se qëndrimi i Xhakartës është mjaft i qartë-se nuk ka asgjë për njohjen e Kosovës, Megjithatë ai paralajmëron se nuk duhet të harrojmë përpjekjet mjaft intensive si të Ankarasë ashtu dhe të Tiranës në periudhën e mëparshme, si dhe rolin negativ të Riadit për çështjen e Sirisë, e cila njohu Kosovën në tetor.

Për rastin e lobimit të presidentit të Shqipërisë, Bajram Begai, i cili javën e kaluar i bëri thirrje Xhakartës të shqyrtojë ndryshimin e qëndrimit të vet dhe të njohë Kosovën, Mitiq për Kosovo Onlajn tha se kjo nuk është asgjë e re dhe se qysh prej vitit 2008, çdo herë kur një president shqiptar përfshirë dhe atë aktualin takohej me ndonjë zyrtar nga Indonezia, ka patur të njëjtën kërkesë: rishqyrtoni atë që pretendoni se Kosova është pjesë e Serbisë.

"Është krejtësisht normale që Tirana, e cila lobon për shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës, si pjesë e politikës së saj shqiptaromadhe, lobon dhe tek Indonezia shtetin më të madh mysliman në botë dhe vendin e katërt më të populluar në botë. Megjithatë, Indonezia nuk e ka ndryshuar qëndrimin e vet qysh prej vitit 2008, pavarësisht faktit se Malajzia fqinje praktikisht menjëherë njohu pavarësinë e Kosovës, e cila është gjithashtu shtet me shumicë myslimane. Më vonë, në mesin e viteve 2010, disa vende që janë pjesë e Shoqatës së Shteteve të Azisë Juglindore (ASEAN), si Brunei, i cili është gjithashtu fqinj i Indonezisë apo Tajlandës, njohën shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës, megjithatë, Indonezia mbeti shumë e vendosur në qëndrimin e vet", bën të ditur Mitiq për Kosovo Onlajn.

Indonezia, sikurse thotë, qëndron e palëkundur në qëndrimin se Kosova është pjesë përbërëse e Republikës së Sërbisë, në linjat e mbrojtjes së të drejtës ndërkombëtare, por dhe në linjat mbrojtëse të integritetit të saj territorial pasi prej dekadash ka patur probleme serioze me lëvizjet separatiste.  

Ky vend, thotë ai, prej dekadash ka patur probleme me lëvizjet separatist, ndërsa në vitin 2005 u arrit marrëveshja në lidhje me provincën e Acehut e cila prej atëherë ka paqe dhe jo konflikte.

"Aceh fitoi autonomi të plotë atë çka ne i ofruam si zgjidhje për Kosovën e Metohinë. Në rastin e Indonezisë, kjo u pranua dhe qysh atëherë mbretëron paqja dhe kjo çështje është zgjidhur, por gjithmonë qëndron frika se në një moment ndonjë lëvizje separatiste mund të riaktivizohet, veçanërisht ndoshta e inkurajuar nga jashtë. Kështu që qëndrimi i Xhakartës është i kuptueshëm, ashtu sikurse është e kuptueshme që ne, si Republika e Sërbisë, jemi jashtëzakonisht të interesuar që Xhakarta të mbajë këtë qëndrim", thekson Mitiq.

Gjithësesi, me nënshkrimin e marrëveshjes së qeverisë indoneziane dhe kryengritësit separatistë në provincën e Acehut në vitin 2005 erdhi pas shtatë muajsh negociatash nën negociuesin e mirënjohur askush tjetër sikundër në Prishtinë e Beograd ish presidenti finlandez-Marti Ahtisari.