Opozita i dorëzoi Kurtit dhe ministrave karafila dhe fotografitë ku kryeministri i Kosovës prezantohej si kloun
Burim: Kosovo online
Deputetët e opozitës sot në Kuvendin e Kosovës gjatë seancës, e cila ishte caktuar që Albin Kurti të dorëzonte raportin për takimin me “pesëshen e madhe”, shpërndanë karafila dhe ngjitën postera me fotografitë e kryeministrit të Kosovës, ku ai përfaqësohet si kloun.
Përfaqësuesit e opozitës kanë ngjitur edhe postera me mbishkrimin “Zajednica”(Bashkësia), duke aluduar kështu se Kurti ka pranuar formimin e BKS-së pas takimit me “pesëshen e madhe”.
Kujtojmë se “pesëshja e madhe” solli në Beograd dhe Prishtinë një draft të BKS-së, të cilin të dyja palët e pranuan në parim.
Kurti tha se drafti është një “kornizë” e mirë për vazhdimin e dialogut, ndërsa në seancën e sotme ka theksuar se marrëveshja ka qenë që të mos paraqiten detaje nga ai dokument.










0 komentet