Petkoviq: Dhunës së Kurtit populli sërb do t’i përgjigjet me unitet akoma dhe më të madh
Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq vlerëson se marrja e objekteve të Hekurudhës së Sërbisë në veri të Kosovës është pjesë e fushatës parazgjedhore të Albin Kurtit para zgjedhjeve të 7 qershorit dhe tha se këto levizje tregojnë frikë nga rezultati zgjedhor dhe uniteti i popullit sërb.
“Duket se pëlyeshmëria dhe fushata e Albin Kurtit në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit shkon me kokë, qysh në ditën e parë të fushatës parazgjedhore, vendosi të sulmonte institucionet dhe objektet sërbe të Hekurudhës së Sërbisë në komunat sërbe në veri të Kosovës e Metohisë. Kështu që sulmi i sotëm banditesk tregon frikën e tij prej rezultatit zgjedhor dhe uniteti i popullit sërb i cili ndihet në të gjitha zonat sërbe në Kosovë e Metohi”, tha Petkoviq në deklaratë.
Tha se veprime të tilla nuk do t’a pengojnë shtetin e Sërbisë të ndihmojë popullin e vet në Kosovë.
“Lëvizje të tilla të dëshpëruara tregojnë thellësinë e mungesës së idealitetit të politikës së Albin Kurtit dhe shërbëtorit të tij Nenad Rashiqit, ku bazohet vetëm në dhunën e hapur ndaj sërbëve dhe performacave me armë tytgjata para institucioneve sërbe. Rashiq kurrë nuk tha një fjalë ndaj marrjes së pronave sërbe, por personalisht votoi me të dy duart për vendime të ngjashme të Kurtit. Asnjëherë Kurti nuk do të arrijë të pengojë shtetin e Sërbisë që të ndihmojë popullin e vet në Kosovë e Metohi dhe të gjithë punonjësit në objektet e Hekurudhës së Sërbisë që u gjendën sot nën sulm, do të vazhdojnë të marrin të gjitha pagat dhe privilegjet si derimë tani”, tha Petkoviq.
Sikurse shtoi, ndaj dhunës dhe forcës së ekspozuar të Kurtit, populli sërb do t'i përgjigjet me harmoni dhe unitet edhe më të madh.
“Dhe me mbështetje edhe më të fortë për Listën tonë Sërbe, e cila është e vetmja që lufton për interesat e popullit sërb. Ndaj dhe ky sulm panikues i Kurtit ndaj objekteve sërbe, tregon se përse të gjithë sërbët e Kosovës dhe Metohisë duhet të mbështesin Listën Sërbe edhe më fort dhe të qëndrojnë nën një flamur”, tha Petkoviq.
0 komentet