Pashalliq: Egzaminoni të gjitha aktet e abuzimit dhe torturave ndaj sërbëve të arrestuar në Kosovë
Avokati i popullit Zoran Pashalliq ka shprehur shqetësimin e tij për pozitat e sërbëve të arrestuar në Kosovë, ku siç tha ai, janë të ekspozuar ndaj torturave dhe apeloi për egzaminimin dhe sanksionimin pa vonesë të të gjitha akteve abuzuese.
Pashalliq vlerësoi, me rastin e 26 qershorit Ditës Ndërkombëtare e Mbështetjes së Viktimave të Torturave, se për të parandaluar torturën dhe format e tjera të abuzimit, është shumë e rëndësishme që urgjentisht të kryhen hetime për të gjitha pretendimet për abuzime të mundshme për të ofruar mbështetje adekuate për viktimat e abuzimit dhe për të siguruar që autorët të ndëshkohen.
“Lufta kundër torturës nuk është vetëm luftë për viktimat e torturës, por edhe luftë për dinjitetin e ne të gjithëve dhe për të drejtën e dinjitetit në Kushtetutën e Republikës së Sërbisë, në dispozitën për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, qëndron para së drejtës për jetë”, ka kujtuar Pashalliq, siç thuhet në deklaratë.
Avokati i Popullit thekson se në planin normativ, janë ndërmarrë hapa për parandalimin e torturës dhe formave të tjera të abuzimit dhe përmirësimin e trajtimit të personave të privuar nga liria, por shtypja e trajtimit joadekuat kërkon edhe marrjen e hapave të nevojshëm për zbatimin e tyre.
komentet