Perishiq: Rritja e partive të djathta në BE mund të reflektohet në zgjidhjen e çështjes kosovare

Beograd_231206_Nikola Perišić 01
Burim: Kosovo Online

Ngritja e së djathtës në vendet e Bashkimit Europian mund të reflektohet në zgjidhjen e çështjes kosovare, veçanërisht duke pasur parasysh se shumica e këtyre partive kanë qëndrimin se Kosova nuk është shtet i pavarur, beson Nikolla Perishiq nga Qendra për Hulumtim Shoqëror. Megjithatë thotë ai, pavarësisht trendit të rritjes së këtyre partive në zgjedhjet në vendet e BE, ngelet pyetja se cili është potenciali i tyre në koalicion, pra a do të arrijnë vallë të formojnë qeverinë apo të jenë pjesë e saj.

“Ngritja e së djathtës mund të reflektohet në zgjidhjen e çështjes kosovare në disa mënyra. Para së gjithash dimë që ato parti kanë qëndrim se Kosova nuk është shtet i pavarur dhe madje keni dhe iniciativën Alternativa për Gjermaninë, e cila i propozoi Bundestagut tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës. Dhe në vende të tjera vërrejmë se e djathta po forcohet, në zgjedhjet në Hollandë fort mirë kaloi, por ngelet pyetja nëse këto parti, pavarësisht nga ngritja e tyre, do të arrijnë të jenë pjesë e koalicionit qeverisës, pra shumë shpesh potenciali i tyre i koalicionit është i diskutueshëm”, thotë Perishiq për Kosovo Onlajn.

Përveç trendit evident të fuqizimit në një sërë vendesh europiane, gjithçka është e qartë se bashkimi i ekstremit të djathtë në nivel të mbarë BE, është gjithnjë e më i sigurt. Pak ditë më parë, lideri i partisë italiane LIGA dhe zv kryeministri në qeverinë e djathtë të Xhorxhia Melonit, Maeto Salvini, mblodhi në Firence të djathtët europianë për të rënë dakord për një ofertë të përbashkët për zgjedhjet e Parlamentit Europian të qershorit të vitit të ardhshëm.

Perishiq thotë se ajo që gjithashtu mund të reflektohet në BE, kur bëhet fjalë se sërish po shfaqet qasje sovraniste.

“Pra vetë BE nuk mund të veprojë në mënyrë koherente, pasi nuk ka unitet të tillë dhe se kriza po vjen brenda Unionit. BE ka disa probleme të brendshme më të rëndësishme të cilat duhet t'i zgjidhë dhe pyetja është se deri kur do të mund të merreni me politikën e jashtme. Ndërsa shikojmë se kapaciteti diplomatik i BE në këto momente krize, duke filluar nga Covid dhe përmes të gjitha krizave të viteve të mëparshme, është e diskutueshme dhe mënyra sesi ata këtë do t’a zgjidhin, pasi nuk është kaq e lehtë sa’ç pritej" thotë ai.

Pyetjes nëse ky ndryshim gjithnjë e më evident në hartën politike në Europë dhe një prej arsyeve të nxitimit për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe implementimin e planit franko-gjerman, Perishiq thotë se gjithçka që ka ndodhur në vitet e fundit, përfshirë luftërat dhe krizat e sigurisë, nuk i përshtatet BE.

“Dhe tek kjo sesi mund të ndjehet kriza ekonomike, pra edhe vetë ajo politike e diku dhe ajo rritje e të djathtës, është e lidhur me të gjitha këto probleme. Ajo që është gjithashtu e qartë është se BE nuk ka kapacitet për t'i zgjidhur të gjitha këto dhe për këtë kemi përherë e më shpesh iniciativën e SHBA në vetë negociatat mes Beogradit dhe Prishtinës. Deri diku kjo pritej, pasi pikërisht SHBA sjellin paqen afatgjatë në hapësirën e Europës dhe faktikisht në të gjitha marrëveshjet e paqes të cilat janë afatgjata, ata janë të pranishëm. Në të vetmin që ata nuk ishin të pranishëm ishin marrëveshjet Minsk 1 dhe 2, ndërsa pamë sesi kjo përfundoi, me konfliktin në Ukrainë", thekson Perishiq.

Ky i fundit kujton dhe se para pak ditësh Beogradin e vizitoi kryeministrja italiane Xhorxhia Meloni.

“Italia është një nga shtetet anëtare të Pesëshes dhe definitivisht në periudhën e ardhshme pritet rol më aktiv i shteteve të Pesëshes në zgjidhjen dhe ndërmjetësimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës”, beson Perishiq.