Binjaku: Arsimi në Shqipëri është shembur seriozisht, të rinjtë janë lehtësisht në objektivin e grupeve kriminale e radikale

Entela Binjaku
Burim: Kosovo Online

Profesoresha e Fakultetit të Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës Entela Binjaku, paralajmëron se një numër jashtëzakonisht i madh i të rinjve në Shqipëri, nuk ndjekin shkollën ose nuk janë aktivë në punë dhe vlerëson për Kosovo Onlajn se kjo i bën ata objektiva të lehta të grupeve kriminale dhe rrjeteve radikale fetare.

Binjaku bën të ditur se në rastin e arsimimit të duhur dhe punësimit normal, ata do të ishin fuqi punëtore aktive dhe shumë e dobishme për Shqipërinë. Fatkeqësisht, grupet kriminale sot i joshin lehtësisht duke shfrytëzuar varfërinë e tyre, nivelin e ulët arsimor dhe paaftësinë e tyre për punë.

“Statistikat tregojnë se në qelitë e burgjeve pjesa më e madhe e të dënuarve, janë të moshes së re. Këta të rinj merren me shpërndarje droge, posedojnë, tregtojnë dhe përdorin armë zjarri apo armë të ftohta. Mjaft nga ata u përfshinë në plaçkitje”, spegon bashkëbiseduesja jonë.

Ajo thekson se një numër i madh i të rinjve që kanë braktisur arsimin e detyrueshëm në shkollat ​​9-vjeçare, janë tërhequr edhe në rrjetet radikale fetare.

“Në këtë rast bëhet fjalë rreth tërheqjes shpirtërore që këto rrjete ushtrojnë tek ta. Ata gjenden në këto rrjete, pasi nuk mund të gjenden në shoqëri. Ata veten e shikojnë tek idetë ekstremiste të këtyre grupeve fetare. Të mos harrojmë se të rinjtë kanë ambicie dhe ëndrra për jetën. Dëshirojnë të marrin arsimin e duhur, të punësohen dhe kërkojnë shumë nga vetja, por nuk kanë rast të realizojnë dëshirat e tyre. Kjo i bën ata gjithnjë e më të prirur ndaj sjelljeve të dhunshme”, thotë sociologia nga Tirana.

Ajo spegon se egziston mospërputhje mes aspiratave të tyre dhe mundësive që ofron tregu i punës dhe sistemi arsimor.

“Shikojmë të rinj që janë shumë të interesuar të përparojnë në jetë, por që nuk mundin si pasojë e kualitetit të keq të sistemit shkollor. Kjo është një nga arsyet kryesore dhe përse të rinjtë emigrojnë në masë”, thotë Binjaku.

Kjo e fundit shton se sistemi arsimor është në kolaps vit pas viti.

“Në Shqipëri egziston nivel shumë i lartë analfabetizmi funksional, pra të rinjtë dinë të shkruajnë e të lexojnë, por kanë nivel të ulët arsimor dhe intelektual për t'iu përgjigjur nivelit që kërkon tregu i punës dhe për të kuptuar dhe shfrytëzuar informacionet që marrin. Niveli i sistemit arsimor në Shqipëri, nga viti në vit është në rënie. Ndonëse fëmijët shkojnë në shkollë, nuk marrin nivelin që duhet të kenë”, thotë Binjaku.

Kjo e fundit vlerëson se niveli kaq i ulët arsimor në vend, nuk i lejon të rinjtë të ndryshojnë jetën e tyre, për këtë arsye shumë lehtë orjentohen tek krimi, duke besuar se kështu do të kenë më shumë benefite.

“Këtë problem e kemi në të gjitha zonat e Shqipërisë. Pamjaftueshmëria e arsimimit dhe punësimit, sjell në atë që të humbasin lidhjet e qëndrueshme që kishin më herët me familjen, të humbin vlerat me të cilat familja shqiptare edukoi anëtarët e saj dhe sa më shumë të orjentohen tek kriminaliteti. Kjo tregohet dhe tek numri i madh i të rinjve të dënuar nëpër burgje dhe të rinjve që janë protagonistë të ngjarjeve thuajse të përditshme kriminale, paralajmëron ajo.