Odalloviq: De-eskalim thelbësor është tërheqja nga veriu e njësive speciale

Veljko Odalović
Burim: Kosovo Online

Kryetari i Komisionit të personave të zhdukur në qeverinë e Sërbisë Velko Odalloviq ka thënë se de-eskalimi thelbësor i krizës së re në Kosovë, është tërheqja e njësive speciale të policisë kosovare nga veriu, transmeton RTV.

Odalloviq kujton se kërkesa e Listës Sërbe që Kfor dhe Euleks të dislokohet në veri të Kosovës, vazhdimisht i ka përsëritur këtu e një vit më parë pasi siç thekson, behja e njësive speciale dhe egzistenca e tyre në veri, forcoi tensionet dhe shkaktoi shumë probleme.

Odalloviq theksoi se me tërheqjen e njësive speciale nga veriu, duke marrë përgjegjësinë e sigurisë KFOR për pjesën policore të mbulimit të veriut të Kosovës, do të krijohen kushtet për formimin e BKS dhe organizimin e zgjedhjeve, në mënyrë që sërbët do të zgjidhnin përfaqësuesit e tyre legjitimë dhe do të hynin në institucione.

"Shqiptarët dhe sërbët kurrë nuk kanë jetuar bashkarisht në atë zonë, fatkeqësisht kështu ka qenë. Jo sepse sërbët nuk donin të jetonin me shqiptarët, apo shqiptarët me sërbët, por sepse nuk kishin asnjë kontakt territorial me njëri-tjetrin. Tani erdhi drejt eskalimit” ka theksuar Odalloviq.

Ky i fundit shtoi se terrori i vazhdueshëm të cilin kryeministri kosovar Albin Kurti ndërmerr ndaj sërbëve, shkaktoi konflikt në hyrje të Banjskës dhe se në këtë moment është i nevojshëm që Sërbia të ketë kokë të matur dhe paqësisht të pastrojë pasojat e konfliktit sa më shumë që të jetë e mundur.

Siç tha ai, sërbët që jetojnë në veri të Kosovës nuk e pranojnë Policinë Kosovare ashtu siç është, e as Policia Kosovare nuk respekton sërbët, prandaj pritet që të shkohet drejt incidenteve të shumta, arrestimeve dhe keqtrajtimeve.

Odalloviq beson se shfaqja e strukturave ndërkombëtare policore dhe të sigurisë do të qetësojë tensionin në veri të Kosovës.

“Kurti nuk do dialog, ai e ka thënë shumë qartë. Ai nuk e do BKS, as marrëveshjen e Brukselit, nuk do asgjë nga detyrimet. Për të nuk egziston as marrëveshja e Uashingtonit, as marrëveshja e Ohrit për personat e zhdukur" ka theksuar Odalloviq.

Ky i fundit theksoi personat që janë arrestuar ku mes të tjerash akuzohen për terrorizëm, çka thekson ai, është akuzë serioze e cila kërkon operim prej të gjitha institucioneve dhe që jep hapësirë të madhe për abuzimin e të drejtës dhe kompetencave.