Perishiq: Kallas nuk do të udhëheqë politikë favorizuese ndaj Sërbisë
Bashkëpunëtori i Qendrës për Hulumtim Shoqëror Nikolla Perishiq vlerëson se zgjedhja e ish kryeministres së Estonisë Kaja Kallas si shefe e re e diplomacisë europiane është në pikpyetje të madhe për Sërbinë për faktin se vjen nga vendi që qëndrimi rreth pavarësisë së Kosovës nuk vihet në diskutim.
"Kjo është pikpyetje e madhe aq më tepër që vjen nga një shtet mjaft antirus. Jo rrallëherë kryesisht dhe pa arsye, Sërbinë e perceptojnë si shtet që është i afërt me Rusinë dhe vetëm për këtë atëherë kanë qëndrim apriori negativ ndaj gjithçkaje që Sërbia paraqet dhe interesat e ndryshme që ajo ka. Ky është akoma më faktor i rëndë në këtë moment dhe nuk duhet të pritet që ajo do të udhëheqë politikë favorizuese ndaj Sërbisë”, thekson Perishiq në bisedë për Kosovo onlajn.
Bën të ditur se zgjedhja e zyrtarëve europianë që merren me tema konkrete, sikurse djalogu mes Beogradit dhe Prishtinës është thelbësorë për eksperiencën e tyre dhe njohjen në gjenezë të problemit.
“Nevojitet të kenë eksperiencë sesi do të dinin për tu përshtatur në situata të caktuara, të kenë gjenezën e konfliktit dhe gjithçka që ka ardhur në situatë të tillë. Kjo është ajo që u jep atyre përparësi dhe në fakt u jep autoritet në rastin e drejtimit të negociatave dhe propozojnë zgjidhje të caktuara. Megjithatë, ne shikojmë se në institucione të ndryshme europiane, vijnë politikanë karriere që kanë përfunduar karrierën e tyre politike në shtetet nga vijnë dhe tani me të vërtetë dëshirojnë të përmirësojnë karrierën e vet”, bën të ditur Perishiq.
Së bashku me Kaja Kallas nga Estonia, duhet të vijë edhe shefi i ri i misionit të BE në Prishtinë, dhe Perishiq thotë se çështja është se sa i njohin këta politikanë problemet jo vetëm të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, por edhe të Ballkanit Perëndimor.
“Çështja është se sa e njohin ata, atë temë, por definitivisht politika e Bashkimit Europian ndaj Kosovës nuk do të ndryshojë dhe këtë e shikojmë në bazë të dëshirës së BE për t'ia zgjatur mandatin Llajçakut i cili i udhëheq negociatat. Por nga ana tjetër, dëshirojnë të fokusohen tek shtetet baltike në përbërjen e re të institucioneve europiane për shkak të situatës në Ukrainë. Pas takimit të Bajdenit me përfaqësuesit e shteteve balltike, shikojmë se ata janë më të përfaqësuar në aleancat e ndryshme të udhëhequra nga Perëndimi”, thekson Perishiq.
Ky i fundit vlerëson se zyrtarëve të BE nga Estonia, u duhet kohë e caktuar që të njihen me kontekstin e çështjes së Kosovës.
"Me shumë gjasa që ata t’a krahasojnë atë me disa nga problemet dhe temat e tyre, por nuk janë të njohur me të gjithë kontekstin, se si është situata në Kosovë dhe ndoshta do t'u duhet të kalojnë njëfarë njohjeje me atë temë, çka mund të ngadalësojë negociatat dhe marrëveshjet për zgjidhjen përfundimtare të statusit të Kosovës e Metohisë” konkludon Perishiq.
0 komentet