Pavkoviq: Mundet që Vetvendosja të humbasë një pjesë të votave të diasporës për shkak të vendimit në Hagë

pavković
Burim: Kosovo Online

Drejtori strategjik në Qendrën për Politikë Europiane në Beograd Millosh Pavkoviq beson se është mjaft e mundshme që vendimi ndaj ish udhëheqësve të UÇK, të dekurajojë një pjesë të caktuar të pjestarëve të diasporës që të votojnë pro Vetvendosjes nëse do të ketë zgjedhje të reja.

Pavkoviq në një deklaratë për Kosovo onlajn thekson se diaspora përherë ka qenë skalion i madh i Albin Kurtit, por vështirë që të vlerësohet çfarë mbështetje mund të humbasë Vetvendosja për shkak të këtij vendimi.

“Vështirë të vlerësohet saktësisht sepse nuk kemi asnjë lloj hulumtimi që do të konfirmonte apo mbështeste këtë, kjo më shumë është në nivelin spekulues. Potencialisht-është që

vendimi do t’a dekurajojë diasporën, sepse ka pakënaqësi të madhe me vendimin e Odave të Specializuara, kështu që definitivisht mund dhe ka potencialin t’a dëmtojë Kurtin në kuptimin e rënies së vlerësimeve mes diasporës por edhe në vend. Por, në thelb, kjo është në nivelin e teorizimit, sepse nuk kemi prova të qarta” tha Pavkoviq.

Ky i fundit shtoi se opozita në Kosovë sigurisht që do të tentojë që t’a shfrytëzojë vendimin e Odave të Specializuara për të ndërmarrë fushatë për hesap të vet.

“Është e sigurtë që opozita të tentojë që të shfrytëzojë vendimin që të ndërmarrë fushatë dhe që të tërheqë vota tradicionale të Kurtit në anën e vet si në Kosovë, ashtu dhe në diasporë”, konkludoi Pavkoviq.