Odalloviq: Kurti në gjysmëhapësirë pa institucione noton i vetëm dhe tenton të dëbojë sa më shumë sërbë

Veljko Odalović
Burim: Kosovo Online

Kryetari i Komisionit për Personat e Zhdukur në Qeverinë e Sërbisë Velko Odalloviq ka thënë sot se kryeministri kosovar në mandatin teknik Albin Kurti “noton mirë” i vetëm në gjysmëhapësirën pa institucione në Kosovë, ndërkohë që fuqitë e mëdha merren vetëm me veten dhe tenton të realizojë synimin sa më të madh-të dëbojë sa më shumë sërbë që të mundet, të marrë të gjitha institucionet dhe të vendosë pushtetin e vet në veri, të ndërtojë stacione policore.

Odalloviq për TV Pink ka thënë se Kurti në mënyrë brutale bën atë çka bëri Kroacia më herët kur kishte të bënte me sërbët dhe realizoi “Stuhinë” dhe “Vetëtimën”.

“Në Kosovë po ndodh terror brutal nga ai fizik me arrestime dhe dëbime të njerëzve që jetojnë aty me familjet, policë që bëjnë vetëm punën e tyre ndërsa shtepia e tyre është në K&M, e deri tek ato çka po bëjnë me urat” ka thënë Odalloviq.

Ky i fundit kujtoi se Kurti para disa muajsh tha gjithçka që ishte planifikuar të bëhej në veri dhe e mbylli, vetëm urën kryesore në Ibër nuk e hapi, por që dhe i kanë thënë se ajo urë nuk do të hapët.

“Ajo urë është rezistenca, ajo shpëtoi sërbët që të jetonin në të katër komunat pasi në atë vend u vetorganizuan sërbët duke vendosur bllokadë në 1999 dhe 2004 çka ndali dëbimin masiv të sërbëve dhe të tjerëve” ka thënë Odalloviq.

Ky i fundit tërhoqi vëmendjen se egzistojnë edhe katër ura të tjera në Ibër që funksionojnë, por që Kurti dëshiron të ndërtojë edhe dy të tjera në afërsi të urës kryesore dhe që do të përfundojnë në vjeshtë dhe askush nuk e ka ndalur veçse i kanë thënë se kjo nuk është e mirë.

Odalloviq thotë se Kurti ka shkaktuar krizë institucionale duke patur parasysh se sot do të jetë tentativa e 46 e konstituimit të parlamentit në Prishtinë pasi ai në këtë gjysmëhapësirë është i vetmi që noton mirë.

Kurti, shprehet Odalloviq, është dhe deputet dhe kryeministër në mandatin teknik, kombinon pushtetin parlamentar dhe egzekutiv tek një njeri i cili nuk lejon të formohet asgjë, sepse nuk është i sigurt edhe nëse u konstituua parlamenti, si do ta formojë qeverinë, sepse nuk ka shumicën.

“Synimi i tij është që në këtë gjysmëhapësirë kur fuqitë e mëdha të cilat janë marrë seriozisht me Kosovën, tashmë merren me veten e tyre, sikurse BE dhe SHBA-për të realizuar synimin më të lartë që të dëbojë atë çka mundet të dëbojë, të marrë të gjitha institucionet, të vendosi pushtetin e vet në veri, të ndërtojë stacione policore…“, ka thënë Odalloviq.