Muhaxhiri: Opozita e ka marrë mësimin dhe po përpiqet të fitojë votat e diasporës

Analisti Artan Muhaxhiri thotë për Kosovo online se në prag të zgjedhjeve parlamentare, të gjitha partitë po përpiqen të fitojnë vota nga diaspora, dhe pasi që partitë opozitare tani janë shumë më të angazhuara në SHBA dhe Evropë sesa në zgjedhjet e mëparshme, vlerësimi i tij është se kjo mund të ndikojë në përqindjet në rezultatet e zgjedhjeve.
“Në zgjedhjet e mëparshme njerëzit vinin me aeroplanë dhe autobusë për të votuar për Kurtin dhe ky është një nga faktorët që ka ndikuar që ai të marrë 50 plus për qind të votave sepse LDK, PDK dhe AAK ishin në gjumë dhe nuk investuan në diasporë. Të gjithë e kanë marrë mësimin dhe tani duan ta ndryshojnë këtë”, thotë Muhaxhiri.
Këtë herë, shtoi ai, të gjitha partitë dëshirojnë t'i ringjallin lidhjet e tyre në diasporë dhe t'i përdorin ato për përfitime politike.
"Ata udhëtojnë në Amerikë ose Evropë. Përfaqësuesit e LDK-së po ringjallin lidhjet me njerëz që ishin në strukturat e tyre në vitet '90, dhe PDK edhe AAK me njerëz që ishin të lidhur me luftën dhe komandantët. Megjithatë, mendoj se kjo është vetëm provizore sepse asnjë parti nuk ka një plan real se si ta integrojë diasporën dhe të krijojë lidhje me biznesmenë dhe afaristët, por duan t'i fitojnë votat e tyre me retorikë patriotike dhe populizëm”, thekson ky analist.
0 komentet