Muhaxhiri: Nuk ka negociata për kërkesat e BE dhe SHBA për normalizimin e situatës në veri
Sociologu dhe analisti politik nga Prishtina Artan Muhaxhiri thotë për Kosovo onlajn se kërkesat europiane për qetësimin e situatës në veri, të cilat mbështeten plotësisht nga SHBA, nuk mund të negociohen pasi, ruajnë të vetmin opsion të realizueshëm e cila realisht mund të çojë në normalizimin e situatës.
Muhaxhiri thotë se dialogu mes Kosovës dhe Sërbisë është projekt i rëndësishëm gjeostrategjik dhe gjeopolitik dhe kushdo që pengon investimet e mëdha dhe planet pragmatike afatgjata të komunitetit ndërkombëtar, do të përballet me kundërshtime dhe reagime të mëdha nga aktorët kryesorë.
“Çdo palë që kthehet me vullnet në “dele të zezë” dhe identifikohet si bllokmene dhe penguese, do të përballet me pasoja fondamentale ndërkombëtare, pezullim të menjëhershëm nga të gjitha planet për bashkëpunim të rëndësishëm në të ardhmen që çon në integrimin europian dhe ndëshkohet duke u anashkaluar prej iniciativave madhore, të gjitha këto, deri sa mos të shkohet në ndryshimin e qasjes” thotë Muhaxhiri.
Kështu i’u përgjigj Muhaxhiri pyetjes se çfarë pasojash mund të pasojnë nëse tre kushtet e deklaruara prej shefit të diplomacisë europiane, Zhozef Borelli për qetësimin e situatës në veri-zgjedhjet e reja, pjesëmarrjen e sërbëve në to dhe formimi i BKS. Këto u përsëritën edhe prej të dërguarve të SHBA dhe BE Gabriel Eskobar e Mirosllav Llajçak gjatë vizitës në Prishtinë.
“Humbjet politike do të jenë të mëdha dhe shumështresore për të gjithë, por më së shumti për Kosovën dhe Sërbinë, nëse shkohet deri tek ndalja e rrjedhës së programuar të progress-dialogut dhe arritjen e marrëveshjes përfundimtare historike” thotë Muhaxhiri.
komentet