Petkoviq: Prishtina e refuzoi ftesën për dialog që duhej të mbahej më 7. nëntor
Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviq, ka konfirmuar se Prishtina e ka refuzuar ftesën për dialog ndërmjet negociatorëve kryesorë në nivel teknik, i cili është dashur të mbahet më 7. nëntor në Bruksel, ndërsa Beogradi e ka pranuar ftesën, raporton RTV.
Për datën e vizitës të dielën ka folur edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili dje në një intervistë për Tanjug tha se raundi i ri i dialogut është dashur të mbahet në Bruksel më 6. apo 7. nëntor, por që pala tjetër nuk ka pranuar atë.
Petkoviç shpjegoi se më 30. tetor, përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak, i dërgoi një email Beogradit dhe Prishtinës për një raund të ri të dialogut që duhej të zhvillohej nesër, e martë, më 7. nëntor.
“Beogradi menjëherë iu përgjigj pozitivisht asaj ftese me email më 2. nëntor dhe po ashtu deklaroi se delegacioni ynë do të vijë në Bruksel për bisedime duke pasur parasysh rëndësinë e vazhdimit të bisedimeve, veçanërisht në drejtim të deeskalimit dhe stabilizimit të situatës në terren. Mirëpo, Prishtina dhe negociatori i saj Besnik Bisljimi thjesht e refuzoj atë ftesë, prandaj më 3. nëntor u njoftuam nga BE-ja se takimi i nesërm në Bruksel thjesht u anulua”, ka thënë Petkoviq për Tanjug.
Ai ka theksuar se me këtë Prishtina dhe negociatori i saj Besnik Bisljimi kanë treguar se nuk janë të interesuar për dialog, normalizim dhe deeskalim.
"Tani duhet të jetë e qartë për të gjithë se Prishtina është e përkushtuar ekskluzivisht për terrorizimin e serbëve, kërcënimet, përshkallëzimin dhe shkaktimin e krizave të reja në vend të dialogut. Ndërsa refuzon të marrë pjesë në bisedime, Albin Kurti vazhdon t'i kërcënojë serbët me forca shtesë policore shqiptare për të cilat ai thotë se nuk do të ndalet as në jug as në veri.Për dallim nga retorika militante e Kurtit, Beogradi po bën çmos për të siguruar paqen dhe për të ruajtur popullin serb në Kosovë dhe Metohi, duke u përpjekur të jetë një palë konstruktive dhe e besueshme në dialog, si më parë. E përkushtuar vendosmërisht për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të zgjidhura në tryezën e bisedimeve. Me refuzimin e pjesëmarrjes në dialog, Prishtina tregon se synon t'i arrijë interesat e saj përmes konfrontimit, dhunës dhe lëvizjeve të njëanshme përshkallëzuese kundër serbëve", tha Petkoviq.
Ai po ashtu ka theksuar se për këtë vendim të Prishtinës i ka njoftuar të gjithë përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, veçanërisht përfaqësuesit e vendeve të Quintit.
0 komentet