Nikolliq: Konfuzion total me regjistrimin, rezultatet do të shfrytëzohen kundër komunitetit sërb

Ivan Nikolić
Burim: Kosovo Online

Drejtori i OJQ "Komunikimi për zhvillimin e shoqërisë" (CSD) nga Graçanica, Ivan Nikolliq, ka thënë se regjistrimi i posa përfunduar i popullsisë në Kosovë mund të vlerësohet si "i vështirë për t'u speguar" dhe si "konfuzion total" dhe shtoi se rezultatet do të shfrytëzohen kundër komunitetit sërb, me të cilin sikurse thekson tashmë është mësuar.

“Në përgjithësi, konfuzioni total për të mos thënë më së paku dhe sërish e gjitha në kurriz të një personi të zakonshëm nga komuniteti sërb, i cili thjesht nuk di se çfarë të bëjë dhe mbështetet në veten e vet”, tha Nikolliq për Kosovo Onlajn.

Duke kujtuar se regjistrimi i popullsisë ishte shpallur për një kohë të gjatë dhe se mesazhi kryesor ishte se bojkoti do të ishte gabim i madh që do të rezultonte në buxhete më të vogla për komunat me shumicë sërbe, Nikolliq thotë se ai proces nisi në atë mënyrë që është vështirë të spegohet.

“Kur më në fund nisi regjistrimi ndodhi diçka që përsëri është e vështirë të spegohet. Kjo është diçka që kemi dëgjuar nga shumë njerëz, e kjo është se ata në radhë të parë nuk ishin të informuar në mënyrën e duhur. Ishin të hutuar nga mesazhet e ndryshme nga pala kosovare dhe sërbe për bojkot potencial apo shmangie. Nga ana tjetër nga Prishtina është folur edhe për dënimet që mund të merren për mosregjistrimin. Faktori i tretë që ishte konfuz ishte se nuk kishte kapacitet të mjaftueshëm në terren për të kryer siç duhet regjistrimin pasi një numër i madh njerëzish thanë se askush nuk i kishte vizituar”, theksoi Nikolliq.

Sipas fjalëve të tij, rezultatet e rregjistrimit mund të pasqyrojnë në pakësimin e buxhetit tek komunat me shumicë sërbe. 

“Kjo nuk është gjë e vogël pasi ai buxhet është i destinuar për qytetarët dhe mund të shfrytëzohet zgjuarsisht. Mund të ketë edhe pasoja konkrete, duke pasur parasysh se përmendet dënimi i atyre që nuk kanë qenë pjesmarrës në regjistrim. Nuk kishte konfirmime apo deklarata zyrtare se do të kishte penalitete. Gjithçka erdhi sërish me thashetheme, supozime dhe thënie. Mbetet për t’u parë”, ka thënë Nikolliq.

I pyetur se sa do të ndikojnë rezultatet e regjistrimit tek të drejtat e komunitetit sërb në Kosovë, Nikolliq thotë se dyshon se kjo do të ndodhë sepse ato të drejta-tashmë janë mjaft të kërcënuara.

“Të drejtat e sërbëve në Kosovë janë mjaftueshëm të kërcënuara, saqë kjo nuk mund të ketë ndikim të madh. Mund t'i shërbejë palës kosovare si argument se ne nuk meritojmë benefite shtesë. Nuk shikoj se do të shkohet në ndonjë linjë ekstreme” konkludon Nikolliq.