Odalloviq u thotë autoriteteve kosovare: Me mbylljen e syve para faktit që dhe sërbët janë zhdukur, është largim prej përgjegjësisë

Veljko Odalović
Burim: Kosovo Online

Kryetari i Komisionit për Personat e Zhdukur në Qeverinë e Sërbisë, Velko Odalloviq, tha, në prag të Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur më 30 gusht, se duhet t'u jepet respekt gjithë viktimave, pavarësisht kombësisë. Duke kujtuar se 569 sërbë janë të zhdukur, theksoi se është cinike që zyrtarët kosovarë përmendin vetëm detyrimet e Sërbisë për këtë çështje dhe kërkoi që Prishtina të hapë varret dhe të ndajë me Beogradin informacionet që ka.

Kështu reagoi Odalloviq ndaj akuzave të sotme të kryeministrit të Kosovës në mandatin teknik, Albin Kurti, presidentes Vjosa Osmani dhe kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, të cilët, duke vendosur kurora tek Monumenti i Personave të Zhdukur në Prishtinë, ftoi Sërbinë të zbulojë fatin e të zhdukurve dhe të ndalë, sikurse thanë, "krimin e përditshëm që kryen përmes mohimit dhe fshehjes së varreve masive".

Të pyesë se kush vrau atëherë kaq shumë sërbë, trupat e të cilëve gjenden në varre masive në mbarë Kosovën.

"Në Kosovë e Metohi, janë zhdukur sërbë, shqiptarë, romë, goranë...Më e pakta është cinike sot që të përmendim vetëm detyrimet e Sërbisë sipas Marrëveshjes së Brukselit, pasi të gjithë jemi së bashku në procesin e kërkimit të të zhdukurve dhe duhet të sillemi si të tillë. Si sot 569 sërbë janë të listuar si të zhdukur. Ne kërkojmë prej autoriteteve në Kosovë të hapin varret e tyre dhe të ndajnë me ta, të dhëna nga arkivat e tyre, arkivat e të ashtuquajturës UÇK. Ne me ta kemi ndarë informacione nga arkivat tona, u kemi dhënë 2,417 dokumente dhe nuk kemi marrë asnjë prej tyre", tha Odalloviq për Kosovo Onlajn.

Ky i fundit shtoi se, nën bashkëpunimin e grupit sërb të punës, Komisionit për Personat e Zhdukur me atë kosovar, deri më tani janë gjetur trupat e 914 shqiptarëve të Kosovës. Sikurse thotë, Beogradi i afrohet këtij procesi dhe detyrimeve të tij me përgjegjësi.

"Prishtina, nga ana tjetër, nuk sillet sipas kërkesave sërbe. Çfarë bëhet me morgun në Prishtinë, ku e dimë me siguri se ka të paktën 80 trupa me kombësi sërbe? Kurti ndali mekanizmin e grupit të punës në mandatin e tij të dytë. Deri atëherë, u takuam me sukses dhe zgjidhëm rastet, viktimat nuk i ndamë kurrë në bazë të kombësisë", deklaroi Odalloviq dhe apeloi tek autoritetet prishtinase t’i kursejnë akuzat ndaj Sërbisë.

"Në këtë ditë, mbyllja e syve ndaj faktit se edhe sërbët janë zhdukur, se edhe ata janë viktima, paraqet largim nga përgjegjësia. Ftojmë ata të punojnë së bashku duke respektuar deklaratën e nënshkruar nga Kurti dhe Vuçiq. Duhet të hapim arkivat e të ashtuquajturës UÇK. Vetë fakti që udhëheqësit e UÇK po gjykohen në Hagë dhe se janë paraqitur prova të shumta për krime kundër sërbëve, dëshmon se të dyja palët janë përgjegjëse. Nuk ka përparim në proçesin e kërkimit të të zhdukurve nëse sillen kështu duke akuzuar. Ky është abuzim i këtij procesi", konkludoi Odalloviq.