Çfarë thonë rreth Kosovës vëzhgimet e jursitëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës?

Savet Evrope.jpg
Burim: coe.int

Raporti i juristëve të Këshillit të Europës për përputhshmërinë e sistemit juridik të Kosovës me standardet e KE tregoi se Kosova në aspektin e përmbushjes së parimeve dhe standardeve kyçe të KE-demokracia, të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit, dëshmuan mangësi serioze, vlerësojnë bashkëbiseduesit e Kosovo Onlajn. Ata thonë se ai dokument nuk është politik, por paraqet ekspertizë juridike, si dhe një lloj udhëzimi për zhvillimin e demokracisë në Kosovë.

Juristët e Asamblesë Parlamentare të KE vizituan Kosovën në shtator dhe biseduan me përfaqësues të autoriteteve, shoqërinë civile, përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare... dhe si rezultat i këaj vizite, lindi raporti me 33 faqe. Ky dokument është bërë si pjesë e procedurës për shqyrtimin e kërkesës së Kosovës që të bëhet anëtare në Këshillin e Europës e cila është dorëzuar më 12 maj 2022.

Siç dhe ka shkruar Kosovo Onlajn, në konkluzionet kryesore të këtij dokumenti, theksohet se korniza ligjore në Kosovë ka qenë e ndikuar fuqishëm nga bashkësia ndërkombëtare dhe se ky ndikim sigurisht ka kontribuar që dispozitat ligjore në përgjithësi të jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare. por kjo “nuk do të thotë se nuk ka probleme për zbatimin e standardeve në praktikë”.

Ndonëse konstatohet se Kosova mund të konsiderohet “demokraci funksionale parlamentare”, arrihet në përfundimin se nuk respektohet jo gjithmonë plotësisht pavarësia e gjyqësorit dhe është shqetësuese tendenca e përdorimit të tepruar të forcave speciale policore në veri të Kosovës. Që kjo situatë të përmirësohet, janë dhënë një sërë rekomandimesh mes të cilave dhe që autoritetet duhet të tërhiqen nga kundërshtimi për krijimin e Bashkësisë së Komunave me shumicë sërbe, të vazhdojnë përpjekjet për reformimin e gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të përmbahen nga përdorimi i forcave speciale policore në veri për kryerjen e detyrave të zakonshme policore dhe të sigurohet që të tilla forca, të dislokohen vetëm aty ku është e nevojshme dhe në bashkëpunim të ngushtë me KFOR dhe EULEKS.

Profesori i Fakultetit të Drejtësisë në Beograd, gjykatësi i Gjykatës Kushtetuese dhe anëtari i Komisionit të Venecias Vlladan Petrov, ka thënë për Kosovo Onlajn se raporti i juristëve të APKE dëshmon se Kosova në aspektin e përmbushjes së parimeve dhe standardeve kyçe të KE, demokracia, të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit, shfaqen me mangësi serioze.

Petrov thotë se ky raport është ekspertizë juridike dhe nuk është dokument politik, si dhe se është shkruar shumë objektivisht dhe i balancuar.

Gjithashtu thekson se si profesor i të drejtës, beson se ky dokument do të jetë një nga faktorët kyç që do të çojë në vendimin që Sërbia e konsideron të drejtën e vet, e kjo është që Kosova nuk mundet të bëhet anëtare me të drejta të plota e Këshillit të Europës.

“Në këtë raport, veçanërisht tek konkluzionet, ekspertët eminentë juridikë konkretisht thonë si vijon: me të vërtetë egziston, veçanërisht në veri të së ashtuquajturës Kosovë, frikë e madhe tek popullata joshqiptare, pasiguria, pjesëmarrja e forcave speciale në aktivitete të rregullta që duhet t'i kryejë policia e zakonshme, mungesa e bashkëpunimit me KFOR dhe institucionet tjera kompetente.

Gjithashtu thuhet dhe ne atë që sistemi i Kosovës është i atillë që nuk respektohen disa parime elementare të sundimit të ligjit, për shembull të ashtuquajturat autoritete politike të Kosovës, nuk i respektojnë vendimet e gjykatave të veta, përfshirë edhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Përmendet ajo që lidhet me pronën e manastirit të Deçanit. Pikërisht në këtë raport kjo konstatohet qartë dhe jepen rekomandime, pasi juristët nuk munden të urdhrojnë, por mund vetëm të konstatojnë dhe të japin rekomandime që sa më parë të nisë zbatimi i këtij vendimi”, thotë Petrov.

Ky i fundit tregon se një nga autorët e raportit, Thomas Markert, më herët ka qenë drejtor dhe sekretar i Komisionit të Venecias të Këshillit të Europës.

“Ai është jurist i shkëlqyer i cili është marrë me të ashtuquajturën shpërbërje të ish-Jugosllavisë. Kjo është një ekspertizë juridike, pra nuk është dokument politik dhe pikërisht për këtë ka dëshmuar se është shkruar shumë objektivisht. Është dëshmuar se e ashtuquajtura Kosovë, e cila vitin e kaluar dorrëzoi aplikimin në përmbushjen e parimeve dhe standardeve kyçe të KE e këto janë demokracia, të drejtat e njeriut dhe sundimit të ligjit, dëshmojnë për mangësi serioze”, shton Petrov.

Siç beson ky i fundit, është shumë i fortë mesazhi prej raportit që duhet sa më parë që të nisë themelimi i Bashkësisë së Komunave Sërbe, ndërsa juristët e KE siç thotë ai, dëshmuan se çfarë raporti kanë ndaj Kosovës kur kanë raportuar emrin e vet me yll çka "dëshmon qartë se e konsideron entitet dhe jo shtet".

“Ky raport n’a mbështet dhe tregon atë që unë si profesor i të drejtës vite më parë kam thënë Kosova është një entitet që është në frymëmarrje artificiale. Këtë frymëmarrje artificiale i’a japin faktorë të caktuar ndërkombëtarë, por brenda Kosovës është enitet që nuk përmbush postulatet bazike në kuptimin thelbësor demokratik, të drejtat e njeriut dhe shteti ligjor. Çfarë duhet bërë më tej? Duhet t’a analizojmë mirë këtë raport, sepse të gjitha këto raporte, duhet të lexohen me kujdes, nga shumë këndvështrime, duhet të merret parasysh çdo fjalë, madje edhe rregullimin e atyre rekomandimeve kyçe që janë dhënë në pjesën e fundit. Por në krye kur të mirë analizohen, duhet të vazhdojmë më tej me këtë politikë që ndjekim vazhdimisht dhe kjo është politika e insistimit në përmbushjen e detyrimeve prej marrëveshjes së parë të Brukselit. Pas kësaj do të krijohen kushte elementare për negociata të mëtejshme. Mirë është që një institucion kaq i respektueshëm si KE, që nuk është institucion politik, vlerësoi situatën në K&M në këtë mënyrë duke i dhënë kështu të drejtë shtetit të Sërbisë që para së gjithash të rregullojë jetën e sërbëve dhe joshqiptarëve në Kosovë, e cila tani nuk është në nivelin e sundimit të ligjit, të drejtave të njeriut dhe demokracisë”, theksoi Petrov.

Lidhur me faktin se juristët kanë theksuar se autoritetet kosovare favorizojnë përdorimin e shpejtë dhe të fuqishëm të forcave speciale edhe nëse egziston rrezik i lartë që përdorimi i forcës të çojë në dhunë masive dhe gjakderdhje, Petrov thekson se kjo është e papranueshme.

“Sapo përdorni forcat speciale për aktivitete të rregullta, për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, kjo do të thotë se në këtë territor qeveria përdor forcën e zhveshur për diçka që absolutisht nuk guxon t’a bëjë. Kemi një situatë të parregullt që është absolutisht kundër postulateve themelore dhe elementare të sigurisë dhe jetës normale të të gjithë njerëzve në të ashtuquajturën Kosovë. Ndaj gjendja në Kosovë, jo vetëm e sërbëve, në radhë të parë e sërbëve në veri të Kosovës, po bëhet vërtet tepër e padurueshme. Kjo është shprehja e përdorur nga ekspertët juridikë në raport” thotë Petrov.

Sipas këtij të fundit qëndrimet e juristëve të KE, duhet të jenë udhërrëfyesi kryesor para vendosjes rreth kërkesës së Kosovës për t’u bërë anëtare në KE.

"Si profesor i të drejtës, mund vetëm të shpreh besimin tim se ky raport ligjor, do të ndikojë mjaft në marrjen e vendimit përfundimtar. Besoj se ai do të jetë një nga faktorët kyç që do të çojë në vendimin që ne e konsiderojmë të vetmin korrekt, e kjo është që entiteti i Kosovës nuk mund të bëhet anëtare e plotë e Këshillit të Europës“ përmbyll Petrov.

Profesori universitar Nexhmedin Spahiu, duke komentuar raportin e ekspertëve juridik të Këshillit të Europës rreth përputhshmërisë së sistemit të drejtësisë me standartet e KE, ka thënë për Kosovo Onlajn se ky raport është këshillë për zhvillimin e demokracisë në Kosovë.  

Në raport mes të tjerave, autoritetet e Kosovës propozojnë që të përmbahen nga përdorimi i forcave speciale policore në veri të Kosovës për ndërmarrjen e detyrave të zakonshme, dhe respektimi i plotë i pavarësisë së gjyqësorit, të vijojnë përpjekjet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar të zbatohen pa vonesë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rastin e Manastirit të Deçanit që të tërhiqen nga kundërshtimi i tyre për themelimin e Bashkësisë së Komunave me shumicë sërbe...

“Gjërat nuk mund të zgjidhen vetëm nga njësitë speciale, por duhet të punohet në zhvillimin e shoqërisë, integrimin e pakicave etnike në shoqërinë kosovare dhe zhvillimin e demokracisë, dhe jo vetëm sigurimin e paqes dhe sigurisë me ndihmën e njësive speciale. Kjo nuk mund të bëhet në afat të gjatë”, thotë Spahiu.

Duke folur për atë se a do të ndryshojë diçka në terren pas raportit të juristëve të KE, Spahiu nuk është entuziast, pasi beson se shumë figura në poste drejtuese nuk kanë njohuri të mjaftueshme.

“Besoj se do të ketë disa ndryshime, e kjo me faktin se shoqëria jonë është shumë e vështirë për të nisur, për faktin se figurat në pozicionet e institucioneve, kanë njohuri të pamjaftueshme, pamjaftueshmëri e përvojës. Shkolla jonë nuk prodhon figura adekuate për funksione dhe këtë e dëshmoi dhe rezultatet e testit PISA, në të cilën Kosova ishte në vendin e parafundit. Kjo është një pamje shumë e shëmtuar. Si pasojë e kësaj gjërat pozitive në Kosovë ecin shumë ngadalë“ thotë Spahiu.