Petkoviq: Bisedimet e vështira në Bruksel, Bislimi erdhi i papërgatitur
Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi, Petar Petkoviq, ka theksuar se bisedimet në Bruksel kanë qenë të vështira, sepse kryenegociatori i Prishtinës, Besnik Bislimi, ka ardhur në takim i papërgatitur, për dallim nga delegacioni serb.
Petkoviq deklaroi se Serbia dhe BE-ja kanë paraqitur propozime konkrete për BKS-në dhe personat e zhdukur, për të cilat Bislimi u përgjigj se Prishtina do t'i dërgojë propozimet e saj brenda një jave.
“E hëna ishte një ditë e vështirë, negociatat zgjatën tetë orë. Bislimi është joserioz dhe i papërgatitur dhe është i pamundur për të folur me të. Pala jonë erdhi e përgatitur, me mbi shtatë ekspertë, me propozime dhe të gjitha dokumentet. BE-ja doli me propozime për hartimin e statutit të BKS-së, veprimin për çështjen e personave të zhdukur dhe planin e punës së Komisionit, i cili monitoron të gjithë procesin e zbatimit. Në vend që të jetë temë dhe pyetje se si të vazhdohet, Bislimi erdhi dhe tha se do t'i dërgojë propozimet për shtatë ditë”, thotë Petkoviq.
Ai thekson se Prishtina nuk dëshiron përparim në dialog me qasjen e saj, por sillet dashamirës me zyrtarët dhe bashkësinë ndërkombëtare.
Ai shton se Bislimi nuk ka dashur të flasë për të zhdukurit, energjinë, madje as për BKS-në, duke thënë se nuk e di se çfarë është Bashkësia e Komunave Serbe.
"Ata nuk duan të bisedojnë. Tema e parë është BKS, populli ynë ka 10 vjet që pret formimin e tij. Incidentet ndodhin sepse serbët janë të pambrojtur, nuk ka asnjë mekanizëm për mbrojtjen e të drejtave kolektive dhe individuale. Ai bën shaka me dialogun dhe BE-në dhe thotë se nuk e di se çfarë është BKS, pra çfarë dini? Ke ardhur të flasësh për energjinë, por nuk do të flasësh, në të njëjtën kohë, ai është edhe ekspert për personat e zhdukur. Ai jep vlerësime ekskluzivisht politike, dhe sulmon brutalisht Aleksandar Vuçiqin dhe popullin e Kosovës e Metohisë. Unë nuk i kisha borxh, iu përgjigja ashtu siç e meritonte. Kur paraqet Kushtetutën e Kosovës, unë paraqes Kushtetutën tonë, Kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244, sipas së cilës Kosova nuk është dhe nuk do të jetë shtet. Nëse flasim për normalizimin e marrëdhënieve, nuk duhet të përfundojë me njohje reciproke, por të normalizohen marrëdhëniet dhe siguria, si dhe çështje të tjera të rëndësishme”, thotë Petkoviq.
Siç thekson ai, Prishtina saboton dhe refuzon çdo progres për çështjen e së zhdukurit.
“Prishina e përdor temën e të pagjeturve gjatë gjithë kohës për të marrë pikë politike, por kur duhet të sqarohet fati i të pagjeturve, ata ikin nga ajo temë, kemi pritur dy vjet se Kurti ka refuzuar dhe ne pranuam gjithçka. Ne e kuptojmë në mënyrë të qytetëruar, jo politikisht, që të dihet e vërteta dhe drejtësia, që familjet të gjejnë të vërtetën për familjarët më të afërt. Pas miratimit të Deklaratës, duhej të bisedonim, Bislimi refuzoi, nuk do të flasë për këtë. Erdhëm të përgatitur, Odalloviqi ishte prezent si përfaqësues për të zhdukurit. Kërkova që të futet në rend dite, për ta diskutuar këtë çështje, por Bislimi tha se nëse Odalloviqi hyn në sallë, ai do të largojë. Në fund na mbetën Lajçaku, Bislimi dhe unë. E ngrita pyetjen se çfarë kuptimi ka një dialog i tillë kur ekspertët nuk mund të marrin pjesë. Prishtinës i lejohet të sillet kështu, Laçaku thotë se kam të drejtë. Kur përmend Rezolutën 1244, Bislimi kërcen si i përvëluar, nuk i intereson kompromisi. Kërkon ta zgjidhë BKS-në sipas pesë kritereve që kanë miratuar, që nuk shkruhet askund. BKS do të ketë kompetenca ekzekutive, i lexova pikën 16 ku shkruhet se BKS financohet nga Serbia, ai nuk mund ta durojë këtë”, thotë Petkoviq.
Me atë rast ai ka kujtuar fjalët e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për qëllimin e Prishtinës për të mos formuar BKS-në dhe ka komentuar kryetarët e rinj në komunat veriore.
“Aleksandar Vuçiq ua përsëriti të huajve, Lajçakut dhe Borelit, se Prishtina nuk do të formojë BKS-në. Me kalimin e diteve e sheh që kishte 100 per qind të drejtë, ata nuk duan BKS dhe është e rëndësishme që ne të kuptojmë se duhet të flasim që të mos jemi palë e akuzuar për asgjë. Kosova është një fëmijë i Perëndimit që nuk ka kurrë faj. Ne kemi popull atje poshtë që duhet ta mbrojmë. Ata duhet të emërojnë me forcë kryetarin e bashkisë në 19 maj, kryetar i kujt është ai? Zgjedhjet ishin të dhunshme, në kontejnerë, ku Policia e Kosovës numëron fletët e votimit, gjë të tillë nuk ka askund, dhe Perëndimi thotë se është demokratike”, tha Petkoviq.
Ai tha se rezoluta e Këshillit të Evropës, e cila mbron integritetin e Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë, tregon hipokrizinë e Perëndimit.
“Hipokrizia e Perëndimit shihet në këtë shembull dhe kërkesën e sjellshme të Serbisë, sepse ata nuk e durojnë dot faktin që po mbrojnë integritetin territorial të Ukrainës dhe na shkelën. Çfarë ju dhemb? Karta e OKB-së vlen për Ukrainën dhe jo për Serbinë. Shihet hipokrizia që i përmbahen ligjit dhe parimeve ndërkombëtare kur u përshtatet dhe kur nuk u përshtatet i shkelin. Ne duhet të mbrojmë paqen dhe interesat jetike. Prandaj presidenti nuk ka nënshkruar asgjë dhe ne po shkojmë drejt zbatimit, por nuk do ta njohim Kosovën as de jure as de fakto”, ka përfunduar Petkoviq.
komentet