Nastiq: Problemi nuk është në Beograd, por në krye të qeverisë së rrezikshme në Prishtinë
Problemi nuk është në Beograd, por në krye të qeverisë së rrezikshme në Prishtinë e cila nuk kultivon vetëm fantazi shqiptaromadhe por dhe nxit konfliktet etnike në Kosovë, duke pamundësuar bashkëjetesë paqësore, tha deputetja e Të Majtës Gjermane në Bundestag Zhaklin Nastiq.
“Ndërsa politikanët kryesorë të BE të udhëhequr nga Mihael Rot nga Partia Socialdemokrate e Gjermanisë (SPD), në një letër drejtuar Komisionit Europian, bëjnë thirrje për largim nga 'Beogradqëndra politike' dhe në këtë mënyrë tentojnë të marrin përgjegjësinë për tensionet dhe konfliktet vetëm në veri të Kosovës qeverisë në Beograd, pavarësisht mediave dhe publikut politik në Gjermani, fajësohet kryeministri i Kosovës Albin Kurti, të cilin "qeveria e semaforëve" gjermane e lavdëroi shumë, për misionin shqiptaromadh në Maqedoninë e Veriut” ka shkruar Nastiq në rrjetin “X”.
Kjo e fundit rikujton se kryeministri kosovar Albin Kurti, së fundmi ka qëndruar privatisht me partitë opozitare shqiptare në Tetovë, i rrethuar nga simbole dhe flamuj të shqiptaromadh.
Ajo theksoi se pasoi skandali diplomatik ashtu sikurse qeveritë e Maqedonisë së Veriut dhe Sërbisë, si dhe partitë e atjeshme opozitare, dënuan këtë si "sulm ndaj Maqedonisë së Veriut si shtet multietnik".
„Madje disa tani kërkojnë që t‘a shpallin ‘person të padëshiruar’! Sidomos duke pasur parasysh faktin se “UÇK” terroriste ishte e armatosur rëndë në vitin 2001 dhe tentoi të impononte ideologjinë e saj shqiptaromadhe në Maqedoninë e atëhershme, kështu që zemërimi i qeverisë maqedonase për vizitën e Kurtit është më se i kuptueshëm” tha ajo.
Nastiq thekson se në letrën drejtuar Komisionit Europian, nismëtarët rreth Mihael Rote e njohin shtetin e 'Kosovës' si 'demokraci funksionale'.
"Sesa mirë funksionon kjo "demokraci" mund të shihet sërish kohët e fundit-para disa javësh qeveria kosovare i mori licencën televizionit kryesor privat "Klan Kosova". Diçka më vonë dhe MTS doo, filialit të operatorit telekomunikues Telekom Sërbia, i’u mor liçensa operuese” ka shkruar ajo.
Nastiq vlerësoi se nuk është surprizuese që nuk ka pasur kritika për skandalin diplomatik në Maqedoninë e Veriut apo censurën në Kosovë nga qarqet e "koalicionit semaforik" në Gjermani, mbi të gjitha nga Ministria e Punëve të Jashtme e udhëhequr nga Të Gjelbrit. Pas të gjithave deri më sot heshtin për arrestimet, sulmet dhe sulmet ndaj kishave ortodokse të cilat janë shtuar ndjeshëm veçanërisht qysh kur Kurti erdhi në pushtet. Mbështetësit e letrës së zjarrtë, të cilët bëjnë thirrje për “kthimin e ekuilibrit dhe proporcionalitetit në marrëdhëniet me Kosovën dhe Sërbinë” u duhet thënë: Problemi nuk është në Beograd, por në krye të qeverisë së rrezikshme në Prishtinë, e cila jo vetëm kultivon fantazi shqiptaromëdha, por nxit dhe konflikte etnike në Kosovë e Metohi, duke pamundësuar bashkëjetesën paqësore” nënvizoi ajo.
Nastiq theksoi se nëse edhe diplomatë të rangut të lartë si ambasadori amerikan në Prishtinë apo sekretari amerikan i Shtetit Blinken e konsiderojnë situatën aq serioze sa që me masa të ndryshme e kanë rritur presionin ndaj Prishtinës, siç ka ndodhur së fundmi, kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë.
“Me letrën nismëtarët dëshirojnë të ndërtojnë përmbysjen mes autorit dhe viktimës dhe kjo është jo vetëm e pabesueshme, por edhe e rrezikshme. Kushdo që tani bën thirrje për 'rishqyrtim të kësaj qasjeje' po luan me duart e Kurtit dhe qeverisë së tij, me pasoja të rënda për sigurinë e pakicave në rajon" paralajmëroi Nastiq.
0 komentet