Nebojsha Virijeviqit i’u dha masa e arrestit 30 ditor

Nebojša Vlajić
Burim: Kosovo Online

Gjykata themelore në Mitrovicë ka vendosur masën e arrestit me burg 30 ditor për Nebojsha Virijeviqin nga Lleshka e Lleposaviqit i cili një ditë më parrë u arrestua pasi të mërkurën së bashku me bashkëqytetarët protestoi si pasojë e tentativës së ndihmës ministrit për komunitetet dhe kthim Radojica Radomiroviq të hynte në godinën komunale, konfirmoi për Kosovo onlajn avokati i tij Nebojsha Vllajiq.

Ky i fundit veçoi se masa e burgimit 30 ditor ka qenë e pabazuar dhe për këtë arsye do t’a ankimojë të hënën.

"Ky është me të vërtetë vendim tepër i ashpër dhe i panevojshëm. Këtu bëhet fjalë për çështje në të cilat qeveria qëndrore nuk duhet të përzihet, në cilin opsion qeveria qëndrore të paragjykojë dhe që një të favorizojë e mbrojë deri tek këto masa që këta të tjerët të mbahen në paraburgim“ ka thënë Vllajiq.

Ky rast siç tha ai, nuk është as për gjykatë.

Nebojsha Virijeviq u arrestua dje për veprën penale të kërcënimit.

Virijeviq së bashku me një numër qytetarësh dhe punonjësish të institucioneve publike, prej tre muajsh protestojnë para godinës komunale në Lleposaviq kundër imponimit të pushtetit të zgjedhur ilegalisht, ndërsa ishte mes tubuesve të cilët të mërkurën fishkëllyen Radomiroviqin i cili me grupin prej dhjetë personash, tentoi të hynte në godinë.