Neneziq: Prishtina nuk dëshiron të zbulojë synimet, vazhdon problemi i shpronësimeve 

Dragutin Nenezić
Burim: Kosovo Online

Diskutimet rreth shpronësimeve në Zubin Potok, nuk dhanë zgjidhje se për çfarë do t’u merren tokat në veri të Kosovës dhe çfarë do të ndërtohen në këto vende, ka thënë sot përfaqësuesi ligjor i sërbëve të Leposaviqit dhe Zubin Potokut, Dragutin Neneziq i cili druhet se problemi do të marrë përmasa më të gjëra, pasi Prishtina nuk dëshiron të zbulojë qëllimet e saj të vërteta.

“Nuk do të thosha se nuk u informuam për asgjë, morëm vesh se qëndrimi i qeverisë në Prishtinë është pafundësisht problematik, për të mos përdorur fjalë tjetër me këtë rast, se ata padyshim nuk kanë ndërmend të zbulojnë qëllimet e tyre të vërteta dhe të vazhdojnë për t’a vënë në jetë, jo për të zbatuar ligjin, por për t'i dhënë pamjen e ligjshmërisë asaj që është një sekuestrim i paligjshëm brutal i pronës me qëllim instalimin e një lloji, do të thoja, polici njëetnike parashtetërore", ka thënë Neneziq për Kosovo onlajn pas dëgjesës publike. 

Neneziq ka thënë se tani Prishtina do të ndërmarrë vendim përfundimtar për shpronësim, duke theksuar se të gjitha vendimet e marra deri më tani kanë qenë juridikisht problematike.

Neneziq thotë se Prishtina nuk do të tërhiqet nga ndërtimi i bazës e ndërkohë që problemi i konfiskimit ilegal i truallit do të vazhdojë.

"Zoti Murati tha se do t’a shikojmë, çka do të thotë se nuk jam i sigurtë nëse vërtetë kjo do të thotë se ata do të shkojnë me të vërtetë të kontaktojnë personat që janë prekur nga shpronësimi apo jo. Ata duhet të marrin tani një vendim paraprak, pasi nëse do të vazhdojnë kështu si deri më sot, të gjitha vendimet do të jenë me probleme ligjore. Të gjitha këto vendime paraprake duhet të kundërshtohen në gjykatë, këtë do ta shohim. Personalisht mendoj se kjo tregon se nuk egziston qëllimi për të hequr dorë nga kjo sjellje e mëtejshme e Prishtinës dhe kësisoj, kam frikë se ndërtimi i bazave, çfarëdo qoftë, do të çojë në një problem edhe më të madh", ka thënë Neneziq.