Përfaqësuesja e lartë e BE Kaja Kallas mbërrin në Beograd

Marko Đurić i Kaja Kalas
Burim: Kosovo Online

Përfaqësuesja e lartë e BE për politikë të jashtme dhe siguri Kaja Kallas ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Beograd, ndërsa në Aerodromin “Nikolla Tesla” atë e ka pritur ministri i punëve të jashtme Marko Gjuriq.

Në pritje ka qenë i pranishëm dhe shefi i Delegacionit të BE në Sërbi Emanuel Zhiofre, përfaqësuesi special i Unionit Europian për dialog mes Beogradit dhe Prishtinës Peter Sorensen dhe shefi i Misionit të Sërbisë pranë BE Danijel Apostolloviq.

Deri në 23 maj, Kallas do të vizitojë Sërbinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut në kuadër të vizitës së saj të dytë në Ballkanin Perëndimor.

Vizitën e nisi në Sërbi ku do të bisedojë me presidentin Aleksandar Vuçiq, kryeministrin Gjuro Macut, ministrin e punëve të jashtme Marko Gjuriq, ministrin për integrimin europian Nemanja Staroviq, kryetaren e kuvendit Ana Bërnabiq, si dhe me përfaqësues të grupeve parlamentare të opozitës, me studentë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile. Presidenti i Sërbisë në prag të vizitës së Kallas në Beograd, ka thënë se e di se cila do të jetë temë e bisedimeve përveç dialogut me Prishtinën ku “gati nuk egziston”.

“Nuk egziston falë Kurtit, por Kallas mbërrin me një axhendë tjetër. Ajo ka qenë e vetmja e cila dënoi publikisht në Tiranë, vizitën time në Moskë. Pata bisedime me të, e sqarova sinqerisht për pozitën e Sërbisë, qartësisht dhe pamëdyshje. Nuk i’u fsheha, e as nuk i’a mbatha në korridore. Ka qenë bisedë konkrete dhe korrekte me të për këtë çështje dhe jam i sigurt se ajo këtë çështje do t’a ripërsërisë me insistim. Nuk do të fshihem poshtë tryezës, që të jem i sinqertë” ka thënë Vuçiq.

Kallas në Prishtinë do të takohet me përfaqësues të partive politike dhe organizata të shoqërisë civile ndërsa do të vizitojë dhe Misionin e Euleks ku do të bisedojë me komandantin e Kfor Enriko Barduani, njofton shërbimi europian për politikë të jashtme. Përfaqësuesja e lartë e BE vizitën në rajon do t’a përfundojë në Maqedoninë e Veriut nga ku do të takohet me kryeministrin Hristian Mickoski.