Muhaxhiri: Premtimi i Kameronit rreth njohjeve të reja ka domethënie të dyfishtë

Artan Muhadžiri
Burim: Kosovo Online

Analisti Artan Muhaxhiri ka thënë për Kosovo onlajn se premtimi i shefit të diplomacisë britanike Dejvid Kameron rreth njohjeve të reja ka domethënie të dyfishtë-mbështetje të fortë për Qeverinë e Kosovës dhe kryeministrit Albin Kurtit për vijimin e dialogut, si dhe mburojë simbolike për kompromise të domosdoshme të cilat priten nga udhëheqja prishtinase gjatë periudhën vijuese.

Ai thekson se vizita e Kameronit në Prishtinë, është në përputhje me strategjinë e dakordësuar me SHBA, BE dhe faktorët tjerë relevant që përmes hapave të shpejta dhe kualitative të shkohet drejt marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Sërbisë.

“Rajoni ynë ka rëndësi gjeostrategjike dhe gjeopolitike, e për këtë aktorët më të fuqishëm politikë globalë dëshirojnë të kenë përfshirje të vazhdueshme thelbësore në zhvillimet delikate të tij” ka speguar Muhaxhiri.

Ky i fundit tha se viti 2024 është viti i zgjedhjeve në SHBA, BE dhe shumë vende të tjera, ndaj është jashtëzakonisht e rëndësishme që investimet e deritashme dhe përparimi në dialog të kurorëzohen me marrëveshje historike, para fillimit të periudhës potenciale të pasigurisë zgjedhore.

“Premtimi i Kameron për të ndihmuar në arritjen e njohjeve të reja për Kosovën, ka kuptim të dyfishtë. Kjo është mbështetje e fortë publike për Qeverinë e Kosovës dhe kryeministrin Kurti për vazhdimin e dialogut, veçanërisht për shkak të ngecjes aktuale në lidhje me shtyrjen e implementimit të Bashkësisë së Komunave me shumicë sërbe dhe zgjedhjeve në Sërbi. Gjithashtu shërben edhe si mburojë simbolike për kompromiset e domosdoshme të cilat priten prej udhëheqësisë kosovare në periudhën e ardhshme. Ideja është që-me mbështetjen e fuqishme britanike-të lehtësohet disi konteksti i vendimeve të vështira që kërkohen prej kryeministrit Kurti”, thekson Muhaxhiri.