Muhaxhiri: Çështja e BKS ka qenë ndasia kryesore mes Kurtit dhe Osmanit

Artan Muhadžiri
Burim: Kosovo Online

Ndasia kryesore mes presidentes kosovare Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti ka qenë çështja e BKS si dhe në raport me bashkësinë ndërkombëtare, beson analisti politik Artan Muhaxhiri. Sikurse thekson për Kosovo onlajn, ndërsa qasja e Osmanit ndaj bashkësisë ndërkombëtare është pragmatike, mënyrat e Kurtit kanë sjellje radikale.

Muhaxhiri thotë se Kurti dhe Osmani në fillim dëshironin të përcillnin pamjen e harmonisë mes tyre çka sikurse shton ai, ishte e pamundur pasi vinin nga mjedise të ndryshme.

"Tashmë këto ndasi janë bërë mjaft të dukshme. Mendoj se ndasia më e rëndësishme në raport me bashkësinë ndërkombëtare pasi Kurti ka mënyra radikale të të sjellurit me bashkësinë ndërkombëtare. Me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe anëtaret më të rëndësishme të BE si Gjermania, Franca dhe Italia. Presidentja Osmani aty ka mënyrë reaaliste pragmatike të të sjellurit" ka thënë Muhaxhiri.

Tjetër ndasi e madhe në qëndrimet mes Kurtit dhe Osmanit është drafti i BKS sipas të cilës erdhi dhe konflikti më i ri mes liderëve të Kosovës.

"Veçanërisht kur diskutohet Bashkësia e Komunave Sërbe, egziston ndasi e madhe pasi kryeministri pati mundësinë të përcillte draftin në Gjykatën Kushtetuese çka nuk e bëri. Presidentja Osmani ka qenë për një hap më tepër dhe për hyrjen në Këshillin e Europës dhe mendoj se kjo është ndasia më e rëndësishme", shtoi Muhaxhiri.

Osmani me ardhjen tek Vetëvendosja, solli dhe organin e saj votues, kështu që konflikti me Kurtin si kryetar i asaj partie mund të nënkuptojë 300 mijë vota më pak sesa çfitoi Osmani në zgjedhjet presidenciale.

“Është e qartë se ajo i ka marrë votat LDK dhe i përcolli tek Vetëvendosja. Këto janë votat e tyre dhe nëse nuk ka marrëdhënie të mira me Vetëvendosjen, ata votues nuk do t’a votojnë më për atë parti”, ka shtuar Muhaxhiri.

Kurti dhe Osmani dërguan pamje të brezit të ri të liderëve që janë të gatshëm të bashkëpunojnë, thotë Muhaxhiri dhe shton se konflikti po dëmton imazhin e tyre dhe po shkakton zhgënjim tek elektorati.

“Gjithashtu egziston problem i madh me imazhin e Kurtit, si dhe me imazhin e raportit mes Kurtit dhe Osmanit, sepse ata pas zgjedhjeve të vitit 2021 krijuan imazhin e një lidershipi të ri, brezi të ri liderësh që janë më shumë. konstruktivë dhe të gatshëm për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin sesa me brezin e vjetër të liderëve, por tani e njëjta gjë po u ndodh atyre. Ky do të jetë  zhgënjim i madh për votuesit në Kosovë, sepse shpresonin tek përparimi i ri i epokës së re. epokës së re të liderëve, ndërsa tashmë kjo atyre po u kthen tek lojërat politike mediokre që kemi parë në 25 vitet e fundit”, përmbylli Muhaxhiri.