Nastiq: Atmosfera në të cilën sërbët jetojnë në Kosovë është tmerruese
Deputetja e të Majtës në Bundestagun gjerman Zhaklin Nastiq vizitoi në mars B&H, Sërbinë e Kosovën sepse siç tha ajo për N1, kërkonte të merrte përshtypje personale për njerëzit, të njihej me funksionimin e shtetit juridik dhe bashkëjetesës.
Ajo shtoi se ishte veçanërisht e rëndësishme për të sepse, siç tha, Gjermania "inkurajoi sulmin ilegal ndaj Sërbisë në vitin 1999 dhe njohu Kosovën.
Kur bie fjala tek përshtypjet e saja për Kosovën, ajo thotë se për sigurinë e saj është dashur të shoqërohet nga një polic i armatosur, gjë që, siç thotë ajo, tregon mjaft për situatën e atjeshme.
Ajo tregon se ka qenë edhe në Graçanicë dhe shton se është trembur nga gardhi me tela që rrethon këtë pjesë në mes të Europës.
“Manastiri duhet të mbrohet si të gjithë manastiret e atjeshme dhe kjo është e frikshme” thekson deputetja gjermane.
Kjo e fundit më herët vizitoi fëmijët e lënduar Stefan dhe Millosh Stojanoviq, të cilët u qëlluan një ditë para Krishtlindjes, sepse në Gjermani disa politikanë kryesorë pretendojnë se atentati i tyre ishte vepër e popullsisë sërbe.
Ajo ka qenë edhe me kryetarin e Komunës së Shtërpcës dhe në Mitrovicën e Veriut, ku ka biseduar me përfaqësues të Listës Sërbe.
“Atmosfera në të cilën jetojnë sërbët në Kosovë është e tmerrshme dhe më kujtoi paksa situatën me izraelitët dhe palestinezët” thotë ajo në N1 Studio Live.
Ajo shton se ka parë gjëra që dëshmojnë “përshkallëzimin e sjelljes së regjimit në Prishtinë, jeta e përditshme është e kufizuar dhe kështu parandalohet bashkëjetesa”.
Sulmet po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe kujton koktejin molotov që u hodh në kishën e Prizrenit me rastin e Pashkës.
“Dëgjoj informacione se këto raste nuk po ndiqen apo zgjidhen”, thotë ajo dhe shton se është e rëndësishme që ambasadori amerikan në Kosovë, shprehu shqetësimin për situatën dhe kërkoi hetim për sulme të tilla.
Nastiq beson se “qeveria në Prishtinë nuk është bindëse kur thotë se në anën e tyre ekziston vullneti për bashkëjetesë paqësore dhe për këtë, është e rëndësishme që BE të monitorojë respektimin e të drejtave të njeriut në Kosovë”.
Ajo tregon se ajo personalisht dhe partia e saj nuk e njohin pavarësinë e Kosovës dhe se do të flasë me kolegët e vet për gjithçka që ka parë.
“Është e rëndësishme të kthejmë vëmendjen tek publiku, të diskutojmë për këto tema, është e rëndësishme të vëmë në dukje rrethanat dhe të flasim haptazi dhe me sinqeritet për rezultatet e luftës që u zhvillua atje (1998 dhe 1999).
Ajo ka qëndruar edhe në Sërbi ku sipas saj ka biseduar me politikanë të ndryshëm.
“Bëhej fjalë për trajtimin e pasojave të bombardimeve në Pançevo dhe përdorimin e uraniumit të varfëruar dhe për të parandaluar bombardimet e uraniumit në të ardhmen. Është një armë shumë e rrezikshme dhe është po aq e rrezikshme t’a dërgosh në Ukrainë tani, jo vetëm për t'u përdorur kundër ushtarëve rusë, por është edhe e keqe për vetë ukrainasit” thekson ajo.
Nastiq ka folur edhe me shoqatat që janë në kërkim të personave të humbur në Kosovë, duke thënë se kjo kërkon mbështetjen e shteteve perëndimore që kanë marrë pjesë në luftë.
"Shtetet nuk hapin dosje që njerëzit të mund të gjejnë vendet ku janë varrosur," thotë ajo dhe kujton deklaratën e Karla del Ponte se perëndimi nuk ofroi ndihmë për të zgjidhur disa krime lufte.
Ajo foli edhe për presionin ndaj Sërbisë për t'iu bashkuar sanksioneve kundër Rusisë, të cilave, siç tregon ajo, shumica e botës nuk i’u bashkuan.
“Njerëzit në Sërbi mjaft i kanë përjetuar, kanë përjetuar sulmin e NATO që ishte shkelje e ligjit ndërkombëtar dhe ndjejnë padrejtësi për këtë”, përfundon ajo.
Nastiq ka komentuar edhe kërkesën e perëndimit që Sërbia t’a njohë Kosovën, duke vlerësuar se “njohja e saj, do të nënkuptonte edhe pranimin se lufta ishte e vlefshme”.
0 komentet