O'Brajan: Mbështetje në anëtarësimin e Kosovës tek organizmat ndërkombëtare, por Prishtina duhet të përmbushë detyrimet
Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin fuqishëm anëtarësinë e Kosovës në organizmat ndërkombëtare, por Prishtina duhet të përmbushë standartet e larta të këtyre organizmave, ka theksuar sot ndihmës sekretari i shtetit të SHBA për çështjet europiane dhe eurioaziatike Xhejms O'Brajen dhe shprehu shpresën se në ditët pasuese do të vijohet aktiviteti i qeverisë kosovare në zbatimin e marrëveshjeve me komunitetin ndërkombëtar, ku nënkuptohet dhe formimi i Bashkësisë së Komunave Sërbe.
O'Brajen në videobisedë me gazetarët, ka thënë se për çështjen e dinarit, i dërguari i BE për dialog Mirosllav Llajçak ka shfaqur propozime specifike.
"Asnjë qeveri nuk do të duhet të ndërmarrë veprime të cilat do të varfëronin qytetarët. Në veri të Kosovës numër shumë i madh i qytetarëve që janë përballur me problemet e sigurimit të nevojave të përditshme. I dërguari i SHBA Gabriel Eskobar ishte në vendngjarje dhe konfirmoi se mënyra me të cilën rregullorja e Bankës Qëndrore të Kosovës zgjodhi-rëndon jetën e qytetarëve” ka sqaruar O’Brajen.
Për këtë ai thotë se ky nuk ishte vendim i mirë i qeverisë.
O'Brajen ka theksuar dhe se SHBA shpresojnë tek masat të cilat do t’u mundësonin qytetarëve që të mund të blenin nevojat e përditshme.
Ai vlerëson se rregullorja ka ardhur në kohë të papërshtatshme, pasi vjeshtën e kaluar u arritën një sërë marrëveshjesh, të cilat u kanë mundësuar qytetarëve në veri të Kosovës të paguajnë korrentin, ndërsa tani përmes kësaj rregulloreve të BQK kjo nuk u mundësohet.
“Dëshirojmë të shikojmë përparim praktik për të siguruar që komuniteti në veri të mund t'i paguajë detyrimet e veta edhe ndaj institucioneve kosovare”, shtoi ai.
O'Brajan tha se e kupton se qeveria kosovare dëshiron të dijë se "çfarë monedhe hyn në vend", por shtoi se vendimi rrit tensionet dhe inkurajon retorikën nacionaliste që duhet të pakësohet.
"Kosova do të përballet me procese të rëndësishme votimi në ditët vijuese. Raportuesi i Këshillit të Europës shfaqi kushtet që duhet të përmbushen për anëtarësim në këtë organizatë. Njëri ishte përparimi në zgjidhjen e pronës së Manastirit të Deçanit. Përshëndetëm vendimin e qeverisë kosovare në lidhje me këtë, por për këtë nevojitej shumë kohë. Dhe bëhet fjalë vetëm rreth ruajtjes së historisë kosovare dhe komunitetit që jeton aty. Dëshirojmë që qeveria me të tilla çështje të përballet sikur të ishin gjëra normale", shtoi ai.
O'Brajan theksoi se raportuesi i KE kërkon dhe përparim në themelimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe para se ministrat e kësaj organizate të çelin votimin rreth anëtarësisë.
Ai kujtoi se është dakordësuar se duhet të bëhet progres me zbatimin e marrëveshjes për BKS, duke theksuar se është element kyç në marrjen e asaj që dëshiron Prishtina, çka kjo është anëtarësimi në institucion ndërkombëtar.
O'Brajan tha se para qeverisë së Kosovës ka ende vendime të vështira për t’u marrë.
Ai tha se e di që Sërbia dhe Kosova dëshirojnë të jenë pjesë e BE dhe ekonomisë globale dhe se të dyja qeveritë po flasin për këtë.
“Në Sërbi, presidenti Aleksandar Vuçiq e di shumë mirë se përdorimi i forcës ndaj Kosovës do të ishte i rrezikshëm, sepse do t’a konsideronim kërcënim për KFOR i cili është aty për të mbrojtur qytetarët e të gjitha kombësive. Ai tha se nuk do të përdorë forcë. NE monitorojmë të gjitha stërvitjet ushtarake. Kyçe është që të dyja palët punojnë për uljen e tensioneve", theksoi O'Brajan.
Ky i fundit gjithashtu kujton se SHBA i ka thënë qartë Sërbisë se personat përgjegjës për ngjarjet e shtatorit të vitit të kaluar duhet të përgjigjen.
"Presim që kjo të jetë e shpejtë. Qeveria sërbe tashmë ka ndërmarrë hapat. Mes të tjerave dhe shkarkimin e shefit të BIA, tërheqjen e trupave. Dëshirojmë që tensionet të mbeten të ulëta” ka thënë ai.
O'Brajen ka thënë se SHBA dhe BE do të japin deklaratë të përbashkët me rastin e 25 vjetorit të "operacionit ushtarak", duke shtuar se e rëndësishme është të jemi unik në këtë ditë.
"E di që vendimi për përdorimin e forcës sjell me vete marrjen e shumë vendimeve problematike dhe pasojave tek qytetarët. Por kjo ishte e nevojshme në atë kohë sepse qeveria në Beograd vendosi të përdorte forcën në vend të negociatave” spegoi zyrtari amerikan.
O'Brajan tha se besohej se ishte opsioni i vetëm për të ndalur krizën humanitare.
Ai theksoi se në procesin e zgjidhjes së krizës humanitare ka qenë i përfshirë presidenti i SHBA, ministrat e BE me presidentin e Sërbisë dhe se nuk u tërhoqën prej negociatave, por ripërsërit ishte e nevojshme të merrej vendim.
O'Brajan tregoi se vendimi për përdorimin e armëve ishte në duart e njerëzve të tjerë, jo të atyre që drejtuan negociatat.
"Ana pozitive e historisë është se tani jemi në situatën ku gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dëshirojnë të jenë pjesë e BE, që Bashkimi këtë e ka pranuar. SHBA mbështesin fort integrimin e rajonit në strukturat europiane dhe transatlantike, nëse dëshirojnë këtë”, tha O'Brajan.
Ky i fundit tha se dhe se presidenti Aleksandar Vuçiq ishte i qartë rreth kësaj se e ardhmja e Sërbisë është në Bashkimin Europian dhe në tregun e përbashkët, që nënkupton reforma në shumë fusha.
"Ky është një shembull i raporteve të forta që ndërtojmë sot, duke u përballur bashkarisht me sfidat” tha O'Brajan.
Në anën tjetër, Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga rreth 100 shtete, duke përsëritur se operacioni kundër RFJ ishte mënyrë për të mbrojtur njerëzit në Kosovë nga dhuna dhe dëbimi çka u arrit dhe tani këtyre vendeve u mbetet për të ndërtuar marrëdhënie me fqinjët.
Konstatimit të gazetarit se vitin e kaluar u arrit Marrëveshja Themelore dhe Aneksi në Ohër dhe pyetur nëse SHBA do të pajtoheshin me një referendum në Kosovë rreth BKS, O'Brajan u përgjigj se nuk kishte dëgjuar për këtë ide dhe se nuk mendon se diçka e tillë është e nevojshme.
“Mirë është që Prishtina u pajtua me Brukselin për të marrë masa të caktuara. U takon palëve të përmbushin atë që është dakordësuar” tha O'Brajan dhe ripërsëriti se për përparim drejt anëtarësisë në Këshillin e Europës, Kosovës i nevojitet përparim thelbësor në përmbushjen e detyrimeve dhe implementimin e marrëveshjes rreth BKS.
“Nëse dikush dëshiron të marrë vendim të ndryshëm, kjo është e drejta juaj, por pasoja është devijimi nga rruga që Kosova i vendosi vetes 15 vite më parë”, konkludoi O’Brajan.
Ky i fundit përshëndeti vendimin e Këshillit Europian rreth çeljes së negociatave të anëtarësimit me Bosnjë-Hercegovinën duke theksuar se e ardhmja e rajonit është në BE.
"Dimë se pasohet me shumë punë, por qytetarët e B&H meritojnë të shikojnë ndryshime. Ky është hap shumë i mirë. Do të vazhdojmë të punojmë ngushtësisht me BE sesi të ndihmojmë rajonin në rrugën drejt BE” tha O'Brajan.
0 komentet