Kaja Kallas-dirigjentja e re e dialogut Beograd-Prishtinë, kush do të dalë me repertor?
Kur prej Zhozef Borellit të trashëgojë zyrën në Bruksel e bashkë me të edhe paketën e sfidave të politikës së jashtme të cilat janë para Bashkimit Europian, në duart e Kaja Kallasit kryeministres së tashme të Estonisë do të kalojë dhe dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës ku prej 2012 ndërmjetësohet nga përfaqësuesi i lartë i BE për politikë të jashtme dhe siguri. Para Kallasit janë dy opsione-ose të caktojë si Borelli operativ për dialogun pra pasardhësin e Mirosllav Llajçakut, ose menjëherë do trajtojë çështjet e hapura me negociata, sikurse dikur bënin Ketrin Eshton dhe Federika Mogerini.
Shkruan: Dushica Radeka Gjorgjeviq
Duke besuar se fokusi i Kallas do të jetë në luftërat në Ukrainë dhe Gaza, analistët janë të prirur të parashikojnë se ajo për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës do të zgjedhë "Llajçakun e vet". Ajo çka konsiderohet thelbësore është se si politikania dhe juristja estoneze në këtë proces do të takohet me "peshoren e drejtësisë".
Ngaqë vjen nga vend që njohu Kosovën në ditët e para pas shpalljes së njëanshme të pavarësisë, Prishtina nuk do të ketë arsye që ndaj saj të jetë skeptike ashtu sikurse ishte ndaj spanjollit Borelli apo sllovakut Llajçak. A ka në anën tjetër baza për pakënaqësi të Beogradit?
Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano, tha dje se qëllimi i dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës është normalizimi i marrëdhënieve, e jo njohja e pavarësisë së Kosovës dhe kjo është korniza në të cilën sipas mandatit të BE për ndërmjetësim në dialog, duhet të lëvizë edhe Kallas. Fakti që Stano e pranoi përmendjen si pasojë logjike që mund të pasojë më vonë, është në fushën e hipotezës.
Estonia ka mbështetur Kosovën në të gjitha organizatat ndërkombëtare, Kallas si kryeministre ka deklaruar se ky vend mbështet plotësisht përpjekjet e Kosovës në rrugën e drejt BE dhe NATO por ajo do të ulet në krye të tryezës së bisedimeve si përfaqësuese e lartë e BE. Mes të tjerash nga praktika e deritashme është parë se sa herë që dialogu ngecte, traseja e tij ishte tërhequr ose nga vendet udhëheqëse të Unionit ose nga Pesëshja.
Strahinja Subotiq nga Qendra për Politikë Europiane ka thënë për Kosovo onlajn se interesi i Beogradit është që Kaja Kallas pas mbarimit të mandatit të Mirosllav Llajçakut të emërojë dikë si përfaqësuesin e saj apo delegat për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, të cilët në vend të saj në mënyrë objektive të mund të merrej me këtë punë pasi Estonia kryeministre e të cilës është Kallas, sikurse thekson, mbështet në masë të fuqishme Kosovën.
“Estonia është vend i largët, nuk ka aq shumë njohuri kur diskutohen raportet mes Beogradit dhe Prishtinës. Në masë të madhe mbështesin Kosovën, kështu që disa mund të vënë në dyshim objektivitetin e tyre" thotë Subotiq.
Sikurse theksoni, Kallas "do të merret 110% me Rusinë gjatë mandatit të vet", si dhe me Izraelin, dhe nëse do të merrej me dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, kjo do të ishte ndër prioritetet e saja të fundit e kjo është keq për stabilitetin rajonal.
“Supozoj se edhe shtetet anëtare janë të vetëdijshme për këtë dhe në fakt do t'i luten asaj që të delegojë dikë, pasi u dëshmua që është gjë e mirë që Borelli emëroi Llajçakun. Zgjidhja e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës kërkon ende praninë konstante të këtij delegati që do të udhëtojë non stop mes Beogradit dhe Prishtinës dhe që në mënyrë adekuate do të informojë të gjitha shtetet anëtare rreth situatës në terren”, thotë Subotiq.
Vetë propozimi që Kallas të jetë shefja e diplomacisë së BE, siç shton, nuk është surprizues duke pasur parasysh se vjen nga Estonia shtet që ishte kundërshtari më i zëshëm i Rusisë.
“Kallas dha një numër të madh propozimesh se si të sanksionohej Rusia dhe ato propozime shpesh u miratuan. Pra, ajo ka fuqi të madhe dhe potencial të presionojë fuqishëm Rusinë tani që ajo është në krye të politikës së jashtme të Bashkimit Europian”, beson Subotiq.
Që Kallas mund të ketë raporte më të mira me përfaqësues të Prishtinës, këtë e beson politikologu Ognjen Gogiq por thotë se qasja në dialog që ka Bashkimi Europian, nuk varet nga përfaqësuesi i lartë dhe nuk është ai që definon pritshmëritë e BE nga dialogu.
“Ajo si kryeministre e Estonisë ka pasur takime me Kurtin dhe Osmanin dhe përgjithësisht janë shkëmbyer mesazhe të ngrohta, çka është dallim i madh në raport me Borrellin i cili nga Prishtina menjëherë u prit me dyshime. Qasja ndaj dialogut që ka Bashkimi Europian, megjithatë nuk varet nga përfaqësuesi i lartë por pritshmëritë nga dialogu definohen nga Këshilli i BE që udhëheq politikën e jashtme të BE. Kur negociatat drejtoheshin nga përfaqësueset e larta Mogerini dhe Eshton pas tyre me autoritetin e saj politik qëndronte Angela Merkel. Kur Borrelli mori atë vend, në fillim nuk kishte udhëzime të qarta nga shtetet e BE se në cilin drejtim duhet të shkonte dialogu, ndërsa Makron dhe Sholc nuk definuan planin e tyre franko-gjerman, i cili u bë propozim europian dhe që që më pas u miratua në formën e marrëveshjes nga Brukseli dhe Ohri” bën të ditur Gogiq për portalin tonë.
Ai beson se Kallas ashtu sikurse Borelli, drejtimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës do t’ia lërë ndërmjetësuesit i cili do ta marrë stafetën nga Mirosllav Llajçaku me shumë mundësi prej janarit.
“Nëse e krahasoj atë me Ketrin Eshton dhe Federika Mogerinin, të cilat ishin gjithashtu paraardhëse në këtë pozicion, në atë kohë nuk kishte tema të tjera të rëndësishme të politikës së jashtme dhe Kaja Kallas do të ketë prioritete të tjera, mbi të gjitha luftërat në Ukrainë dhe Gaza me të cilën ajo do të duhet të merret në pjesën më të madhe të kohës së saj të punës. Eshton dhe Mogerini patën shumë suksese në raport me Borellin për shumë arsye dhe e para është se pas tyre qëndronte Angela Merkel, por edhe si pasojë e kësaj atëherë çështjet ishin më të thjeshta më shumë teknike sesa politike. Gjithashtu atëherë perspektiva e anëtarësimit të këtij rajoni në BE nuk ishte e qartë e më pas si Beogradi dhe Prishtina ishin më të interesuar në përmbushjen e detyrimeve. Borelli nuk pati këto lloj shembujsh që të mund t’u ofronte palëve dhe si pasojë e kësaj dialogu shkoi në ngecje. Kjo në radhë të parë nuk varej prej tij ashtu sikurse dhe as nuk do të varet as nga Kallas”, bën të ditur Gogiq.
Nga ajo se kush do të zëvendësojë Borellin dhe kush do të dirigjojë dialogun, për analistin politik Arton Demhasaj e rëndësishme është që Unioni Europian të vihet në lëvizje nëse dëshiron të shkohet deri tek përparimi në negociata. BE sikurse thotë për Kosovo Onaljn, nuk duhet të ketë vetëm rol lehtësues por ndërmjetësues dhe t’u vendosë afate palëve ku duhet t’i respektojnë dhe zbatuar pikat e marrëveshjve.
“Nëse palët nuk arrijnë të zbatojnë pjesë të marrëveshjes atëherë BE duhet të marrë masa pra të vendosë sanksione kundër kujt nuk zbaton ato që janë dakordësuar. Ky është momenti i duhur që BE të ndryshojë qasjen e vet tek palët dhe definojë detyrimet që palët duhet të zbatojnë, thjesht të luajë rolin e policit”, bën të ditur Demhasaj.
Përsa i përket kryeministres estoneze, ai beson se është mjaft e njohur me zhvillimet në dialog pasi ndërmjetësit në dialog përherë kanë informuar vendet anëtare të BE në këtë proces.
“Nuk besoj se do të ketë vështirësi në kuptimin e njohjes së problemeve mes Kosovës dhe Sërbisë. Megjithatë dialogu mes Kosovës dhe Sërbisë prej 12 vitesh është i pasuksesshëm pasi marrëveshjet e arritura nuk janë zbatuar dhe nëse BE do të vijojë të luajë vetëm rolin e lehtësuesit, situata do të ngelet e njëjtë”, mendon Demhasaj.
0 komentet