Ndalimi i Listës Sërbe: Goditje e Kurtit ndaj Beogradit, apo shuplakë bashkësisë ndërkombëtare?

Zabrana Srpske liste
Burim: Kosovo Online/Ilustracija

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ndaloi pjesëmarrjen e Listës Sërbe në zgjedhjet e ardhshme vendore sepse "disa nga kandidatët janë anëtarë të strukturave paralele të shpallura organizata terroriste dhe janë në kërkim". Për analistët, asgjë nuk është spektakolare-stërvitje praktike e efektit dézhavu. Paralajmërojnë se ky vendim nuk drejtohet vetëm ndaj sërbëve në Kosovë, por është dhe tentativë e Albin Kurtit për të testuar "vijat e kuqe" të bashkësisë ndërkombëtare.

Shkruar nga: Gjorgje Baroviq

Lideri i Lëvizjes Vetvendosja Albin Kurti në fund të vitit të kaluar, në prag të zgjedhjeve parlamentare, thirri se "humbi shansi historik" për të ndaluar Listën Sërbe.

Në radhë është "korrigjimi".

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ) mbrëmë vendosi që Lista Sërbe nuk i plotëson kushtet për zgjedhjet e ardhshme vendore.

"Kemi parti politike që ka trashëgimi terroriste dhe të tashme terroriste. Veç kësaj, egzistojnë dhe elementë të tjerë, njerëz që morën pjesë në sulme terroriste dhe sulme të ndryshme të tjera", tha Sami Kurteshi, anëtar i KQZ nga Lëvizja Vetëvendosja, duke speguar kërkesën për ndalim.
I’u bashkua dhe anëtari tjetër i KQZ nga kjo parti Alban Krasniqi.

"Vendimi përfaqëson fitore të rëndësishme për demokracinë, për integritetin e proçesit zgjedhor dhe për sigurinë qytetare e shtetërore", tha vetëm disa orë më pas bashkëshortja e tij, ministrja e Drejtësisë në mandatin teknik Albulena Haxhiu.

Ironike apo jo, ndalimi i Listës Sërbe erdhi vetëm disa orë pasi në Prishtinë u bisedua dhe me të ngarkuarën me punë në Ambasadën e SHBA në Prishtinë Ana Pratipati me kryeministrin me mandat teknik Albin Kurti. 

"Bisedova me kryeministrin në mandatin teknik rreth hapave që kuptojmë se ai dhe Vetëvendosja po shqyrtojnë, të cilat kanë të bëjnë me përjashtimin e disa partive politike nga pjesëmarrja në zgjedhjet e ardhshme vendore. Të jemi të qartë, besojmë se të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të kenë mundësinë e plotë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre", tha Pratipati.

Pas njoftimit të vendimit për ndalimin e Listës Sërbe, i pari që reagoi ishte shefi i Misionit OSBE në Kosovë, Xherard Mekgurk.

Ai vlerësoi se vendimi i KQZ po "minonte pluralizmin demokratik".

"Përjashtimi i aktorëve politikë minon pluralizmin demokratik, dobëson besimin tek institucionet dhe pakëson mundësitë që të gjitha komunitetet të përfaqësohen në mënyrë të drejtë", theksoi Mekgurk.
Kryetaroi i Listës Sërbe, Zllatan Ellek beson se fjala është për vazhdim e deklaratave "anemike" të bashkësisë ndërkombëtare mbi sjelljen e Prishtinës.

Në konferencën e jashtëzakonshme për gazetarët ai tha se ndalimi është "diskriminues dhe i kundërligjshëm" dhe njoftoi se LS do të ndërmarrë "të gjitha hapat e nevojshëm për të siguruar që kandidatët e saj për kryekomunarë dhe këshilltarë të jenë të çertifikuar".

Paralajmëroi se Albin Kurti me politikë të tilla "vizaton shënjestra në ballin e subjekteve politike, e para së gjithash Listës Sërbe", dhe kujtoi se disa ditë më parë, më 17 gusht, kandidatit për kryetar të Komunës së Zubin Potokut, Millosh Peroviqit, i’u dogj shtypshkronja, dhe se këtë mëngjes, kandidatit për këshilltar në Zveçan, Çaslav Sofronijeviqit i’u dogj automjeti. 

“Ky është veçse automjet, hekura-do blej një tjetër", tha Sofronijeviq për Kosovo onlajn.

Sqaroi se ajo çka i ndodhi është tentativë e qartë që të frikësojnë atë dhe familjen e tij. 

"Në këtë qytet jetoj prej 62 vitesh. Gjithë jetën time i’a kam kushtuar politikës paqësore, të jetojmë në këtë zonë, që ky qytet të bëhet, të kemi jetë të mirë. Duket se dikush vlerëson se politika nuk është e mirë dhe dëshirojnë të imponojnë të tyren…Fëmijët dhe nipërit e mi e panë zjarrin nga ballkoni, fqinjët vrapuan për të ndihmuar, por çfarë mbeti, mbeti” tha Sofrenijeviq.

Rreth vendimit të KQZ do të vendosë Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Peticione. Ky institucion ka rol kyç në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve zgjedhore dhe shpesh përfaqëson instancën e fundit kur bëhet fjalë për ankesat nga subjektet politike. PZPAP është organ i pavarur nga KQZ anëtarët e të cilit vijnë nga gjyqësori.

Ky institucion më 25 dhjetor të vitit të kaluar, pranoi ankesën e Listës Sërbe pasi KQZ duke përdorur të njëjtin argument, i ndaloi kësaj partie të merrte pjesë në zgjedhjet parlamentare.
Priten-vendime antiligjshme

Hulumtuesi i lartë në Institutin Demokratik të Kosovës Eugen Cakolli është i bindur që Paneli Zgjedhor dhe kësaj here do të marrë të njëjtin vendim. 
Vendimi i KQZ interpretohet si “i pritshëm-i paligjshëm”. 

“Ajo çka kemi parë dje në seancën e KQZ ishte diçka që me të vërtetë pritej. Prej kohësh kemi pasur diskurs antagonizmi në perceptimin e Listës Sërbe dhe përzierjen e madhe të përfaqësuesve ndërkombëtarë që biseduan me kryeministrin në largim Kurti dhe të tjerë për të mos përjashtuar partitë politike. Kjo ishte shenjë”, theksoi Cakolli për Kosovo Onlajn.

Ai theksoi se vendimi i KQZ nuk bazohet në ligj dhe ndaj ka mjaft gjasa të anulohet. 

“Besoj se ky vendim nuk bazohet në ligj dhe me gjasa do të anulohet nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Kundërshtime, i cili ka shumë gjasa të çertifikojë Listën Sërbe sepse përmbush kriteret ligjore”, beson Cakolli.

Kur është fjala për akuzat e Lëvizjes Vetëvendosja, të cilat përbëhen në vendimin e KQZ se Lista Sërbe është “organizatë terroriste”, Cakolli thotë se për të tilla deklarata duhet të egzistojë vendim gjykate.

“Ai vendim duhet të përcaktojë qartë se kësaj partie duhet t’i merret çertifikata. Deri atëherë, kanë të drejtën ligjore për të marrë pjesë”, beson Cakolli.

Ky i fundit shpreh bindjen se vendimi i KQZ është “shërbim për Listën Sërbe”.

“Ata do t’a shfrytëzojnë në zgjedhje si propagandë për të shënuar veten si viktima. Për më tepër, (vendimi i KQZ) kërcënon të bëhet armë propagandistike e shtetit sërb në skenën ndërkombëtare për të thënë se institucionet kosovare nuk janë të gatshme t’u lejojnë sërbëve të marrin pjesë në zgjedhje”, tha Cakolli.

Testimi i “vijave të kuqe” dhe “sërbët e përshtatshëm“

As për historianin Stefan Radojkoviq ndalimi i pjesmarrjes së Listës Sërbe në zgjedhjet vendore nuk ishte surprizues, por që paraqet presion të qartë ndaj komunitetit sërb në Kosovë. 

“Deklarata të ngjashme tashmë egzistojnë dhe tani po vijnë deri në përmbushjen e pjesshëm të tyre. Presioni ndaj komunitetit sërb është i dukshëm dhe e gjitha kjo në përputhje me orjentimin ideologjik të Lëvizjes Vetvendosja. Ata mbështetën idenë që vetëm popullsia lokale shqiptare e sërbe duhet të pyetet për vetëqeverisjen në Kosovë e Metohi. Kjo me të vërtetë do të thotë se sërbët e Kosovës e Metohisë mund të marrin pjesë në zgjedhje, por që nuk mund të kenë ndonjë lidhje, si reale apo perceptuese me Sërbinë dhe natyrisht dhe me institucionet e saja” ka thënë Radojkoviq për Kosovo onlajn.

Si “ironi” të veçantë ndan etiketimin e LS si “organizatë terroriste”.

“Për mua është veçanërisht interesante se ata Listën Sërbe e quajnë organizatë terroriste duke patur parasysh historinë e luftës shqiptare në Kosovë e Metohi kundër institucioneve të Sërbisë. Kjo ka ironi të veçantë” thekson ky historian.

Nuk ka dilema që vendimi i KQZ është mesazh i qartë i Prishtinës se dëshiron vetëm “sërbë të mirë“, por që beson se kjo “nuk do të bindë” sërbët që të votojnë për “proksit e Kurtit”.

“Ky është mesazh për komunitetin sërb që të vetmit ‘sërbë të mirë’ janë ata sërbë që mbështesin administratën e përkohshme prishtinase, e veçanërisht kryeministrin Albin Kurti. Por që kjo thjesht, nuk do të bindë komunitetin sërb që të votojë cilindo Albin Kurti proksi, por që me gjasa, nëse qëndron në fuqi ky vendim, ata do të votojnë cilëndo parti tjetër që prezanton autentikisht sërbët në Kosovë e Metohi” shpreh bindjen Radojkoviq.

Indikativ për të është mënyra në të cilën KQZ mori vendimin.

“Kundër (Listës Sërbe) ishin dy përfaqësuesit e Vetvendosjes, ndërsa përfaqësuesit e partive të tjera shqiptare kanë qenë thjesht abstenuese nga votimi çka është sygjeruar për disa gjëra. E para, shkaku i vendimit të tillë të KQZ bie vetëm mbi supet e Lëvizjes Vetëvendosje, çka ajo natyrshëm e dëshiron. Dëshiron të tregohet si parti që është e vetme për çështjen e ndikimit apo egzistencës në diçka çka perceptohet si ndikim i Sërbisë në Kosovë e Metohi” thotë Radojkoviq.

Abstenimi i partive opozitare, e para së gjithash e PDK dhe LDK, interpretohet si tentativë e tyre se “nuk bashkohet” se janë “aleat të sërbëve”.

“Por njëkohësisht nuk dëshirojnë që t’i bashkohen Lëvizjes Vetvendosja, por të distancohen nëse do të ketë ndonjë reagim të veçantë para së gjithash nga Uashingtoni” beson ky analist.

Paralajmëron se vendim i tillë nga KQZ, erdhi pas takimit me të ngarkuarën me punë në Ambasadën e SHBA Ana Pratipati me kryeministrin në mandatin teknik të Kosovës Albin Kurti në të cilën ajo “ja vuri qartë në dukje” se pret që “mos të ketë ndonjë bllokim” si për Listën Sërbe, ashtu dhe për partitë e tjera që vijnë prej komunitetit sërb.

“Albin Kurti teston se cilat janë ’vijat e kuqe’ për bashkësinë ndërkombëtare ndonëse në prag të kësaj mbledhjeje, e ngarkuara me punë e Ambasadës Amerikane i’a bëri qartë se diçka e tillë nuk është e dëshirueshme apo se nuk do të tolerohet” thekson Radojkoviq.

Ky i fundit beson se lëvizjet konkrete që do të përfshinin dhe sanksionimin e politikanëve të caktuar, do të ishte reagim i duhur i Perëndimit. 

“Ky do të ishte hap konkret, por që nuk jam mjaft optimist” konkludoi Radojkoviq.

Ndërkaq nuk pret “reagime të ahspra apo dënime të mëdha“.

“Nuk pritet asnjë reagim i ashpër apo dënim i madh e veçanërisht tek disa lëvizje konkrete të bashkësisë ndërkombëtare, veçanërisht të Uashingtonit. Por do të jetë interesante të shikohet sesa me të vërtetë Albin Kurti mund të levizë ’kufirin’ dhe të tregojë jobashkëpunim” beson Radojkoviq.