Në pritje të vendimit të BE: Çfarë mund të bëjë Llajçak në zgjatjen e detyruar të mandatit?
“Kur pas heqjes së dinarit në Kosovë, nuk mundi të bënte asgjë në një situatë kaq drastike dhe kur ende kishte autoritetin dhe mandatin e plotë për dialog, vështirë se do të provojë diçka tani derisa është në pritje të pasardhësit. Veçse do të jetë aty të 'kujdeset' dhe mbikëqyrur"
Përgatiti: Millosh Gariq
Periudha e pushimeve verore për burokracinë e Bashkimit Europian po kalon dhe një nga detyrimet kryesore që pret Brukseli vjeshtën e ardhshme, sigurisht është që lidhet me tentativën për normalizimin e marrëdhënieve sërbo-shqiptare në Kosovë e Metohi dhe me dialogun eventual mes Beogradit dhe Prishtinës.
Ajo punë në katër vitet e mëparshme të mandatit të Mirosllav Llajçakut në vendin e përfaqësuesit special të BE, nuk solli rezultate të mëdha dhe diplomati sllovak, pavarësisht detyrës së re që mori në pozicionin e ambasadorit europian në Zvicër dhe muajt e ardhshëm ndërsa pret që shërbimet kompetente të BE të zgjedhin pasuesin e tij për çështjen kosovare, do të figurojë si njeri që “kujdeset” rreth saj.
Duke marrë parasysh sasinë e problemeve të pazgjidhura nga periudha e mëparshme dhe inertnin e institucioneve europiane në lidhje me gjendjen në Kosovë, si dhe në përgjithësi për çështjen e tensioneve të mëdha të shkaktuara nga politika e autoriteteve prishtinase, qëndrimi i detyruar i Llajçakut në pozitën e mëparshme nuk ngjall shumë optimizëm.
Këshilli i Bashkimit Europian, pra, në takimin e ambasadorëve të shteteve anëtare të BE në fillim të korrikut, i zgjati mandatin përfaqësuesit special Llajçak deri në janar të 2025 dhe kjo sipas kërkesës së përfaqësuesit aktual të lartë për politikë të jashtme dhe siguri Zhozef Borelli.
Rreth pasuesit të Llajçakut do të vendosë pasardhësi i Borellit dhe për këtë post është propozuar kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas. Megjithatë, zyrtarët e rinj të Komisionit Europian mund të marrin detyrën vetëm në fund të vjeshtës.
"Kallas në rastin më të mirë, detyrën e re mund t’a nisë prej 1 nëntorit. Deri atëherë do t'i duhen të paktën disa javë për të vendosur se kë dëshiron të emërojë si të dërguar special për dialogun Kosovë-Sërbi", deklarojnë burimet prej Brukselit.
Fillimisht komisionerët e rinj, të tjerët më pas
Të kujtojmë se Llajçak dhe Borelli, në fund të qershorit tentuan të organizonin takim të nivelit të lartë mes presidentit të Sërbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit kosovar Albin Kurti, por ato përpjekje për shkak të kushtëzimeve të Kurtit ishin të pasuksesshme. Ishte me shumë gjasa tentativa e fundit për këtë çështje për shefin e diplomacisë së BE në largim Zhozef Borelli.
Ndërkohë, ndodhën dhe tensione të reja kërcënuese në Kosovë, si pasojë e arrestimeve të paspegueshme të sërbëve, mbylljes së objekteve postare në veri dhe insistimit për çeljen e urës kryesore mbi Ibër për qarkullim motorik.
Shtrohet pyetja nëse Llajçak tani në kohë shtesë në vendin e ndërmjetësuesit të BE për dialog, të bëjë diçka më shumë.
Politologu Ognjen Gogiq pajtohet se kur është fjala rreth emërimit të ndërmjetësit të ri për dialog, për vonesa nuk egziston ndonjë arsye e veçantë por bëhet fjalë rreth asaj se pritet formimi i Komisionit të ri Europian që të marrë detyrën.
"Pritet që komisionerët e rinj europianë të marrin funksionet e tyre, mbi të gjitha përfaqësuesja e re e lartë për politikën e jashtme dhe sigurinë Kaja Kallas. Dhe që më pas të emërohet ndërmjetësi i ri për dialogun. Kështu ishte edhe me Llajçakun. kur u zgjodh në vitin 2020 pas zgjedhjes së Borellit. Kështu është dhe tani. Fillimisht të vendosen komisionerët e rinj dhe më pas gjithçka tjetër”, spegon Gogiç për Kontekst.
Vetëm atëherë, thotë, të mendohet se çfarë do të bëhet më tej me dialogun.
“Ata patjetër mund të kishin vendosur dhe për opsionin e lënies bosh, për të lënë vakant postin e ndërmjetësit për dialog por pikërisht këtë nuk e bërën dhe e mbajtën përkohësisht Llajçakun. Kjo mund të jetë indikative për ne, sepse padyshim mendojnë se situata është ndezëse dhe egziston nevojshmëri që dikush këtë t’a monitorojë. Që do të thotë se nuk mund t’a linin që kjo gjë të jetë pa mbikëqyrje për disa muaj. Kjo tregon se egziston një lloj shqetësimi” beson Gogiq.
Ndaj, roli i Llajçakut gjatë vjeshtës nuk do të jetë që dikush tjetër i ri t’a bëjë, por t’a ndjekë situatën dhe të jetë i pranishëm.
“Prej Mirosllav Llajçakut nuk pritet asgjë e re deri në fund të vitit dhe zgjedhja e pasuesit të tij. Ai nëse do të kishte bërë diçka, do t’a kishte bërë në tre vite e gjysmë dhe jo tani në kohën e ndaljes kur është aty vetëm teknikisht. Përpjekja e tij e fundit, e cila përfundoi pa sukses, ishte kur shpërtheu kriza me heqjen e dinarit në Kosovë. Ai në atë proces nuk mundi asgjë të kontribuonte pozitivisht. Ka patur disa takime dhe në fund veçse konstatoi se nuk egziston zgjidhje, se nuk egziston vullnet dhe do t’a thërrasë atë nëse ndryshon diçka. Kur aty nuk mundi dot të bëjë asgjë në një situatë drastike dhe kur kishte ende autoritetin dhe mandatin e plotë, tani nuk mund të bëjë asgjë dhe me gjasa as nuk do të përpiqej për asgjë. Do të reagojë vetëm në rolin e ndonjë menaxhuesi krizash, tek ngjallja e krizave të reja të mundshme. Eventualisht gjatë vjeshtës mund të thërrasë takim rreth urës mbi Ibër. Ai veçse do të plotësojë teknikisht këtë vakum që lindi për shkak të ndryshimeve në administratën e BE pas zgjedhjeve”, konkludon Gogiq.
Pa zgjidhje ligjore
Analisti politik nga Prishtina Blerim Burjani megjithatë mendon se Mirosllav Llajçak mund të udhëheqë dialogun dhe në këtë zgjatje të mandatit.
"Ai është ende përgjegjës për të dhënë kontributin e tij derisa të zëvendësohet nga dikush tjetër. Llajçak e ka mandatin e vet që nuk ka përfunduar ende, por Brukseli në çdo rast duhet të gjejë sa më parë ndonjë emër tjetër që të marrë përgjegjësi për dialogun", tha Burjani për Kontekst.
Njëkohësisht thekson se dialogu duhet të përfundojë sa më parë.
"Nuk e shikoj se përse zgjat ende. Mendoj se do të ishte më mirë nëse Kosova dhe Sërbia në fund të bënin marrëveshje definitive që normalizojnë marrëdhëniet, kështu nuk ka më logjikë. Dialogu pa fund do të thotë që Brukseli dhe të tjerët nuk shënuan rezultate të cilat duhet t’i ndërmerrnin. Palët duhet të mbajnë përgjegjësi që nuk kanë marrëveshje definitive. Ndaj mendoj se deri në fund të këtij viti, duhet të bëhet marrëveshje definitive tek dialogu” thotë Burjani.
Gazetari Llazar Steviq nga Mitrovica Veriore vlerëson për Kontekst se BE mbajti Mirosllav Llajçakun në postin e përfaqësuesit për dialog deri në fund të vitit, para së gjithash për shkak të situatës së komplikuar në veri të Kosovës.
“Ai ka dijeni tek të gjitha këto ndërsa në Bruksel në këtë moment patën zgjidhje të përfunduar, njeriu që mund t’a merrte menjëherë atë punë. Është vlerësuar se do t’i nevojitej kohë që kushdo tjetër t’a trajtonte këtë çështje. Llajçak ka patur kohët e fundit disa tentativa për të shkuar tek zgjidhja e mosmarrëveshjeve rreth heqjes së dinarit dhe filjaleve postare, por nuk ka mundur çfarë të bëjë pasi pala shqiptare nuk donte marrëveshje. Për këtë mendoj se ai deri në fund të vitit nuk do të mund të bëjë asgjë. Prishtina nuk dëshiron të respektojë asnjë nga marrëveshjet dhe nuk mund të pritet përparim. Është koha për dikë të ri që mund të bëjë diferencën. Dikush me më shumë forcë dhe vullnet mbi të gjitha. Që për fillim Prishtina pranon të dorëzojë draft-statutin e Bashkësisë së Komunave Sërbe Gjykatës Kushtetuese për vlerësim. E më pas të shikohet se çfarë mund të arrihet” konkludon Steviq.

komentet