Pavkoviq: Pa mbështetjen e Gjermanisë dhe SHBA-së, Lajçaku nuk ka mekanizma për ta rikthyer Kurtin në tryezën e negociatave
Bashkëpunëtori i Qendrës për Politika Evropiane, Millosh Pavkoviq, ka vlerësuar për Kosovo online se ardhja e të dërguarit special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Mirosllav Lajçak, është dashur të dërgojë mesazh për seriozitetin e situates, por se kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk është i interesuar për dialog, as për Beogradin, as për Lajçakun.
Pavkoviq kujton se Kurti e kishte refuzuar ftesën për dialog në korrik, dhe tani, siç thekson ai, shtrohet pyetja se si Lajçak mund ta bindë Kurtin që të ulet në tryezën e bisedimeve, kur siç shprehet ai, ka marrë qartë rrugën e veprimeve të njëanshme.
“Shkuarja në Prishtinë duhet të dërgojë një mesazh për seriozitetin e situates, dhe se përfundimisht, me mbështetjen e shteteve anëtare të BE-së dhe misioneve të tyre diplomatike, si dhe UNMIC-ut dhe KFOR-it, ai duhet të përpiqet të bisedojë me Kurtin dhe ta bindë atë. Megjithatë, pyetja e madhe është se sa i suksesshëm do të jetë takimi i tij. Para së gjithash do të varet se sa presion, para së gjithash, partnerët e Kosovës, e kam fjalën për Gjermaninë dhe SHBA, do të ushtrojnë mbi Kurtin që të kthehet në tryezën e bisedimeve”, tha ai.
Pavkoviq pohon se Lajçaku i vetëm, pa mbështetjen e lojtarëve të rëndësishëm, nuk ka mekanizma për ta bindur Qeverinë e Prishtinës që të kthehet në tryezën e bisedimeve, të negociojë me Beogradin dhe Brukselin dhe të ndalojë veprimet e njëanshme që po i kryen aktualisht.
“Kjo krizë aktuale në dialog definitivisht ndikon shumë në besueshmërinë dhe integritetin, jo vetëm të Lajçakut si negociator, por edhe të Bashkimit Evropian, i cili është përfshirë në këtë punë dhe ka ndërmjetësuar në dialog për më shumë se 10 vjet, disi i suksesshëm, ndoshta i pasuksesshëm, më i suksesshëm se i pasuksesshëm do të thosha. Tani, e gjithë kjo vihet në pikëpyetje nëse Lajçakut refuzohet për herë të tretë nga autoritetet e Kosovës për të marrë pjesë në dialog”, tha Pavkoviq.
Ai kujton se Lajçakut po i afrohet fundi i mandatit dhe se ai gjithashtu dëshiron të sigurojë diçka të prekshme përpara se të përfundojë rolin e tij si përfaqësues special.
“Lajçakut i digjet toka nën këmbë dhe ai dëshiron me çdo kusht të sigurojë ndonjë sukses në dialog”, përfundoi Pavkoviq.
komentet